“Janë minimalisht dy pajisje përgjuese në Shqipëri dhe se përdoren nga forca politike për të përgjuar kundërshtarët”.
Këto deklarata janë bërë nga gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën Opinion në “News24”.
Ai ndër të tjera tha duke iu referuar pajisjes që zbulon çimkat përgjuese të izraelitit të ndaluar në Rinas disa ditë më parë, se ai ka ardhur me pajisjen më të lirë të mundshme.
Sipas Hoxhës pajisja ka vlerë 18 mijë euro, është blerë jashtë shtetit dhe është përdorur për trajnim në Shqipëri.
Sipas Hoxhës, ka shumë mundësi që pjesë e punës së izrealitit që zbulon “çimka” të jetë bërë edhe një hotel në zemër të Bllokut, ku takohen politikanë e biznesmenë.
Gazetari jep alarmin se kohët e fundit në vend po shtohen përgjimet e paligjshme dhe se kjo nuk është një situatë normale.
“Tom Doshi e ka kontaktuar pas dyshimeve se në automjet ka pasur dyshime që mund t’i jetë vendosur përgjues dhe tjetra është zyra e tij, pasi ai drejton kompaninë më të madhe farmaceutike në vend.
Për të qenë i sigurt se ambientet janë të pastra, pra nuk ka përgjues ambientalë, ai ka punësuar izraelitin.
Nuk i dimë rezultatet.
E ka kontaktuar edhe para 3 muajsh, kjo është hera e dytë që vjen i kontaktuar nga Tom Doshi.
Dy herët e tjera nuk ka thënë për kë ka ardhur.
Por mund t’ju them se janë kontrolluar edhe ambientet në zonën e Bllokut, është një hotel në zemër të Bllokut, qëndrojnë politikanë e biznesmenë, kryejnë biseda me personazhe të ndryshme.
Është kontrolluar ky ambient dhe dy tre ambiente të tjera se kanë pasur dyshime që po përgjohen jo nga shërbime zyrtare të ligjshme, por që po përgjohen në mënyrë të paligjshme.
Ky panik, ky alert dëshmon që jemi në një situatë që nuk duket fare normale”.
Ky palo gazetare ngeli duke fut njerzit neoer labirinthe me lajme qe here i shpif e here i modifikon sipas oreksit. Tamam gazetare per katunaret se ata merren me thashetheme, kurthe e trillime.
E ke gabim Shabono.Ky gazetar eshte keshilltari kryesor i Tom Doshit.Ne nje interviste neTV T.Doshi perdori te njejten llogjike e retorike qe perdori po ky gazetar ne nje debat nje dite para intervistes te tij.Dukej qarte qe ishin ne te njejten vije pasi edhe llogjika e perdorur nuk ishte normale ne te dyja rastet..
Artan Hoxha! Jeni nje gazetar investigativ shume i nderuar dhe respektuar nga te gjithe shqiptaret ne pergjithesi.Para pak kohesh u be alarmante per nje pajisje pergjimi qe u fut ne Shqiperi nga Italia,nepermjet policise,ne sherbim te policise….e ku dij un sa e si u tha…tani thuhet se ekzistojn aparatura te tilla pergjuese ne vendin tone….Ne rastin e pare,qe pergjimin e bente policia(te pakten keshtu u tha)cfare e keqe na vjen neve nese policia dhe shteti pergjojn dhe jan ne alert per te parandaluar dhe asgjesuar cdo keqberes.Mua si qytetar i thjeshte s’me prishet aspak terezia se shteti ku un jetoj(America)me pergjon dhe futet ne jeten time private.Shteti per kete pune eshte qe te mbroje shtetasit e vet,qofte edhe nepermjet pergjimit.Kush frikesohet dhe alarmohet nga pergjimi i shtetit,atehere ky person ka probleme me veten e tij dhe me aktivitetet qe ai ushtron.Ne rastin konkret ne Shqiperi,politikanet pergjojne njeri tjetrin.Pse e bejn,cfare fshihet dhe kujt i fshihen,pra eshte shume e qarte se dicka e jashtligjshme po ndodh.Nuk eshte per tu alarmuar per pajisjet por per kete shpure politikanesh mafioze qe po perdorin cdo mjet ligjor apo antiligjor,vetem e vetem per te ruajtur interesat e tyre personale.Kur nje politikan,apo me konkretish nje lider i nje partie politike,del kaq hapur,ne menyren me vulgare,kunder interesave te asaj partie qe ai drejton dhe perfaqeson,kunder te gjithe intresave te elektoratit qe e mbeshtet dhe shpreson prej tij,kunder interesit kombetar,kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes e Bashkimit Europian,cfare tjeter pret ti Artan nga keta monstra.