Lulzim Basha ka dhënë një intervistë gjatë vizitës së tij në SHBA, për një portal afër Trump, që quhet ‘Breitbart Neës’.
Gjatë intervistës së tij, Basha ka thënë se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.
Basha pohoi se mbështetja e tij për presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit:
“Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit.”
Basha tha se mesazhi i tij për popullin amerikan është se ata kanë investuar shumë për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të hapur, gjatë 27 viteve të fundit.
“Tani, rreziku i krimit të organizuar dhe terrorizmit kërcënon rëndë një vend që ka humbur kontrollin e territorit dhe kufijve të tij për shkak të krimit të organizuar,” tha ai.
“Unë kërkoj ndihmën e Shteteve të Bashkuara për ta ruajtur këtë investim, në mënyrë që të përmbushim përgjegjësitë tona si vend anëtar i NATO-s” u shpreh ai.
Kongresmeni Rohrabacher, i cili u takua me Bashën në Uashington, i tha Breitbart Neës se ai e çmon patriotizmin dhe përkushtimin që shikon tek Basha.
“Ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh nëBallkan,” tha ai.
“Stabiliteti në atë pjesë të Europës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrozimin në këtë vend të rëndësishëm”, vijoi ai.
Ndërkohë, përveç kartës së njohur tashmë anti-Soros, Basha ka luajtur në SHBA edhe kartën e panjohur të luftëtarit anti-islam radikal.
“Nëse do ta mundim islamin radikal dhe do të kemi një Europë të qëndrueshme, na duhet dikush që merr përgjegjësi.
Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mision”, tha Rohrabacher.
Lobi Sërb ka 1 nga Senatoret me Aktiv Dana Rochrabaher kete tipin qe ka takuar Basha. Ky Senator eshte njeri qe ndermjetson Putinin me Trump. Informohuni pak me shume….. UDBja e nxori koken. Çadra dhe Çadristet injorant o jane Idiot o jan Dpiune te gjith. Atikombetar.
Ti je karagjoz qe vendin do ta kesh shume shpejt ne qeli.
Nese vertet i ka thene dhe i beson ato qe ka thene ne fund,ky Rohrabacher qenka me rrot se Lulezimi.
ky palacoja qenka mbeshtetes i Trump , por kur ta takoje Trumpin ti kerkoje falje per pjesmarrjen ne konventen e demokrateve te Hillari Klinton. O zot kur do shfaroset kjo fare e keqe hipokritesh qe ka zene per fyti shqiperine. Voto vetingun Baftjar.
Ish kamarieri me gomar Salehun i duket vetja kalores. Ti je nje bajge e thare o Lule Baftjari
Qeveria SHqipetare te jete ne gadishmeri te plote sepse tredhetaret e vendit kane marre persiper te destabilizojne vendin dhe kjo po ndodh mbas mbeshtetjes qe i ka dhene per ti strehuar ne Rusi me ane te Ambasadorit Rus ne Tirane keta duhen izoluar sa me pare.