Kush jemi për të gjykuar Visarin?

26 Mars 2017, 16:18Blog TEMA

Nga Shpend Sollaku

Per Visar Zhitin eshte shkruar e do shkruhet pergjithmone, keto ditet e sotme nuk perbejne perjashtim. Ai, ne te mire e ne te keq, ka lindur per te qene i shquar. Asgje banale nuk ka ne kete personazh te madh te jetes apo te artit. E meta kryesore e tij? Eshte fakti qe zgjon xhelozira te habitshme, sidomos tek mediokrit e medhenj.
Emri i tij u lakua ne te gjitha rasat sidomos pas nje shkrimi te tij per presidentin e Shqiperise. E lexova ate shkrim.

I shkruar me shume art. Pjesen ne te cilen permendte ndonje te mete fizike te burokratit shqiptar te vene ne shenjester e lexova disa here. Mendimi se mund ta kish teperuar duke i meshuar satires sipas handicapit fizik me kaloi menjehere nepermend. Nuk i kam dashur ndonjehere sulmet fizike apo biografike.

U perpoqa ta krahasoj kete shkrim me precedente te njohur. I pari qe me erdhi ndermend qe Noli, tek «Plak, topall dhe ashik». Persanazhi i kesaj poezie eshte pershkruar edhe me te metat e tija fizike, por kjo nuk e pengoi kete krijim per te qene nje kryeveper. Shpesh, neper sarkazmat jo vetem letrare te kohes se tij, Gebelsi eshte satirizuar edhe me handicapin e tij: te çaluarit. Autoret qe e kane bere nuk jane quajtur te pamoralshem, pasi ne ato raste permendja e te metes fizike lidhej me persosmerine e propaganduar prej tij te trupit arian.

Per cfare mund te sulmohej ky shkrim i Visarit? Per konflikt interesi? ( Nje perfaqesues i shtetit shqiptar qe sulmon nje perfaqesues tjeter- kryesorin e po ketij shteti; dmth shteti qe sulmon vetveten. A mund te quhet kjo e moralshme? Pse jo, nese njera pale nuk e ka njohur kurre tjetren si te tille.

«Kulmi» zyrtar i shtetit, (i propozuar nga nje pjese e tij) u sulmua nga nje kulm kulturor i tij, i pranuar si i tille nga te gjithe, pavareshisht nga ngjyrat politike. Ndersa lushjari i Vatikanit kish ndertuar nje sulm te pasionuar vertete, por te menduar mire, durrsaku i Tiranes nuk u mendua shume per tʼu pergjigjur, siç i takon nje kryetari te nje shteti. E beri me shume nxitim dhe kjo verteton papjekurine dhe padenjesine e ketij pesonazhi per rolin qe i eshte ngarkuar.

Nje president nuk i pergjigjet akuzave te tilla per pandershmeri duke permendur dy iniciale te nje mesazhi, te shoqeruar keto me nje dy rreshta qe nuk e justifikojne ate lloj reagimi. Keshtu pergjigjen adoleshentet qe grinden per nje qese me pattatine!

Me kete ngjarje lidhen edhe sulme te tjera te bera Vizar Zhitit, kur ai kerkoi hapur te shkonte ambasador ne Vatikan. Shume i pane ato deklarata si autogola politike e si shkarje morale. Personalisht e kam menduar dhe e mendoj ndryshe:

Te gjithe intelektualet e medhenj duhet ta bjene kete gje: te vetepropozohen publikisht per postet ne te cilat jane me te afte se te tjeret – se ata aparatcike te partive qe si vlere te vetme kane besnikerine ndaj sahanit. Nese nuk i mbeshtesni ne kete forme, qofte personalisht, qofte nepermjet listave civile, duroni perjetesisht ata personazhe qe ju servirin partite, edhe kur jane pjella te vesit.

 

3 komente në “Kush jemi për të gjykuar Visarin?”

  1. Mjafte sakte Shpend SOLLAKU, shkurt dhe qarte, me ironi e kunja qe jane mese te pranueshme ne gazetarine moderne. Te Lumte.

  2. Liria si Ferr... says:

    Dakord, Shpend, por…
    liria e poetit nuk duhet barabitur me ate te Nepunesit me te larte te Shtetit,
    as loja e fjaleve mes tyre, nuk matet me te njejtin kriter…
    Tek e fundja, presidenti eshte nje figuire shahu ne skakikeren e politikes.
    Zgjedhur, ne rastin e Nishanit, nga e nejta force politike ku militon, madje rreptazi, edhe Visari.
    Nishani, edhe si president, nuk mund e madje as duhet pretenduar, te jete Qytetar/Intelektual i paanshem.
    Ai eshte president i ofruar dhe zgjedhur nga PD/LSI, nese nuk gaboj.
    Loja me pa-anesite ne politiken e Tiranes eshte loje krejt e pabesueshme.
    A beson ti Shepnd se Visari kur ishte deputet apo Minister i PD-se ishte/sherbeu si i pavarur, apo i pa-anshem?! [Mjaft te kujtojme Cmimet qe fundit qe dha Ministria e Tij, per te provuar se ishte thjesht klanor, madje shume shume,,,]

    Visari vjen nga burgjet politike, se paku keshtu ka pretenduar ai vete, fuqishem, me jeten, vepren dhe kontributet e tij publike. Dhe, le te themi sipas pretendimit dhe Vleres, eshte shperblyer jo pak per kete pozicionim te tij.
    Te duket i panatyrshem, Shpend i dashur, nje lloj merie e demokratikasve, qe Visari te mos leshohej aq lehtazi, madje duke e harruar statusin e jetes se vete-gjithnje sipas deklarimeve te veta-, ne zemergjeresine e pahile te se Majtes?!
    A thua qenkej me me vlere fakti se diku nga fundi i viteve ’80, ne Lushnje, i sapoliruar nga burgjet politike takohej me Edi Ramen (ende s’kishte statusin qe mori pas viteve ’90, ende ishte E K Rama, apo jo?!) dhe kjo duhej permendur si mirenjohje ndaj tashmeKryeministrit qe po e niste ne Vatikan, kur forca e tij politike kishte dhene shume me shume prova-te anasjellta, qe Visari te mund te bisedonte e shpjegohej intimisht me te?!

    C’ishte ky ngut i Visarit per tu zemeruar me nje President -te PD-se, kur ende Visari nuk ka dhene asnje shenje se ai ka rezerva ndaj PD-se qe ende akuzohet si inspiruese e tij?!
    Dhe, perse nje meri kaq koheshtrire, sa ai mezi pret qe Nishani te largohet prej aty ku Partia e Tij e ngjiti?!

    Kjo natyrisht nuk shfaqjeson qofte edhe keshilltaret e Presidentit, te merren me akuzime inicialesh, kur fare mire ata mund te kontribuonin ne hapjen ligjore te dosjeve, per kedo, per te gjithe, kudo ku jane: duke nisur nga ata qe ishin nomenklature e asaj diktature, dhe me ne fund, tek ata qe ne kushte aspak te mbrojtura, te atyre qe iu nenshtruan dosjiimeve dhe perdorimeve me shume se nje here: nen diktature dhe nen gjoja demokracine e vonshme…

  3. thana says:

    Të tilla poshtërsira të z. Bujar Nishani e ngrejnë personalitetin e Visar Zhiti këtij poeti, shkrimtari të përndjekur. Ato tregojnë xhelozinë që ka z. Nishani dhe ata që e emëruan në atë detyrë, ndaj këtij kundërshtari, i cili ka qenë dhe është rasti brilant për t’u propozuar e zgjedhur President i R.SH, në vend të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje