Njerëzit janë rikthyer sërish në “Las Vegas Strip,” një ndër bulevardet më popullore dhe më të rëndësishme të qyetit të Las Vegas-it, në Nevada, pasi një person i armatosur u mbyll brenda nje autobusi, duke pezulluar qarkullimin.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e të shtunës, kur pas disa të shtënash, një person mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur. Ndërkaq, agresori u vetëmbyll në një nga autobusët turistikë, pranë kazinosë “Cosmopolitan,” dhe nisi të qëllonte drejt kalimtarëve.
Për katër orë, negociatorë, robotë dhe mjetë të blinduara rrethuan autobusin, ndërsa autoritetet përpiqehsin të komunikonin me agresorin, për të kuptuar nëse kishte viktima të tjera brenda.
Ndërkaq, pas katër orësh, personi u dorëzua pa asnjë incident tek policia. Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e terrorizmit apo të lidhjes me një grabitje, që ndodhi më herët në hotelin “Bellagio.” /Përgatiti: Bjorn Runa