Koha për projektligjin e Fishtës

30 Mars 2017, 10:01Blog TEMA

 

Nga Aleksandër Përgjini

Nji shekull mâ parë kemi kalu pothujse të njëjtën situatë politike. Palët politike urreheshin deri në skaj dhe nuk i kursenin njana-tjetrës epitete nga mâ të pështirat që mundesh me gjet në leksikun e gjuhës shqipe. Akuzat mâ të randa që ia knonin sho-shojit janë ato për shërbim ndaj pushtuesve tanë t’u përfshi serbët, greko-bizantinët dhe në fund otomanët.

T’u akuzu njani-tjetrin kështu si pa të keq për tradhëti e korrupsion, akuzë mbi akuzë e vner mbi vner ndaj sho-shojit, bâhej nji lamsh aq i madh sa nuk merrej vesh mâ se kush kujt i shërbente përveç faktit se, edhe atëhere ashtu si sot, për Shqipnin, atë për t’cilën të gjithë duhej me punu, nuk e vuni njeri ujin në zjarr.

Fishta, i banum nervash kaçurrel prej kësaj situate, hartoi ashtu si ai diti nji projektligj dhe e shpalli në parlament me qëllimin me i dhân fund kësaj katrahure. Dukej qartë se t’gjithë po përfitonin nga ky allishverish përveç Shqipnisë. E Fishta s’kishte si me e leju këte.

Ai doli në foltore e ju drejtu tân shqiptarëve, por mâ shumë parlamentarëve, se, që të bahet ky vend, duhet që kushdo që i ka shërby qoftë nji herë të vetme administratës otomane, të jetë i detyrum me ligj me u largu prej punëve të shtetit. Pas kësaj çdo njani prej tyne le t’i çonte në paqe ditët e tija pa i hy ferrë kâme. Pa miratimin e këtij projektligji, le ta qujmë të deotomanizimit, Fishta u tha të tânve se ky vend nuk kishte si me u shtru në rrugën e përparimit.

Ky projektligj i Fishtës bâni të mundun atbotë që, me gjithë urrejtjen e ndërsjelltë, palët të gjenin gjuhën e përbashket pa u mendu dy herë. Ato unanimisht votun kundër Fishtës. Fishta atëhere treti letrat midis parlamentit, doli jashtë me hapa te shpejt dhe u nis për Lezhë. Po atë natë, thuhet se Fishta, nxori prej kreje nji nga ato poezitë tija sarkastike, ku i bâni të gjithë për ni lek.

Sot, pas niqind vitesh, kemi palët tona politike që i fusin gishtat në sy njana-tjetrës si me qan t’u hangër buk e djathë. Njana akuzon tjetrën për vrasje, tjetra për hajdutni, tjetra tjetrën për ballizëm dhe në fund të gjithë akuzojnë të gjithë për komunizëm. Krejt njilloj si në kohën e Fishtës.

Tani, t’u qan se akuzat e ndërsjellta për bashkëpunim dhe shërbim ndaj komunizmit vazhdojnë ende me pi ujë në propaganden tonë, unë për vete do isha fort i gëzum sikur të nxirrte ndonji deputet i nderum këtë projektligjin e Fishtës nga pluhuni, e ta paraqiste në parlament veç t’u i ndërru emnin nga deotomanizëm, ne dekomunizëm, meqë qysh në vitet 90′ e këtej, veç ndonji komunist naiv e budalla nuk ka përfitu në kurriz të atdheut.

Une mos e pafsha dritën e diellit sa herë ulem me fjetë – do të thoshte ndonji shqiptar pesimist – se t’gjithë këta që shajnë e i turren njani-tjetrit sot, kishin me e gjet pa u mendu dy herë gjuhën e përbashket kundër dekomunizimit. Unë i përgjigjem këtij lloji shqiptari se, po, njilloj si ti mendoj. Prandaj le t’mos merremi me Fishtën se “veç sa i lâjm na kryt gomarit, t’u u mundu për fis t’shqiptarit.”/27.al

10 komente në “Koha për projektligjin e Fishtës”

  1. Beni says:

    Mire e ke ti or mik…po perse nuk flet e nuk shkruan shqip….

    1. Dritani says:

      Te lumte mendja o njeri i zgjuar e intelektual i vertete

      1. e di si eshte puna says:

        Gjergj Fishta – ky kolaboracionist I fashizmit
        Boll më me këtë fundërrine fashiste! Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga Vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hylli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spiunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thonte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë iFishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht,100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare

  2. Shkodra says:

    Or mik po flet për kërmën e kërmave! Je shumë katunar për tju futur debateve të tilla! Lexo pak më shumë dhe evito të japësh mend me gomarllëqet me të cilat të kanë shplar trurin!
    Gjergj Fishta është “intelektuali” që Zogu , kisha e Vatikanit dha fashistët, sajuan për ti kënduar feudalizmit, për të errësuar revolucjonarët e letërsisë si Migjeni, për të përgatitur pushtimin e Shqipërisë dhe për të glorifikuar fashizmin, nazizmit, pushtimin si zhvillim dhe mbrojtje ndaj një kombi injorant që ka nevojë për padron!
    Letërsia e Fishtës po ashtu si veprimtaria e tij politike është një gur varri! Në shekullin e 20 , pas rilindasve, kishte filluar të shpërthente letërsia moderne që i bënte apel ndërgjegjes civile, por kjo do të thonte pavarësi dhe liri për kombin shqiptar, kështu që shumën shpejt nga errësira e obskurantizmit, u sajua me Fishtën, poezia folklorike, shoviniste dhe thellësisht feudale, që e hidhte popullin shqiptar në humnerën e mesjetës. Dhe argumenta që aq shumë na janë për zemër në primitivitetin tonë si patriotizmi impotent, besa, trimëria, lavdia…., shumë shpejt u kthyen në instrumenta të mrekullueshëm për të na kolonizuar dhe skllavëruar, duke na kënduar me bilbila si Fishta ato që kishim qejf të dëgjonim në injorancën tonë.
    Bythlëpirës e neveritshme që Fishta i bënte fashizmit, nazizmit dhe glorifikimi që i bënte pushtimit në Hyllin E Dritës, do të ngelen nga momentet më poshtëruese të ndërgjegjes sonë. Po ti shtosh këtu dhe spihunimet e antifashistëve nga ana e tij , do të kuptojmë se sa e rrezikshm është horrllëku që fshihet pas patriotizmës.
    Glorifikimi është një nga sëmundjet më të këqia që kemi, gjë që nuk na lejon të shohim kurrë të vërtetën në sy, duke vazhduar të ushqehemi me folkorizëm, ekstremizma fetare dhe injorancë.

    1. Arian says:

      shume sakte ” Shkodra”, shpresoj te pagdhendurit dhe injorantet qe pane driten elektrike vetem ne kohen e pushtetit popullor,me te cilin dikur kam qene kundershtar,por qe tani i njoh shume merita, dhe as nuk mund te krahasohet me keta shpellare, hajdute te babezitur e te pa skrupullt, te arrijne te kuptojn eargumetet reale e bindese qe ju parashtroni .Por kam shume dyshime mbasi demenca e tyre eshte patollogjike .Faleminderit per komentin tuaj.

  3. Tosku says:

    Pergjin, bere mire qe solle Fishten, po dhe gegnishten. Me shijoi.

  4. Zylyftar Eduart Halim Braho says:

    CILEN GEGNISHTE SHKRUAN KY PERGJINI ?

    Ja ti pergjigjem ne gegerishten autoktone te nje shkodrani autokton:

    Gjergj Fishta ka ken nji medioker jo vetem n’fe, n’predikim, po edhe n’krijimet e tij. T’pakten gegnishten e ka shkru me korrekt’si, e jo si ti qe perdor !a-ne” me kllape maje krejet, vend e pa vend, apo bahesh per tu shkri gazit me fjalen “dekomunizim”. Pra ti mor truthate ferrmacash t’Taraboshit, dashke me prish komunat, me i lan shqiptar’t pa bashki e komuna.
    Banu synet Pergjin qi t’mos vijne era myk sa her t’kalosh Uren e Postrrib’s kur ulesh me gamar per t’shit qepujka n’pazar t’Shkodres.

    1. Fiamuri Arberit says:

      Gjergj Fishta eshte Homer i diteve tona – pat thene albanalogu Norbert Jokl.
      Se cka thue ti per te, nuk ka shume rendesi.

      1. Zylyftar Eduart Halim Braho says:

        FLAMURI I MENDERMETHENES,

        edhe kinezi Bum Dung Hamut, e ka cilesuar Fishten nje idhull te popullit kinez, por jo per kohen kur ai jetoi, po per ate te mijevjeçareve qe do vijne, kur kinezet planifikojne te shperngulen ne planetin Saturn (nje pjese) dhe Mars (pjesa tjeter).

        Arabet e konsiderojne Fishten si Al-Qifṭi, o Ibn al-Qifti (in arabo: جمال الدين أبو الحسن علي بن يوسف القفطي‎, Jamāl al-Dīn Abū l-Ḥasan ʿAlī b. Yūsuf b. Ibrāhīm b. ʿAbd al-Wāḥid al-Shaybānīi; Qifṭ, 1172 – 1248).

        Ne Burundi, shkrimtari dhe filozofi “tutsi” A. Makariza, e konsideron Fishten si heroi i popullit te tij, edhe pse te nxire nga dielli i shumte.

        Azteket, me “Kodin Fiorentin” te shkruar nga Bernardino de Sahagún, famulltar ne Meksike, huazuan nga Fishta pjese te filozofise se tij.

        Idiot, a ke lexuar ndonjehere qofte edhe nje rrjesht nga Lahuta e Malesise, apo nuk e kupton gegerishten ? Eshte nje permbledhje e gjuhes se folur ne zonat ku ka shkelur pa asnje vlere artistike dhe letrare, thjesht nje fjalorth i gegerishtes !

  5. Pini says:

    ….sa bukur gegnishtja jote Aleksander, por nuk di pse “Shkodra” me siper qendron prap ne parlament

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje