Ne katundarët e Europës

26 Mars 2017, 12:03Blog TEMA

Nga Mira Kazhani*

Të gjithë në këtë vend e kanë një histori me Europën. Nuk ka shqiptarë që nuk ka një fabul, një histori a historizë, dikush të dhimbshme, dikush të mrekullueshme, herë si shpresë dhe herë si shpëtim, ndonjëherë për fat të keq edhe si ofendim.

Dikush ka marrë anijet, të tjerë kanë ngjitur malet me bukën me vete, disa kanë blerë pasaporta dhe dokumente false, disa kanë zgjedhur edhe një martesë të tillë vetëm për të jetuar në kontinentin romantik; me katedrale, djathë të mirë, pica, rrugë të pastra, një punë të sigurt, shkollim të denjë, të ardhme pa frikën se nesër nuk dihet si gdhihesh. Nëse sot çdo shqiptar do ulej të shkruante historinë e vet me Europën do ja dilte më mirë sesa një shkrimtar. Jam e bindur!

Unë nuk kam një histori të madhe me Europën. Ndoshta mund të jetë për të qeshur historiza ime, por aty zë fill Europa në versionin tim personal.

“Kam qenë vajzë e vogël kur nisi pluralizmi dhe në shtëpi prej satelitit që vendosi vëllai (modeli Sharp i famshëm në çdo pallat të vendit) shihnim MTV, stacionet italiane, filma tek të cilët u prezantova me Parisin, Romën etj. qytete me të cilët mbyllja sytë dhe ëndërroja.

Kur vinin pushimet e verës prindërit na çonin gjithmonë tek shtëpia e gjyshit në fshat. Nuk është se më pëlqente shumë, se doja të lozja para pallatit me shoqet por nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër. Do shkoje dhe pikë!

Këtë fat ndanin edhe kushërinjtë e mi, për të cilët motra e vogël më kujton se njëherë ju paskam hedhur sirën.

I kam telefonuar të gjithë në telefonat e shtëpisë duke ju kërkuar të merrnin me vete sende nga shtëpia, rrobat e banjës, ora muri, fustanet dhe kostumet e mirë, dhe gjatë rrugës i paskam këshilluar që mos të mërziten dhe që në vend të fshatit të gjyshit (që ishte pak i sertë dhe nuk na linte të hipnim nëpër pemë) të imagjinonin sikur ishin në Paris ose Romë. Lumin e fshatit do ta trajtonim si ato pishinat që kishim parë në filmat falë “Sharpit” tek dritarja.

“Përfytyroni se jemi jashtë shtetit,-ju paskam thënë atyre dhe ata të gjithë kishin shkundur shtëpitë duke marrë me vete ç’të mundnin për t’ju përgjigjur thirrjes time europiane.

Shumica e kushërinjve të mi jetojnë prej më shumë se dy dekadash në Europë, disa në Angli, në Itali dhe Greqi. Ndër të paktët që mbeti këtu, isha unë; organizatorja e ëndrrave me Europë brenda.

Në legjendën e vet personale të gjithë ne kërkojmë t’i japim kuptim jetës dhe me shpirt duam të zgjohemi në mëngjes në vendin ku kemi qenë në ëndërr gjatë natës, po që në përgjithësi zgjohemi në krevatin tonë! E nisim që fëmijë me fantazi dhe më pas biem në realitet. Aty tregojmë çfarë jemi në të vërtetë.

Sot kemi udhëtuar në pjesën dërrmuese të gjithë të paktën një herë në Europë.  Rrjetet sociale e kanë bërë lehtësisht të verifikueshme sesa shumë ne e çmojmë Europën.

Nuk ka asnjë adresë në rrjetet sociale që mos të gjesh një foto para një Katedraleje, para një muzeu, duke ngrënë një picë, para dyqaneve të markave në Milano, Romë, Paris, Firence, Berlin, Bruksel, Monte Carlo e kështu më radhë.

Dikush para një makine, dikush para një jahti, një tek Kulla e Pizës e një tjetër tek e bukura Eifel. Do thoni ju, po këtë bëjnë të gjithë në rrjetet sociale.

Edhe Kim Kardashian, edhe Belen Rodriguez, edhe Barack Obama po deshe ti, edhe çdo anonim i kësaj bote poston foto dhe kjo është normale. Unë e bëj sa herë udhëtoj me shumë dashuri biles. Por nuk fle lepuri këtu!

Çështja është se në dashurinë për Europën, ballkanasit në përgjithësi dhe shqiptarët meqë brenda këtij realiteti jetojmë kemi imituar Europën e filmave, modën, muzikën, dhe ushqimin. Në Tiranë mund të gjesh një çantë “Chanel” për 30 mijë lekë të vjetra, të veshësh një bluzë “Armani” dhe një rrip Dolceand & Gabbana dhe të jesh konviktor; që në vende të Europës të vjedhin kuletën se të marrin për fëmijë miliarderi.

Në Tiranë mund të gjesh pjatat italiane, franceze, spanjolle dhe të lëpish gishtat. Në Tiranë duan të gjitha vajzat të jenë si Chiara Ferragni, ose të paktën të kenë fatin e Arminës.

Pak nga rrjetet sociale dhe pak nxitimi me të cilën duam të kapim majën ka bërë që të dukemi imitues të keq të Europës.

Djemtë në zonën e Ish-Bllokut nuk i dallon më. Janë të gjithë të veshur në një stil, me ca bluza me temina, pistoleta, më tregojnë se është një stilist “Philip Lein” (një gjerman që ka prodhuar veshje për yjet e HIP-HOP-it).

Flokët i kanë prerë të gjithë njësoj ngaqë është moda. Në klubet e natës po nuk porosite shampanjë “Rose” (mundësisht) nuk je mirë nga lekët. Porosia është status, jo shije.

Syri të kap rrallë ndonjë përqafim, përkëdhelje. Janë si të mpirë nga vaniteti dhe nevoja për tu dukur i veshur bukur, që jeton mirë, që do shkosh të bësh shooping, dhe me humor një mikeshë më thoshte një ditë se në takime vijnë me vonesë, djemtë tani në Tiranë.

Provoni të vëzhgoni “Bllokun” janë sikur ju ke bërë të gjithëve një vaksinë. Një sjellje, i njëjti defiçit njerëzor! Biseda po shkon drejt zhdukjes dhe të gjithë kanë ëndrra, shumë pak syresh plane, projekte.

Të paktën në vështrim të parë se dorën mbi zjarr nuk e vë. Por bëni një studim dhe me siguri do mësojmë më shumë. Të gjitha këto nuk çojnë në konkluzione anti-europiane, se ëndrra europianë na është ngjitur në kokë si reklama e coca-colës. E duam dhe pikë! Po si e duam? E duam me imitime, kopje të shëmtuara, pa shembuj dhe modele suksesi. Dua të tregoj vetëm një shembull të vogël…

Kur isha në Bruksel para 3 vitesh, në një udhëtim pune, përfitova nga rasti që në një paradite të lirë t’i telefonoja shoqes së gjimnazit dhe fillores e cila jeton atje. Për herë të parë me Lorenën provova akulloret e markës Haagen- Dazs që si të thuash Mc Donald, akulloret më të mira në Europë.

Në fakt nuk bëj pjesë tek njerëzit me neps dhe që rendin pas ushqimit, as pas muzeve meqë ra fjala. Kur udhëtoj më intrigojnë kulturat e vendeve. Më pëlqen të shoh si vishen njerëzit, çfarë blejnë në supermarket, si hanë në lokal, pse rrinë aq vetëm dhe nuk mërziten.

Shoh gjithmonë rrugicat, shtëpitë për të mos thënë që në fillimet e mia kisha merak se edhe ku i ndenin rrobat. Tek akullorja e famshme që më çoi shoqja vëmendjen më mori një vajzë e gjatë, e bukur si top modele. Ajo na shërbeu me një indiferencë të edukuar dhe u largua sikur se dinte që ishte një copë ylli që shërbente akullore.

I tregova Lorenës (shoqes sime) se të ishte në Tiranë një vajzë kaq e bukur, e sigurt që mami do e çonte që 15 vjeç ta bënte velinë, star, prezantuese; ose mund të mos bënte këtë por po të dilte në zonën e ish-Bllokut maksimumi do zinte të dashur djalin e bukur e të famshëm të një pronari mediash që bredh me makinë si avion nëpër qytet.

Ka ambicie në Shqipëri i thashë. “Nuk e lënë këtë bukuri të shkojë kot. Sepse atje në Europën e kemi imituar në bazë të serilave dhe filmave. Madje kemi klubet e natës më të mira se ç’i keni ju. Qyteti është në verë si një videoklip i Beyonce ose Ricky Martin. Ku ka vajza të bukura që të shërbejnë akullore?!”

Nuk më la mola e gazetarisë dhe para se të largohesha e pyeta vajzën e akulloreve se çfarë bënte në jetë veç punës si kamariere. Më tregoi se ishte në doktoraturë për Shkenca Politike dhe punonte vetëm 4 orë gjatë drekës.

Kështu pra, ne mezi-europianët jemi ende larg Europës që shtirim. Atë mundemi ta absorbojmë vetëm kur t’i kthehemi fuqisë së edukimit, institucioneve, ligjeve, edukatës dhe të qenit i përunjur. Me këmbë në tokë. Mund të duash të behësh edhe Velinë, se nuk kam asgjë kundër për këdo që do pretendojë fyerje për këtë profesion, bie fjala.

Çështja është tek qasja që ne kemi, tek Europa që kaq shumë e kemi keqkuptuar dhe ajo është e mirë, shumë më e mirë sesa djathi që prodhon, sesa jahtet dhe makinat në Monte Carlo, sesa veshjet firmato. Asgjë nga këto nuk ka vlerë pavarësisht çmimit. Mund të parkosh një avion, një jaht, dhe mund të jesh një derr katundari që nuk provon shijen e bukur të lirisë, të të drejtave, dhe të një mëngjesi secili në punë të vet.(Tiranapost.al)

22 komente në “Ne katundarët e Europës”

  1. pjeter says:

    Mire e ke moj Mira, jemi keshtu, edhe kur mundohemi te themi ndonje gje te madhe, perdorim fjalete huaja pakuptim, dhe kerkojme me ngulm ti shfaqim si fjale te reja te shqipes modene te qytetareve te rinj katundare, sic thua zotrote, “absorbiment”une nuk e di pse disa gazetare bejne te pamunduren qe ne si lexuaes ta kemi te veshtire tju lexojme ate c’ka doni te thoni, une nje zgjidhje e kam, me qe ti Mira Kazhani e ke kuptuar katundarllekun e shqiptareve, atehere, a nuk eshte me e lehte per ty qe te jesh pak me interesante, te shkruash pak thjeshte? qe ne lexusit katundare shqiptare tju lexojme, se ndryshe nuk e kuptoj qellimine ketij shkrimi.

    1. yx says:

      Pse bëhesh cinik?Autorja thotë një të vërtetë dhe meriton respekt.

      1. pjeter says:

        Edhe une them qe eshte e vertet, por do te me pelqente qe te shkruhet sa me shqip dhe thjeshte, pikerisht qe qytetaret katundare qe pak a shume jemi te gjithe, ta lexojne e kuptojne me mire per c’fare shkruan autorja, do ishte me ineteresante, dhe ne katundaret do e “absorbonim” thelbin e shkrimit, gjithsesi nuk mendoj te kem qene cinik, thjesht ironizova tendencen qe kane gazetaret tane,qe nuk rrine pa i futur nje fjale te huaj, qe sipas meje, mendojne se keshtu i i ben me interesante, eshte thjesht nje mendim personal.

  2. Une says:

    Ky eshte problemi yne : vazhdojme e vazhdojme e nuk duam t’a shohim veten si njerez, si gjithe te tjeret, perseri e prapeseprape sikur Europa eshte ndryshe nga ne, e secili vend ne te vertete ka hallet e veta, e po te jetosh ketej per kohe te gjate do vesh re qe gjerat ne fund te fundit jane njelloj kudo. Ne madje, kemi rastin e mire, se si vend i vogel qe jemi i nxjerrim te gjitha problemet ne dukje, ketej, a ngaqe jane vende te medha, a ngaqe ja kane filluar uniformizimit te natyres njerezore per nje kohe shume me te gjate prej nesh (prej 300 vjetesh, meqe ra fjala) as nuk i verejne disa nga problemet, duke i lene njerezit ne nevoja urgjente, te cilet me vone behen lypesa e homeless per te cilet nuk flet njeri ne Shqiperi e jane probleme po aq madhore qe ne “katundaret” pastaj _akoma_ nuk i kemi!!!!! Do behemi te civilizuar me te vertete kur me ndershmeri te kuptojme gabimet tona te verteta, sepse te pranosh si “sukses” rastet e pranimit te humbjes eshte shenja me e madhe e “europianizimit”. Ka probleme gjithandej, secili mban e pranon te tijat pa u krahasuar me te tjeret. Para se te krahasohesh me Europen, me mire krahasohu me ate sistem vlerash qe e beri Europen ne rradhe te pare, e qe nga disa kohe ajo po synon t’i zhduke e t’i fshehe e te sajoje sistem te ri rregullash, e ne kete shpresa jemi ne, katundaret e pandreqshem po edhe te ndershem, ata qe ato i kane luftuar me shpirt nga 3 shekuj tani ne vendet e tyre, e specia qe duan te zhdukin edhe tek ne!!!!!!

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    e dashur autore je lodh kot,nuk mund te behet suniti,shiiti,tourkocami,kosovari apo shpellari ”evropian”,edhe po te vishet me marka,moda apo te laje bithen me shampanje ROSE etj……………arapi mbetet arap!
    ndryshimi eshte shume i madh,dy bote dhe dy ADN te ndryshme……………keta sunitoshqipfoles te tille mbeten edhe 20 apo 30 vjt neper Evrope apo Amerike ,kafshe arabe e jo me ne Albanistan qofte bllok apo tull……….

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Grekiss ! Je inferior i ulet i te qenit njeri, je zvarranik byqiris, nuk eshte faji yne qe pi sat em te ka lindur te tille ! Ne nuk na cahet ..b… se cfare bejne e u intereson grekerve ! Cfare te duhet ty me ne shqioptaret ? e dime …se ku i keni tokat, i di gjithe bota ! Mbi 10 milion shqiptare do te zgjidhin mire problemet e tyre ! Eshte vetem fillim i mbare Qyteterimi USA-EU na konsideron dhe i konsiderojme ALEAT dhe jemi mire. Ju…………………..! Krimba fekalesh !

      1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

        QYTETERIMI[usa-be] ”aleate” dhe amici me korraket sunite….!!!!????? o Zot c’po na degjojne veshet e shohen site !!!!!!
        ptuuuuuuuuuuu,vrromoarapides …………………….qe qelbni boten mbare!

    2. Sulo says:

      O jan arap e jevgj azie greket e sotem o ska njeri o bythpamuku janulles

  4. Treviso says:

    Me vjen keq qe nuk ka shume si Mira. Kam mendimin se ai apo ajo qe thote gjithmone realitetin do jetoje me shume se te tjeret. Pse e them kete ide? Duke shprehur gjithmone realitetit ke çliruar trurin. Gjendja shpirterore eshte gjithmone e qete.

  5. tema55 says:

    o zot ca po behet me keta gazetare te kristalit

  6. anamaria says:

    Dhe ti prap nje katundare do ngelesh o miramediakazani…

  7. Ji Mira Kazhan says:

    Mira,
    ke te drejte…je mendje e paqete, ne kerkim…
    bukur shume qe u kujton moshatareve se tere problemi eshte “te zgjohesh”, dmth “te ndjehesh vetedijshem”, dmth “te marresh vesh ku je, cndodh me ty e me ata perqark”, dmth, “te krijosh kulture aty ku ndodhesh”, asnje rendesi nuk ka se ku…

    Mergimi nuk eshte i lehte, madje do ishte mire te mos ndodhte…
    Une jam mergimtar, mbase pa e kerkuar kam mesuar t’i gezohem Vetmise si Liri e perplotur Vetiake, te cilen s’ma prek dot kurrkush…
    Kete mundn ta besh kudo ku je, edhe ne Tirane si e dashur e nje son of the …richman, edhe ne paris si e dashur e nje artisti te famshem, edhe duke punuar ne nje cep te larget te Illyrise se zPoshtme, njelloj si edhe ne hije te Kulles se…Pizes, qe eshte edhe kulle edhe duket sikur do bjere e te zere brenda!

    E tera eshte pervoje, eksperience…gezoju asaj qe e ke krijuar e pranuar ti vete…
    Kotesia vjen prej ngjajshmerise se kerkuar me Tjetrin, sado i bukur apo sexy te shembellej ai…
    Shkolla eshte ndricimi i vetes se brendshme, jo i te gjeturit nje pune pa lodhje-sic na kane mesuar ne ne atdheun ku kishte parti pune por punen e kishin frike dhe mu per kete beheshin intelektuale!!!

    Ji ne rrugen tende, kjo eshte e tera! Je Mira Kazhan!

  8. Posejdon.al says:

    E dashur Zonja/Zonjusha Mira Kazhani,
    Nuk jam ne humor te mire tani, per te te kthyer nje koment te gjate, si hartim adoleshenti, per kete shkrim si hartim tendin ne te cilin, duke dashur ti mbushish mendjen vetes se ti je dicka pak me shume se sa nje katundare e Evropes, ne fakt je vetkarikaturuar si nje katundare e saj, si nje katundare qe akoma nuk eshte shkeputur nga kompleksi i thelle i inferioritetit dhe perskuqet dhe perpushet kur ha akullore Haagen-Dazs ne Bruksel dhe sherbehet aty nga nje doktorante me profil topmodeleje, e punesuar aty part -time vetem e vetem se i kujtohet “Blloku” i Tiranes.

  9. Wtf says:

    pyetje: sa komplekse ka ne kete copez ditari te nje vajze nga fshati qe dukshem eshte (ose i kane thene se eshte) me e mencura e kushurinjve te vet (po nga fshati)?

    Ajo qe nuk di se e mundon eshte qe kultivimi eshte relativ dhe me shkalle dhe eshte muskul qe zhvillohet me breza. Bej leke, bej pare o *hare… dhe kontrollo impulsin per vemendje. Ose dil edhe njehere per akullore me shoqet dhe medito… pastaj ose shkruaj prape ose mos shkruaj prape.

    O dhimbje dhembi qe nuk ka filluar akoma, opinionet e tua jane si flluska e pa care e thembres nga kepucet e reja. Do ta cajme fllusken apo jo? O pika pika pika…

  10. Shkrim shume i mire me histori, endrra dhe realitet alla-Shqiptar. Bota pertej kufijeve tane ishte, vazhdon dhe do te vazhdoje te ngacmoje endrrat tona si popull e si komb, per nje jete me te mire, sepse Ne shqipfolesit autokton kudo ne trojet tona ne Ballkan nuk dime te bejme sado pak ate qe bejme jashte vendit tone. Pune, shkollim dhe rregull, e jo shpifje, sharje, kercenime, urrejtje, spiunlleqe, pislliqe, etj…, sic bejme ne jeten e perditshme kudo ndodhemi neper Shqiperi, Kosove, Maqedoni…, ku s’ka TV apo Online qe nuk na nxjerr bojen perpara Botes. E pastaj genjejme veten e thomi: S’na ndihmojne Perendimoret sa duhet, se Ne jemi komb i vjeter e me tradita e histori, qe pak kombe te tjera ne Europe i kane. (Cfare idiotesie vazhdojme te ushqejme nder breza, se kush e di cfare Jemi???). Vetem PUNA+SHKOLLIMI+RREGULLI (Ligji) na bejne te ndjehemi Europian e Perendimore sic duhet, e jo cfare na ka ofruar e ofron akoma trioja super-monster Berisha+Meta+Nano dhe tallagjaret e tyre neper Parti e Media, Gjyqsor e Biznes, qe nuk jane gje tjeter keto 26 vite post-PPSH, pervecse MAFIA (dhe Mafia shume e rrezikshme, sa jo pak ne Perendim flitet se; -Beme gabim qe i lejuam Shqiptaret te hapen “bythesh” kaq shume… etjera, etjera edhe me te renda.-

  11. daja says:

    Mira Kazhani dhe ti njesoj si Edison Ypi injorancen apo paditurine e njerezve e krahasoni = me derr katunari, si ktu e 30 vjet me pare kur sistemi moniste i kishte izoluar. Me hapje e botes per shqiptaret, e me zhvillimi e madhe te internetit e telefonis celulare , nuk ka ma derr katunari se ata te japin uje ne shishe ty e ypit e kujdo tjeter , se fshati iku me pare ne emigracion nga fukarralluku. Tani duhet perdorur shprehja derr qytetari, qe asht nje koqe dembeli, e anderron si te pasurohet me lehte. Shumicen e bizneseve ne qytetet tona qe u rriten vrullshem e zoterojne fshateret e ardhur dhe jane te sukseshem, shumica e pedagogeve te rij ne universitete jane me prinder nga fshati qe u vendosen ne qytete mbas viteve 90te. Rasti me tipik e i sukseshem asht Enri Cili e plot te tjere. Prandaj harrojeni shprehjen derr katunari.

  12. k says:

    Ne qelbësirat ,menduam se gjenerali do të na ndihmonte.
    Dhe gjenerali , na ndihmojë një mut.
    Shvejk.

  13. Ndoshta nuk Do ishte keq,per ate shoqeri,qe te hiqte per nji cast shikmin,nga ajo bote siperfaqesore,
    e shikonte me ne brendesi te fenomeneve,me te cilet konfrontohet ajo shoqeri e ven ne levizje e funxion
    Trurin e jo vetem ate,e te bej dicka kunder ,atij fenommeni ,Burn Out, qe si konseguence,e injorances,
    absurditetit ,coje ne ate gjendje ,ate pike ,ku ka arritur sot shqiptari– fshata/katunar/melloks ?

    [ Mbas atij udhetimi te gjat ne endrat boshe (e asaj lajthitjje qe jopak e quajten fantazi) rreth botes
    shqiptari u ndje po ai/ajo qe ishte ne Start te atij udhetimi ne Non Sens ,bosh ,si nji tollumbace e cfryre
    perplasur surratit ,duke len ne turinje,nji ndjenj jo aq te kendeshme, duke i ngacmuar cdo Nerv,
    e demoralizuar, pa Desiree,e lodhur per te kerkuar nji alternativa te tjera ne jete per te ndryshuar sadopak,
    dhimbjen e asaj jete,cliruar nga ajo injorance,qe si nji pyk e vjeter/ e ndryshkur i qendronte ngulur ne koke ] ?

  14. Ndoshta nuk Do ishte keq,per ate shoqeri,qe te hiqte per nji cast shikmin,nga ajo bote siperfaqesore,
    e shikonte me ne brendesi te fenomeneve,me te cilet konfrontohet ajo shoqeri e ven ne levizje e funxion
    Trurin e jo vetem ate,e te bej dicka kunder ,atij fenommeni ,Burn Out, qe si konseguence,e injorances,
    absurditetit ,coje ne ate gjendje ,ate pike ,ku ka arritur sot shqiptari– fshata/katunar/melloks ?

    [ Mbas atij udhetimi te gjat ne endrat boshe (e asaj lajthitjje qe jopak e quajten fantazi) rreth botes
    shqiptari u ndje po ai/ajo qe ishte ne Start te atij udhetimi ne Non Sens ,bosh ,si nji tollumbace e cfryre
    perplasur surratit ,duke len ne turinje,nji ndjenj jo aq te kendeshme, duke i ngacmuar cdo Nerv,
    e demoralizuar, pa Desiree,e lodhur per te kerkuar alternativa te tjera ne jete per te ndryshuar sadopak,
    dhimbjen e asaj jete,cliruar nga ajo injorance,qe si nji pyk e vjeter/ e ndryshkur i qendronte ngulur ne koke ] ?

  15. vaso says:

    Problemi ne Shqiperi eshte se paraja dhe pushteti jane ne duar te gabuara,ne duar “derr katunari”.

  16. Qelepirxhiu says:

    Zonja Kazhani, ke harruar (ose nuk do ta pranosh), që për karakterin dhe sjelljen e njeriut, 80% “e ka fajin” ADN-ja (pra trashëgimia) dhe vetëm 20% mësohet e fitohet në jetë… Zinxhiri i ADN-së së shqiptarit, është kaq shumë “i dëmtuar” që në lindje, sa do të duhen shumë (të paktën) dhjetëvjeçarë, për t’u “riparuar”… (n.q.se riparohet…). Shto këtu që, ata që neve “u lëpihemi” (dhe kemi varur shpresat se do na bëjnë njerëz), nuk u intereson “të riparohet ky zinxhir”…(?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje