Shuplakë për Bashën dhe nga Parlamenti Evropian, Kukan: Askush në BE nuk e pëlqen bojkotin. Po bëhet sport në Ballkan...!

28 Mars 2017, 20:32Politika TEMA

Pas qëndrimit zyrtar të ambasadës amerikane, të CDU-së së Merkel, të prezencës së OSBE dhe të Fleckenstein kundër bojkotit të PD, një tjetër ‘shuplakë’ vjen nga BE për Lulzim Bashën.

Bëhet fjalë për eurodeputetin sllovak Eduard Kukan, i cili foli gjatë një tryeze diskutimi në Parlamentin Evropian me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.

Kukan mori shembull disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqiperine, që sipas tij, për shkak edhe të zhvillimeve të fundit, ka marrë vëmendje nga Bashkimi Europian.

“Askush në Bashkimin Evropian nuk e pëlqen bojkotin. Sjellja e hijes së të kaluarës nuk është e dobishme apo procesi i zgjerimit do të bëhet edhe më i vështirë me kalimin e viteve” theksoi eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan

Ai nënvizoi se nacionalizmi është në rritje në vendet e rajonit dhe politikanët po e përdorin për të tërhequr votuesit e tyre.

“Nacionalizmi po rritet, më vjen keq që e them këtë dhe po keqpërdoret sidomos nga elita politike për t’i tërhequr votuesve të tyre. Bojkoti i Parlamentit po bëhet një lloj sporti në rajonin e Ballkanit.

Shikoni përreth Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën! Kur ne diskutojmë për situatën e bojkotit të parlamentit, anëtarët e BE-së nga të gjitha grupet politike do të thonin se vendi për debat politik është Parlamenti.” u shpreh eurodeputeti

2 komente në “Shuplakë për Bashën dhe nga Parlamenti Evropian, Kukan: Askush në BE nuk e pëlqen bojkotin. Po bëhet sport në Ballkan…!”

  1. Barshi Tolabi says:

    Bojkot,duhet te kete vetem per nje ceshtje te caktuar dhe bojkoti te mos zgjase me shume se nje dite.Parlamenti dhe forcat politike,jane votuar per te punuar dhe jo per te protestuar.PRANDAJ DHE POPULLI,I PAGUAN JO PAK RROGAT QE MARRIN,I PAGUAN PER TE PUNUAR DHE JO PER T’U SHULLERE NEN CADRA.Protesta le te bejne forcat politike,Shoqeria Civile,kursesi deputetet.Bile do te thosha se,me perjashtim te lejeve te zakonshme,deputete nuk duhet te mungojne per asnje aresye personale apo partijake,nga parlamenti apo komisionet parlamentare.Ne rast mungesash,jashte ketyre shkaqeve me shume se 5 dite,te hiqet mandati.Perndryshe nuk quhet parlament,por Hani i Babulit…

  2. Drini says:

    Lideret shqipetare ne te gjithe kete trazicion i ka munduar xhelozia per pushtet dhe kete e ka psuar gjithemone populli. Ai i ka vuajtur ne kurriz te gjitha pasojat e grindjeve per pushtet deri ne destabilizim te vendit dhe pushtetaret vetem kane ngohur duart e kane mbushur xhepat ne zjarrin qe ndezin vete . Kujtoni arrogancen e Berishes kur mori pushtetinne 2005 Fatosi i kish bere gati dosjet per dorzimin e qeverise diten e hene Saliut nuk iu prit dhe hyri ne zyra diten e djele duke shqyer dyert me shkelma .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje