Qemal Lame, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992, thotë se shkrimtari i njohur Ismail Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.
Madje, sipas tij, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, kishte filluar përgatitja e dosjes për arrestimin e Kadaresë.
“Në vitet 1981 dhe 1982, me iniciativën dhe interesimin direkt të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë është urdhëruar dhe kërkuar nga Sigurimi i Shtetit dhe nga Hetuesia përgatitja e dokumenteve procedurale për arrestimin e Ismail Kadaresë, me akuzat e rënda për veprimtari armiqësore si bashkëpunëtor në komplotin e kryesuar nga Mehmet Shehu”, thotë Lame për Panorama.
Ndërsa pas largimit të tij në Francë, Ramiz Alia ka kërkuar ndjekjen penale të tij si “tradhtar”.
Comments are closed.
Vazhdon kampionati i rrenave.