Tre vjet në arrati, Loku i bën gropën vetes, pasi postoi një "selfie"

28 Mars 2017, 20:19Kronika TEMA

Kërkohej prej vitesh nga autoritetet gjermane dhe italiane, por do të “tradhëtohej” nga një fotografi e hedhur në rrjetet sociale.

Një 26-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim përfundoi në pranga fal edhe një gabimi të tij.

Ndaj shqiptarit Genc Logu ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga autoritetet gjermane, për shkak se ishte dënuar me 4 vite burg për vjedhje.

Ai banonte në një zonë të largët në Castel Volturno të Italisë i trembur nga arrestimit.

Pas sinjalizimeve të autoriteteve gjermane, policia italiane ishte vënë në lëvizje për të rënë në gjurmët e tij.

Nëpërmjet kontrollit të Facebook-ut, i riu kishte hedhur një foto që tregonte një shenjtë të rrugës në drejtim të qytetit Castellammare di Stabia.

Nëpërmjet kësaj fotoje, policia bëri të mundur edhe gjetjen e vendit ku ishte fshehur. I riu është dërguar në burgun e Santa Maria Capua Vetere.

1 komente në “Tre vjet në arrati, Loku i bën gropën vetes, pasi postoi një “selfie””

  1. Racisti says:

    hahahahahaah Epo keshtu eshte kur behet interneti sport masivv
    Kokrra malokut me Selfie
    kap sapunin tani shkerdhate muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje