Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, në lidhje me vijimin e koalicionit me Partinë Socialiste, shprehet se ende forumet nuk kanë vendosur edhe pse personalisht do të preferonte që LSI të dilte vetëm në zgjedhje.
“Nuk më lë ndonjë mbresë deklarata, sepse mund të jetë mendim personal i Ruçit. Janë forumet e partive që në fund të ditës vendosin si partitë të dalin në zgjedhje. Unë personalisht mendoj që jo vetëm LSI por çdo parti të dalë para zgjedhjeve vetëm dhe të votohet për programin e saj.
Më vjen mirë që ka edhe zëra të tjerë që mendojnë se forcat politike të shkojnë vetëm në zgjedhje dhe më pas të vendosin për koalicione”, është shprehur ajo.
Deputetja shtoi se një presidente grua do të kishte më tepër integritet pavarësisht se nga cila forcë politike do të vinte.
“Të kesh një president që është mbi të gjitha palët është tjetër gjë dhe të bësh metoda akrobatike për të zgjedhur një president është një tjetër gjë. Ndryshimet kushtetuese bënë që presidenti të mund të zgjidhet i njëanshëm me 71 vota. Shpresoj që ta zgjedhim presidentin në raundet e para.
Jam e bindur që një presidente grua do të ketë më shumë integritet pavarësisht nga cila forcë vjen sidomos nëse zgjidhet me konsensus të gjerë”, deklaroi Caka.
Në lidhje me protestën e PD, Caka tha se duhet të ketë dialog mes palëve për t’i dhënë garanci opozitës, por shtoi se megjithatë qeveria ‘Rama’ garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Është një artikulim që nuk do doja ta komentoja për aq kohë sa nuk jam e PS, megjithatë do të doja të dëgjoja të kundërtën edhe nga aleatët tanë.
Pretendimet e opozitës janë të vërteta, por edhe ne të LSI kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithatë diferenca midis nesh dhe opozitës qëndron në faktin se kush e ka pushtetin në dorë për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Forcat që përbëjnë mazhorancën duhet t’i garantojnë këto zgjedhje. Mazhoranca mund t’i japë opozitës garancinë absolute për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që t’i rikthejë besimin opozitës dhe qytetarëve”, deklaroi deputetja e LSI.
Foli edhe e bija e Lindes. Po rri urte moj korbe e vill pushtetin se ske asnje vlere! perfito nga miqesia e mut-metes me bilimanet.
ne ka parti te ndyre, ajo eshte LSI. Si nuk u vje turp a thua se njeerzit nuk e dine se cfare monstrash jeni ju. Mos beni si prostituta te ndershme, apo me keq te virgjera.
Kur parlamenti mbushet me baxhella…..mjere shqiptaret per klasen politike qe kane..