Ish-deputeti i PS-së dhe drejtuesi i lëvizjes “Zgjidhja” brenda PS-së, Koço Kokëdhima, ishte sot pjesë e debatit në UET me temë “Reformizmi vs Populizmi”.
Koço Kokëdhima ka qenë ditën e djeshme në ambientet e UET-së, ku ka mbajtur një fjalim para studentëve të këtij universiteti.
Kokëdhima thotë se kur shkoi në PS në vitin 2013, gjeti një situatë të jashtëzakonshme.
“Unë jam i majtë me bindje dhe e njihja politikën, por para se të përfshihesha në politikë nuk e njihja politikën nga brenda.
Në 2013 që shkova në Partinë Socialiste si deputet ishte një situatë e paimagjinueshme për një njeri të biznesit: mjedisi ishte agresiv, nuk kishte qetësi, nuk mund të kishte takime që njerëzit të flisnin me normalitet me njëri-tjetrin, njerëzit ishin aq agresivë, shikoja njerëz që kapeshin për flokësh, kuti që fluturonin nga penxherja. Ishte një situatë e paimagjinueshme atje poshtë që tregonte se këta nuk qeveriseshin dhe nuk kishte mirëkuptim”, ka thënë Kokëdhima.
Ky ishte momenti që sipas tij imponoi vendimin për të bërë politikën e tij:
“Si njeri biznesi kur konstaton një problem, nuk qan as nuk ankohet, por planifikon një zgjidhje. Në shgtator 2013 kam filluar këtë debat brenda partisë.
Si mund të kemi përgjigje për njerëzit për çdo çështje.
Ajo që më pengoi është kjo se Partitë politike në Shqipëri dhe baza e tyre, anëtarësia dhe qytetari i thjeshtë nuk kanë asnjë lidhje.
Ka një hendek aq të madh mes tyre saqë reflektohet dhe në qeveri. Po ashtu dhe qeveria është aq larg njerëzve, problemeve të tyre saqë duket i pamundur të mbyllet ky hendek”.
Dhe pastaj erdhe ti , shpetimtari i P.S. dhe e rregullove gjendjen .
Ti e zbulove”ameriken”,dhe kur ike ti nga partia i rregullove te gjitha punet.Me mire pa ty se me ty,nje mashtrues dhe egoist me pak,i pabese dhe hajdut.
Edhe i qetsoi e kulturoi ky mut muti katerqind brezash.
Rrofte Koco Kodhima,ish seketari i Komitetit te Rinise per rrethin e Fierit,i cili paska shpetuar PS dhe deputet apo antaret esaj nga te rrahurit! Pika qe s’te bie! Le qe mire thone rritu e manitu ,apo po kalove te 65-tat fillon e te rrjedh truri !
Kocua zgjidhjen e Ben mire, gjithmone Me Te “te futur” Rastedisht takova nje dite ne nje shofer qe kishte punuar Te Firma e kocos. Ngaqe kishte punuar disa vite Te kjo firme per ta nxjerre Me lezet nga puna i thote, qe do filloje pune ne nje firme tjeter Te tijen dhe i kerkon qe Te firmose Kontraten(mbylljen) meqellim qe Te hapet Kontrata e re tek Firma tjeter. Puntori i padjallzuar firmos qe Me deshiren e tij do. ta lere punen. Edhe rrogat qe ja kishte disa muaj Pa paguar tha nuk ka dhene e jo e jo demshperblim sipas Kodit Te punes ne varesi Te vjetersise ne pune. Pra zgjidhja e kocos eshte perfitimi Personal dje kjo vjen sipas tij Duke jua futur tjereve
Nuk eshte per tu cuditur dhe per te dyshuar se kocua thote te verteten. Historia e ka treguar se sa demokraci la brenda PS-se. Te kishte fryme debati dhe bashkepunimi nuk do te lindte LSI-ja, partia e Blushit, ajo e Petro Kocit apo kjo levizja qe ka bere Kokedhima. Atje brenda, po nuk zbatove urdhrin e Rames dhe te Rucit te kapin nga xhaketa dhe te flakin jashte. Shume turp eshte kjo parti, po ishalla del ndonje burre me mend dhe me guxim si Koco qe ta shpetoje.