Në shtëpinë tonë, në Itali

24 Mars 2017, 09:23Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Piana degli albanesi ose më mirë Hora e Arbëreshëvet gjendet në Siçili. Katundet e shqiptarëve të vjetër janë ngritur edhe në Kalabri e gjetkë, ndërsa në vitet ‘90 bijtë e shqipes u rikthyen në këtë tokë pas një gjysëm shekulli terrori komunist. Tashmë, gjuha e dytë më e folur në ato vise është shqipja, ndërsa në Shqipëri është italishtja. Gjithmonë shqiptarët janë ndjerë në shtëpinë e tyre në Gadishulin Apenin, kurrë italianët nuk janë ndjerë të huaj në votrën e Shqipërisë.

“E mbsuame e krështerë” e Lekë Matrëngës është shkruar dhe botuar në vitin 1592 dhe mori vulën papnore para se katekizma të përkthehej në greqisht. Kisha e arbëreshëve është në ritin bizantin, por njeh autoritetin e Vatikanit, një veçanti e admirueshme, e cila rrëfen sa shumë e kanë dashur, respektuar njëri-tjetrin këto dy popuj.

Shqiptari më i ri mes nesh quhet Paolo Tramezzani. Ai thotë se italianët e zgjodhën Palermon për ndeshjen e parë zyrtare me Shqipërinë, sepse i tremben tifozerisë shqiptare. Me thënë të drejtën Paolo Tramezzani ndoshta nuk e di se në Siçili ne kemi shtëpinë qysh në kohët e Skënderbeut. Njoh një mal me njerëz që janë italianë, ashtu si Tramezzani është shqiptar. Ka gjasa që në stadium të kemi më shumë kuqezinj se të kaltër, ashtu si ndodhi me Zvicrrën në Lens të Francës. Shumë nga ne kanë përdorur “dredhinë” greke të Kalit të Trojës, kanë blerë biletat si italianë. Por, nuk ka asnjë shqetësim. Shqiptarët si në Genova do të këndojnë të dy himnet kombëtare. Nuk e bëjnë, se kanë nevojë të japin një shenjë miqësie, por sepse kështu e ndjejnë. Për ta të dyja vendet janë toka e tyre, prandaj do të bëhet një ndeshje, por në të vërtetë do të jetë një shpallje e lartë dashurie. Të paktën për një natë nuk do të flitet për kronikat e policisë, por për lojën, festën, të papriturat e topit.

Kështu që kjo përballje është e rrallë, ndaj çunat duhet të jenë në lartësinë e kësaj ngjarje. Veshin fanellën kuqezi të Gjergj Kastriotit, i cili nuk ka qenë zot vetëm i Krujës, por edhe i San Giovanni Rotondo, shtëpia e sotme e shenjtit Padre Pio. Djali i Skënderbeut Gjoni gjeti strehë tek Ferdinandi I i Napolit dhe u shndërrua në kont i Soletos, zot i malit Sant’ Angelo dhe San Giovanni Rotondo, më pas duka i San Pietro në Galatina dhe zot i Oria-s dhe i Gagliano-s.

Megjithë mend së fundmi shkuam duke u kacavjerrur në anije dhe me lloj-lloj mjetesh lundruese, por shkuam në një tokë që na mirëpriti. Papa Gjon Pali i Dytë nga Otranto më 5 tetor 1980 dënoi persekutimin e besimtarëve dhe të qytetarëve të pafajshëm në Shqipërinë komuniste. E bekoi tokën që dukej vetëm si mirazh me ujë të bekuar, megjithëse e ndante një det i tërë.

Për Italinë kemi qenë përherë vendi përballë. Në Brindisi një pjesë e rrugëve janë në dy gjuhë, në shqip dhe italisht. Nuk kanë patur asnjë nevojë ta bëjnë këtë, as jua ka kërkuar njeri, por kështu u ka ardhur për mbarë. Arbëreshët gjithmonë kanë mësuar gjuhën amtare, kanë festuar ditët e tyre, kanë kënduar këngët e tyre në shqip, kanë patur veshjet e tyre, vallet e tyre, hajet e tyre, kishën e tyre, poetët e tyre si De Rada, Gavril Darat, kanë patur bujarët e tyre. Në Universitetin e Palermos, aty ku zhvillohet takimi sportiv është katedra e gjuhës shqipe.

Kështu ndeshja në kryeqendrën e Siçilisë është një ngjarje që shkon përtej skemave taktike. Është një ngjarje e bekuar nga gjithë uji që aq pak na ndan./27.al

8 komente në “Në shtëpinë tonë, në Itali”

  1. AC/DC says:

    Lum si ti o Kelo, me kater shtepi, nje ne Itali,nje ne Shqiperi, nje ne Greqi dhe nje ne Turqi! Ne Itali ta do interesi ne Shqiperi ta do Mesila ne Greqi ta do halli dhe ne Turqi ta do shpirti dhe xhani Selam alekum

  2. nje Mohamed[tourkocam] nuk mud te citohet kurre si shqiptar.........allah uakbar! says:

    O plehre turkocam,c’lidhje ke ti apo sorollopi yt me ” E mbsuame e krishtere” te L.Matenga-s……….!!!!???
    ptuuuuuuuuu,vrromotourko………………

    1. kd says:

      Ha m…ha moj bucja e Anastas llulles ti dhe ky skerbythja me lart qe me ka AD/DC qe po ta pyesesh per ate inicial nuk ja ka iden se kush jane por i kujton per iniciale te Kishes se Anastasit hahahahahaha jevgjite m…

  3. labi nga gjormi says:

    Kelo vetem gjysma e atyre qe thua qendron. Eshte e vertete qe ne I duam Italianet por nuk eshte e vertete qe ata na duan. Mos harro otranton qe na mbyten anijen me gra e femije pa ju dridhur qerpiku se na shikojne si vemje e jo si njerez. Pa llogaritur mitingjet e famshme kunder shqiptareve ne veriun e italise. Un e kuptoj ku e ke ti hallin, do te tregosh qe shiko sa te mire jane italianet qe na duan kaq shume, jo si greket e qelbur qe na urrejne, por duhet te kuptosh me aq tru sa ke se askush nuk na do, kur ne nuk duam njeri tjetrin. Gruaja jote donte ti varte shqiptaret ne peme, ndersa sot cadristet jane gati te na kthejne 97 ten, qe gjysma e shqiptareve te vrasim gjysmen tjeter. Prandaj ne nuk jemi nje me askend por vetem me veten tone. Sot italianet dhe greket na shohin pak me ndryshe se u kane rene breket nga kriza dhe jane kthyer me kembe ne toke. Le te urojme kombetaren tone per fitore se vetem ata djem na bejne te ndjehemi krenare, sa per ato dashurira qe ti thua jane vetem pallavra.

    1. Skanderbeg says:

      O lab jam deri diku dakord me ty por mos harro se Italianet nuk Na kane ndonje borxh te madh dhe mbi 500,000 qytetare te shqiperise jane atje.

      Otranto ishte aksident dhe Pervec qindra rrugeve ne shqip dhe italisht ke edhe rruge dy gjuheshe ku nuk ka arbereshe por Emigrante shqiptare.

      Italia eshte nje Shtet I madh dhe jo ten gjithe do kene te njejtin mendim por edhe shqiptart kane krijuar nje ever te tmerrshem keto 25 vite dhe gangsterret shqiptare vazhdojne te helmojne emrin tone .

      Nuk Kane fan Italianet ketu.

      Sa per jevgjit grek ajo eshte ceshtje tjeter.

  4. v says:

    Ne shqiptaret nuk e kemi prblem se kush cilesohet si shqiptar,
    cfare lloj race qe te jete edhe duke e mos ditur shqipen,
    rendesi do te kishte te jete NJERI,
    ndryshe edhe ata qe e mbajne veten shqiptare sjane dhe smund te jene kure Shqiptare.

  5. Noku says:

    Lexoj c’shkruan dhe mar cfar dua. Duhet te mesohemi te respektojme njeri tjetrin edhe pse nuk ndajme te njejtat mendime. Edhe une jam nga ata qe mendoj se me Italine dhe Italianet kemi mardhenje te nje niveli tjeter krahasuar me fqinje te tjere.
    A na dua ata sa ne i duam ato ? Jo. Gjithsesi kjo nuk do te thote se duhet te zihemi me njeri tjetrin pse mendojme ndryshe. E drejte eshte se duhet te fillojme ta duam me shume veten. Ju pershendes vellezer.

  6. Noku says:

    Lexoj c’shkruan dhe mar cfar dua. Duhet te mesohemi te respektojme njeri tjetrin edhe pse nuk ndajme te njejtat mendime. Edhe une jam nga ata qe mendoj se me Italine dhe Italianet kemi mardhenje te nje niveli tjeter krahasuar me fqinje te tjere.
    A na dua ata sa ne i duam ato ? Jo. Gjithsesi kjo nuk do te thote se duhet te zihemi me njeri tjetrin pse mendojme ndryshe. Per nje gje kemi nevoje: me shume dashuri per veten. Ju pershendes vellezer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje