Një takim shpresëdhënës i Bashës me kryeministrin e telave me gjemba

29 Mars 2017, 14:48Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Dy politikanë që kanë një të shkuar me fondacionin Soros, Lulzim Basha ka studiuar me bursë të Soros, ndërsa Orban një nga përfituesit më të mëdhenj të Soros në Hungari.

Dy produkte të Soros-it që janë kthyer sot në armiq të përbetuar të tij.

Dy politikanë që partitë e tyre bëjnë pjesë tek PPE.

Të dy të preferuar të Sali Berishës.

Nëse ndalemi tek figura politika e Viktor Orban, do të ishte një disavantazh i madh për Shqipërinë nëse kryeministri në pritje do të aplikonte politikat e të ashtuquajturit diktatori i fundit i Europës, nga shumë media ndërkombëtare, kryeministri hungarez. Sa për të freskuar memorien, Orban do të mbahet mend për ndryshimet në kushtetutë që u cilësuan nga BE si diktatoriale, si një anti-europian dhe si një udhëheqës i cili ngriti murin për emigrantët, duke i kërcënuar me burg në rast se do të kalonin telat me gjemba të Orban. Ky i fundit është investuar edhe për të mbajtur Gruevskin në pushtet, është një mik i tij, pra kuptojeni vetë se sa i do shqiptarët.

Padyshim që kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ka provuar me fakte se është në të njëjtën gjatësi vale, në këtë stil të të bërit politikë si kryeministri hungarez Viktor Orban, dhe nuk e ka të ndaluar ta takojë atë, përkundrazi, një politikan takohet me të gjithë, por nëse na e shet këtë takim si vlerë për demokracinë, na vjen keq por nuk i presim leksionet nga modeli Orban. Çadra që Basha ka më shumë se një muaj që e mban në bulevard, është në emër të vlerave të demokracisë,  kundër korrupsionit, kundër politikës së lidhur me krimin dhe urojmë që në rastin e Orban kryeministri në pritje të mësojë nga gabimet e tjetrit.

Nëse e ka parë në këtë optikë, ia ka vlejtur ky takim.

Takimi i Bashës me Orban është në kuadër të një aktiviteti në Maltë ku po zhvillohet Kongresi i Partive Popullore Europiane. Fotoja është shkrepur atje.

2 komente në “Një takim shpresëdhënës i Bashës me kryeministrin e telave me gjemba”

  1. kastriot says:

    nje thenie thote se nuk ka armik me te sigurt se sa njeriu qe ke ndihmuar

  2. Ardi says:

    Sa shpejt I mori fotot me kete “Udheheqes” bastard, sic duket ne takimet e Amerikes nuk e kish karikuar telefonin, dhe i kishte pamjet vetem me ze jo figure….emer jo se jo, se ruan privacine e bashkepunetoreve…

    Trap shume simpatik per ndonje telenovele, kur te zbythet nga politika, …e genjen mendja te shkretin per tu bere Kryeminister te fleje dhe nja 4 vjet te tjera, pasi fjeti si Minister, fjeti si kryetar Bashkie, fo fle si Kryetar Partie por kete rradhe me syte hapur, I ka mbetur te plotesoje gjumin 12 vjecar vetem si Kryeminister…
    Deliri I madheshtise eshte deliri I marrezise dhe I fundosjes perfundimtare te figurave te urreyera e karrieriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje