Nuk do shumë mend për ta kuptuar që Partisë Demokratike i ka humbur besimi se mund t’i fitojë zgjedhjet e 18 qershorit. Gjithë rrëmuja që ajo ka sjellë tash një muaj ka qenë në funksion të pamundësisë që ka kryetari i saj për të bindur popullin se ai dhe partia që përfaqëson janë ekipi më i mirë për të marrë drejtimin e vendit. Në fakt, muajt e fundit kanë bërë bashkë si frikën që kaploi opozitën nga reforma në drejtësi, ashtu dhe përqindjen e ulët që ajo merr në sondazhe. Ndërthurja e tyre bën që grupe interesi që janë në drejtim apo strukturat e opozitës, të cilat preken qoftë direkt, qoftë indirekt nga secila prej tyre, ta shohin si alternativën më të mirë acarimin e situatës politike me braktisje të kuvendit (çka bllokon reformën) dhe të zgjedhjeve (çka rrezikon stabilitetin).
Shqipëria është vend i çudirave politike. Logjika normale ta pranon që më shumë se kushdo tjetër, është opozita ajo që është më e interesuara që vendi të ketë një sistem drejtësie të pavarur, me gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm dhe të aftë profesionalisht, që japin vendime vetëm duke u mbështetur në ligj dhe prova. Tek ne opozita bën të kundërtën, nxjerr lloj- lloj yçklash vetëm e vetëm që reforma të bllokohet. Edhe më naivi që besoi te lufta e saj për të kërkuar balancim 50:50 në pjesëmarrjen pozitë opozitë, duket ta ketë kuptuar tashmë se kjo nuk ishte për shkaqe mosbesimi, por për shkaqe bllokimi. Pra, kur opozita aktuale kërkon diçka ku ajo bëhet faktor përcaktues, mos mendoni se e ka për mirë, jo absolutisht, aty fsheh djallëzinë për ta shtyrë sa të mundet një çështje të caktuar, në rastin konkret reformën, për të mos thënë për ta bllokuar fare.
Gjithë faktori ndërkombëtar që merret me Shqipërinë e ka theksuar më se një herë se reforma, posaçërisht vetting-u, është kusht për hapjen e negociatave. Më i fundit që e theksoi këtë ishte zëvendësministri i Jashtëm estonez i cili merr presidencën e BE-së në korrik. Nuk di se me çfarë tjetër duhet të identifikohet kjo opozitë si bllokuese e integrimit të Shqipërisë, se sa me këtë çështje e cila e nxjerr kaq zbuluar përpara opinionit publik. Do mjaftonte vetëm ky fakt, kjo shtyrje në kohë, që ta ndëshkoje me votë këtë opozitë. Sepse kjo periudhë, kur komuniteti evropian ka çështje shumë herë më të rëndësishme për veten e vetë, ku qarqet politike ekstremiste po bëhen gjithnjë e më të forta, është një luks i madh për Shqipërinë që kjo Evropë që është sot (nesër nuk i dihet) po na i hap dyert më shpejt seç e meritojmë.
Ana tjetër e medaljes është klima e keqe politike që opozita po përpiqet ta imponojë si krizë të qeverisë. T’i imponohesh qeverisë që ka shumicë të cilësuar votash në kuvend, të heqë dorë nga mandati i saj kushtetues, për të krijuar një qeveri teknike, tregon hapur pafuqinë e opozitës për t’u përballur me këtë mazhorancë. Shumicat dhe pakicat në politikë i krijon populli me votën e tij. Jo vetëm më 23 qershor 2013 dhe 21 qershor 2015, por edhe në tri palë zgjedhje të pjesshme populli ka vendosur se cila është shumica e cila opozita.
Partia Socialiste dhe kryeministri Rama po akuzohen më se një herë për arrogancë për zgjidhjen e krizës. Unë nuk e di se ku e shohin arrogancën; tek ftesa e hapur e kryeministrit për të biseduar me opozitën qoftë edhe në çadrën e saj, apo tek ofrimi i ndryshimeve ligjore për ta bërë Kodin Zgjedhor dhe atë Penal më të fortë dhe më garantues të zgjedhjeve?! Epo, të konsiderosh arrogante mos plotësimin e kërkesës së opozitës që qeveria të largohet pa asnjë shkak ligjor, nuk hyn në asnjë rresht që Fjalori i Gjuhës Shqipe trajton fjalën “arrogancë”.
Thirrjet e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, janë e drejtë e saj dhe atyre që i besojnë. Por të minosh sistemin demokratik të zgjedhjeve vetëm se opozita ka frikë se po hyri i humbet ato, kjo nuk ka logjikë as si precedent kund tjetër. Humbja e zgjedhjeve nga opozita nuk është tragjedi për vendin. Ajo mund të jetë tragjedi vetëm për kryetarin e opozitës i cili humbet vendin e punës si kryetar partie (po iu përmbajt Statutit) dhe mundësinë për t’u bërë kryeministër. Po pse, vetëm për kaq gjë, vetëm për Lulzim Bashën do mbahet peng vendi, si në aspektin e integrimit evropian, si në atë të shëndoshjes së vlerave demokratike?! Lulzim Basha është thjesht një i paaftë, që ka shkrehur gjithë punën organizative të partisë ku e kanë emëruar, që s’ka bërë zgjedhje strukturash nga frika se nga hatër mbetjet apo lufta e bërrylave përçahet partia, që jemi rreth 3 muaj para zgjedhjeve dhe nuk ka as program as konventë partie që të mobilizojë bazën, etj. Por nëse këto janë punë të brendshme të partisë së tij dhe ata që janë aty ia pranojnë këto mefshtësi që ai shfaq, nuk ka pse vendi ynë të vuajë pasojat prej tij.
Opozita është jetike për një vend demokratik. Por kur ajo vetë përjashtohet pa asnjë shkak të përligjur, veç atij të paaftësisë për të bindur popullin ta votojë pasivisht, atëherë le të rrijë e të vegjetojë siç ka bërë këto 4 vjet. Krijimi i precedentëve ku një opozitë refuzon pjesëmarrjen në zgjedhje me kërkesa absurde që nuk gjejnë mbështetje as nga faktori ndërkombëtar, thjesht sa rrënojnë vlerat demokratike mbi të cilat ngrihet një vend dhe pjellin kriza artificiale, kostot e të cilave i vuajnë drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë. Por këta të fundit e kanë treguar këto 4 vjet se nuk duan të bëhen mish për topin e kësaj opozite dhe kanë ditur kë të zgjedhin. Ashtu siç do të dinë ta bëjnë shumë mirë edhe më datë 18 qershor 2017.
Pyetja 1 milionë dollarë-she me të cilën desha ta mbyll këtë shkrim është: po të ishte kryeministër, a do të qe i gatshëm Lulzim Basha të hiqte dorë nga detyra për t’ia lënë drejtimin një qeverie teknike, sipas kërkesave të opozitës aktuale? Kjo pyetje vlen edhe për analistët pranë tij, të cilët vrasjet e 21 janarit i përligjnin (bashkë me Lulin) me dhunën e demonstruesve, kurse sot bëjnë thirrje (bashkë me Lulin) për të sulmuar me dhunë institucionet…
Bravo
PIKA ,OPOZITËS QË KEMI.!
FATKEQËSIA E KOMBIT.!
MJERIMI I MENDIMIT DHE VEPRIMIT OPOZITAR.!
TË SHPRESOJMË QË VETINGU, DO TA. PASTROJË ELITËN POLITIKE SHAIPËTARE.!
Bravo “Doli nje ti thot te vertetat ashtu si jane.Shume analiste te pa ditur ose te paguar ose me keq akoma te pa ndergjegjshem apo hipokrit. Fajsojne Edi Ramen Se nuk hap rruge ,dmth. te beje si thote opozita.Dhe e quajne arrogant ,Ne nje kohe qe cdo dite degjojme nga ana e opozites ne drejtim te Edi Rames lloj lloj epitetesh e kercenimesh me nje gjuhe qe do ta kishin zili kriminelet e rugachet .Por si duket ketyre lloj analisteve nuk u bejne pershtypje keto, e bejne sikur nuk I degjojne ,Por degjojne e shajne e kritikojne theniet e pergjigjet e moderuara te Edi Rames.
Shkrim brilant.
eshte nje gjarper ne mazhorance,ai eshte problemi,me urtesi dhe dashuri,ai para se te jepte doreheqjen kur ishte me salen,vajti ne zyren e sales.i rregulluan punet bashke dhe nje dite me vone sala u be arogant gjoja sic i theshte spahiut fol per mua cte duash vetem ta futtene opozite qe kur te beheshin zgjedhjet te kishte njeriun e tij edhe sikur te humbte keshtu beri dhe me meten dhe ka njeriun e tij ne pushtet,aq mik e ka sa ne parlament e le sa te doje te flase,ky eshte armiku i shqiptareve qe po tallet me ta.
Lulizme basha me partnerin Mehdiu mat ne Atlantik City! Budallenjte rrine ne cader…hahahaaaaa
UNE MENDOJ SE RAMA KA NJE KAPACITET, DHE NJE SHUMLLOJSHMERI ENRGJISH QE PER NE SHQIPTARET DO TE ISHIN MESE TE MJAFTUESHME PER TI DHEN VENDIT NJE SHTYTJE PERPARA NGA ATO QE NUK E KEMI PARE KURRE, MIRPO KJO NUK PO NDODH, PER SHUME ARSYE, EPARA NUK KEMI NJE OPOZITE TE DENJE QE TE FOKUSOHET TEK PROBLEMET E VENDIT DHE TE JAPI ZGJIDHJE ALTERNATIVE, NUK MUND TA BEJE NJE OPOZITE E NJE PARTIE APO LLOJ PARTISH , QE NUK E KAN IDENE KU ESHTE FILLIMI E KU ESHTE MBARIMI, E DYTA, FAKTORI NDREKOMBETAR ANTISHQIPTAR, DHE KETU FQINJET NUK KANE AS METE FOGLIN INTERES QE NE TE JEMI TE PAVARUR DHE TE FORTE DHE VAZHDOJNE TE NA FUSIN MIZAT DUKE E DITUR KARAKTERIN TONE QE NA MJAFTON TE NA FRYJNE DHE MARRIM ZJARR ME NJE HERE, E TRETA SULMET, TRADHETITE, REAKSIONET,E ATYRE QE NGA MIQ KTHEHEN NE ARMIQ TE BETUER PER VDEKJE, TE GJITHA KETO EDHE TE TJERA, BEJNE QE RAMA TE MERRET ME SHUME ME KETO PROBLEME QE JANE TE PERDITESHME DHE TE NJE PRESIONI JO AQ TE LEHTE, PJESA TJETER E ENERGJISE APO KAPACITETIT TE TIJ NA I DEDIKON NE DHE FAMILJES SE TIJ, SHUME PAK,EDHE ME KETE SHUME PAK, THEM QE AI DICKA KA BERE, SEPSE ESHTE AI QE KA ZGJEDHUR MINISTRAT, AI QE KA KERKUAR LLOGARI PO ATYRE PER KETE APO ATE PRIORITET, NUK ESHTE SHUME QE TE BEJE SHUME DIFERENCE, POR GJITHKUSH NE QOFTE SE DO TI SHOHI GJERAT ME OBJEKTIVITET I SHEH,TANI, PSE NJE PJESE E SHQIPTAREVE NUK E DO TE JETE KRYEMINISTER ESHTE MESE NORMALE, DUHET TE JETE KESHTU,100 PER100 -SHAT GJITHMONA NA KANE KRIJUR PROBLEME TE MEDHA,PRANDAJ MENDOJ SE RAMA EDHE NE ATO KOHE QE MUNDT TE KISH DHENE EDHE ME SHUME, DUKE PASUR NJE OPOZITE GATI INEGZISTENTE, NUK I ESHTE DASHUR SHUME PUNE PER TE QENE I PADISKUTUSHEM, PERSONALISHT NUK E KAM VOTUAR, POR MENDOJ SE NUK KEMI ATERNATIVE TJETER ME TE MIRE PER TE BERE DICKA POZITIVE PER NE SHQIPTARET NGA NE SHQIPTARET, KESAJ RADHE PER HERE TE PARE DO I VOTOJ, SHPRESOJ QE SALIU BASHA DHE STRUKTURA E VJETER E BASHIBOZUKEVE TE PD-SE TE MOS JENE ME, SEPSE ME DETYROJNE TE VOTOJ KUNDER TYRE, UNE KETE KAM NE DORE VETEM VOTEN TIME, DHE NUK DUA QE TE MA DHJESE ASNJERI.
Dita e zgjedhjeve eshte dite provimi per partite.Profesori eshte populli qe do japi noten.Kush nuk paraqitet ne provim humbet lenden,te cilen duhet ta perserise.Kete pune e bejne ata qe jane te pa pergatitur dhe kane frike te ballafaqohen.Ne rastin e zgjedhjeve cdo parti qe nuk do te paraqitet ka tradhetuar elektoratin e vet.Prandaj vete demokratet nuk duhet, jo ta bejne, po as ta mendojne dhe ti kerkojne atyre qe i perfaqesojne te mledhin forcat dhe te pergatiten per te ofruar programin e tyre,pavaresisht notes qe do marrin.Cadra ,per mua eshte shkelje e te drejtave te qytetareve te cilet i pengon me bllokimin qe i ka bere bulevardit dhe kjo nuk ka kuptim te vazhdoje me tej.
Mjer ata qytear qe i besojn, ket mafjozi, qe ne ter kete tymnaje, ka patur dhe ka te mos humbas ne zgjedhjet e qershorit, se po humbi duhet te ik, me bisht nder shale ne Holland. Asnjeher ne detyrat ministrore qe ka kryer, sesht shquar per perkushtim e dashuri ndaj shqiptareve, perkundrazi , esht akuzuar si ish ministe i trasporteve, per vjedhjen e mbi 240 milion erove qe u zhduken pa nam e nshan. Si minister i jashtem i shiti detin greqis, si minister i brendeshem, mvartesit e tij vran kater qytetar paqesor. Ndersa si perfaqesus i OKB, esht akuzuar se ka spiunuar udheheqesit e UCK. Ndersa tani per te mare pushtetin, ka kaluar ne histerizem dhe nuke di cfar thote, cdo dit nxjer nga nje prockull, deri tek thirjet per dhune dhe teror ndaj punonjesve te shtetit, vetem e vetem te saboti rreformen, vettingun dhe zgjedhjet e 18 Qershorit, nga ka frike se e di qe humbjen e ka te sigurt. Prandaj qytetaret te tregohen te mencur, mos bien viktim e mashtrimit , sepse keta ishin para kater vjetesh ne pushtet dhe e cuan SHqiperin ne gremin. Prandaj kur te shkoni per votim mendohuni mire, se cdo popull meriton ate qe zgjedh.
PD-ja drejt terrorizmit radikal partiak.
Partia “demokratike” eshte qenefi i tradhetareve te Kombit Shqiptar, eshte funderrina simbolike e tradhetise kombetare dhe si e tille, te vetmen “pune te mire” qe mund te beje, eshte te mos marre pjese ne zgjedhje dhe te largohet me turp nga skena e historise se ketij populli qe e torturoi per 26 vite. T’i ktheje SHQUP-in popullit dhe te shperndahet se nuk vlen te jete as nje shoqate e thjeshte.
Shpallni vetasgjesimin maskarenj te PD, qe te mos i beni keq ketij populli. Te pakten kaq mund ta beni.
Po ky Bashici tha se kishte mbeshtetjet e te gjithe nderkombetareve ,
tani po na del se ka mashtruar militatet e te ashtuquajtures PD . E
kam thene edhe here te tjera se po shkoi me mendjen e Plakut Mere ,
zi e me zi do t’ i vejne punet e bandes pedeiste !
Kesaj here ,pas takimit me ambasadorin rus ne Tirane, niset per ne
SHBA , qe nuk e pret asnje figure qe ka “celsa” dhe jo ato te kashtes !
Me siguri ata qe ka takuar Basha i kane thene troc : Mr. Basha shko
ne Tirane ,hyn ne parlament ,voto ligjin e Vettingut ,beni zgjedhjet dhe
pastaj te presim ne Ameriken Demokratike qe te mesosh nga demokra-
cia dhe jo nga dhuna e revolucioni i Saliut ! Nje shkelm pranicave i dha
Amerika Bashes dhe Mediut qe vendin e kane ne qeline 313 ! SHBA e
din fare mire malin me krime qe rendon mbi “Cuasi Modon” e Vicidolit,
krimet e tij te panumurta ….!!!
fuck luli……..bajge e rendomte,me salen bashke…..ne 18 qershor UNE VOTOJ! NUK DUA TA DI PER BASHEN APO NE BOTE NJERI…DHE PO TE DOJE LE TE ME NDALOJE PERPARA KUTISE SE VOTIMIT! PO KA BYTHE NJERI LE TE DALE PARA,SAL,LUL,PALOK,APO MALOK….
Ne ekonomine e tregut ka nje ligj per falimentimin, pra, si mendoni kjo parti alabakesh ka mundesi te vetefalimentoje? Me duket se drejte asaj po shkon, se nuk paska as midis saj njerez te mençem qe te reflektojne e te dalin per te nxjerre nga situata e keqe kete parti. Thone dhe i qendrojne se pa opozite nuk ka zgjedhje! Me duket absurde kur opozita nuk emrohet nga ndonje instance por formohet ne zgjedhjet parlamentare nga votimi ne minorance i popullit. Prandaj zgjedhjet e 18 qershorit do prodhojne opozite te re, kur kjo egzistuesja eliminohet me deshiren e saj, ose dhe mund ta eleminoje vete populli po te paraqitet para tij. KJo eshte loja dhe ndeshja ne demokraci duke patur ne qender voten e qytetarit dhe jo emrimin e sekretarit. Prandaj te gjithe shqiptaret ne votimi me 18 qershor dhe votoni per cilindo qe mendoni. Eshte e drejta juaj. Shfrytezojeni te pakten nje here ne kater vjet qe u vjen ne dore, te mbeshtesni ate qe ju ka realizuar premtimet ose te denoni me voten tuaj ate qe nuk besoni.