Këto fotografi tregojnë projektin e ndërtimit të dronit, i cili do të ketë vend për dy persona dhe do të ndryshojë konceptin e të fluturuari.
Ai është dizajnuar nga Pierpaolo Lazzarini për kompaninë “Jet Capsule” dhe mund të arrijë deri në 150 km/o.
Sipas projektuesve, nuk do të jetë e largët dita, kur njerëzit do të kenë mundësi që të luftojnë me të tilla mjete, në vend të lëvizjes me makina.
I.F.O (objekt fluturues i identifikuar) ka 8 motorë elektrikë, përbëhet nga një fibër karboni e fortë dhe ka një diametër prej 4 metrash.