Sot në Romë kujtohet 60 vjetori i Traktatit të Romës, zanafilla e krijimit të Bashkimit Europian.
Burrave te mencur të asaj kohe iu deshën 10 vjet negociata e plane për të ngritur mbi rrënojat e Europës së pasluftës, Bashkimin e Paqes.
Ishte fjalimi historik i Churchill në 1946 i cili me qartësi e vizionin ndërtues, prej Universitetit të Zyrich shpalli atë që do të ndodhte: “Ju paraqes idenë e një Europe të bashkuar ku Britania e Madhe do të ketë një rol vendimtar si anëtar i familjes Europiane.”
Sigurisht ai nuk mund të parashikonte që në 1946,se Britania e Madhe do të kishte si për ironi të parin Kryeministër që projekton Bashkimin e Europës dhe 70 vjet më pas, të parin Kryeministër që i ikën Europës!
Gjenialiteti i vizionarëve si Churchill, Monnet, Schuman, Spinelli, Adenauer, De Gasperi e Church ndoshta nuk e vizatoi dot tërësisht rrugën që duhej të ndiqte Europa e Bashkuar, por pasioni dhe vizioni se luftërat, vrasjet e dhunimi i kombeve, urrejtja e shkatërrimi duhet të merrnin fund, iu mjaftuan për të nisur një përpjekje gjigande të afrimit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe një tregu të përbashkët në kontinent, për të provuar bashkimin si fuqi të transformimit.
Sot, po të ishin gjallë, do të ishin ndjerë të keqkuptuar.
Se si ngrihet një projekt-altar për të mos dënuar brezat, mes ngjitjeve e zbritjeve herë pas here në shkallare të lagështa të frikës se kush do t’ia niste i pari luftës së re, si e fundmja ngjarje që përcaktonte kush ishte më i fortë e kush më pak i dobët, na e bënë dhuratë ata burra të mençur.
Nuk di se cili ishte më brilant e shkëlqente në pasionin për t’i dhënë formë bashkimit e jo ndasisë së Europës që nëpër labirintet e ndarjes të mos ecte më askush nga popujt, dhe nën një qiell të përbashkët të ndihej tejendanë siguria e kësaj përpjekjeje aq të bukur e të vështirë, por pa dyshim ishin burra që patën kurajën të ndanin së bashku një ëndërr.
Cfaredo të thuhet sot në Romë nuk do të jetë kaq madhështore sa vendimi i 60 viteve më parë.
Madje ende sot ka plot që, mbase pa kuptuar ushqejnë shpresa të fajshme se ky projekt duhet thërrmijëzuar që të bëhet më i mirë, copëzuar që të jetë më i qëndrueshëm.
Njerëz të vegjël ka kurdoherë. Në këtë rast kanë rëndëkuptuar vlerën e urtësisë së themeluesve të Europës së Bashkuar.
Prestigji dhe fuqia e këtij projekti nuk shpërbëhet prej mendimeve të kundërta mbi kufinjtë e Europës por prej nacionalizmit të sëmurë që kombet e shoqëritë i kthen kundër njëri tjetrit; prej populizmit manipulues; prej pushteteve që janë aq poshtërues e të pazotë për t’ ju dhënë përgjigje problemeve të përditshme dhe prej keqkuptimit të idesë madhështore se Europa, nëse nuk është e bashkuar dhe nuk lufton për vlerat mbi të cilat u ngrit, nuk është më Europë.
ME VJEN KEQ ZONJA BREGU DHE ME QENSE REZERVOHEM PER TGE QENE BRENDA NORMAVE MORALE, PO JU THEM VETEM SE JENI NJE KAMELEONE POLITIKE . EVROPA KA PASUR BURRA QE U BE EUROPE.JU NE QOFTE SE E DONI EUROPEN MOS QANI POR SHKONI TE CADRA DHE ZINI ME SHQELMA QE NGA PLAKU MERE E ME RADHE E COJI NE PARLAMENT TE VOTOJNE EUROPEN, MOS SHKRUANI HARTIME DHE MOS BENI SIKUR SE KUPTONI SE KU DONI TA CONI DHE PSE DONI TA CONI SHQIPERINE mOS E LINI VETEN TJU TERHEQI PREJ HUNDESH BERISHA , ZENI, LIRIA DHE KLANI I TYRE ANTISHQIPTARB E MAFIOZ . MOS BROSHKULLIS SE NUK KA ME SHQIPTAR BUDALLENJ.
Kjo ne jeten e perpareshme ka qene KAL. Serbi
Si perfundim, ne dime te shkojme vetem me turmen.
Po pse moj Znj. Bregu, e kunderta e mishmashit te quajtur “BE”, vetem nacionalizmi i semure eshte???? Vuajme shume nga injoranca, megjithese ka dhe nga ata qe pastaj gjykojne opsionin e zgjedhur kur krejt diapazoni i mundesive i shpaloset perpara nje njeriu……Lufta e vjeter mes “barbareve” e te “civilizuarve” e harruar dhe lene menjane per njemije e gjysem shekuj, duket te jete sjelle ne fuqi, nga futja e po atyre nocioneve te gabuara te lashta Pagane ne jeten shoqerore!!! Po pastaj, kjo lloj logjike na sjell ne realitetin tone te rendomte, plot me “katunare” e “injorante”, e keshtu, Bashkimi Europian eshte zgjidhja!!!! “Paqe” o Zot, se s’ka patur luftera fare, po fare ama. Harroi dhe Kosoven kjo Zonje. Po pikerisht thote ajo, eshte nacionalizmi qe e ka shtyre ate lufte. Po Znj. Bregu, eshte sistem Paqje, ai qe e parandalon qe ne gjeneze lindjen e luftes, e ky parandalim jo me shtypje e dhune, po me bindje, arsye e logjike!!!! Po ka dhene Zoti, dhe e ardhmja e botes nuk eshte ne doren e turmes shqiptare – BE e di mire Cilin ka armikun kryesor, Ate qe sjell me te vertete Paqen, dhe i kundershton Sistemin e Ri te Botes qe do te aplikoje me dhune e terror, qe ben vellazerimin e Vertete te njerezve e qe sjell Lirine e shumepritur!!! Nuk do ndodhe derisa aktoret kryesore te zgjohen vecse – falenderojme Zotin prapeseprape per pjesen “katunare te pagdhendur” shqiptare, Zoti eshte i Madh, cdo gje qe ben ne kete jete te kthehet!!! E keshtu i kthehet edhe elites fjaleprodhuese dhe pa rendiment(pervec se vetes se vet, sigurisht) shqiptare. Se jane mesuar te vazhdojne me ideologji boshe, a thua se fjalet nuk u regjistrohen – kur ne te Vertete eshte e kunderta: Zoti i le ne ekzistence popujt e vegjel si ne, per keto dite te veshtira, sepse ne veshtiresi kane kuptuar “urtesine” e Zotit, qe te medhenjte e ngopur te botes e kane harruar, por qe edhe elita jone servile mohon. Nuk do jete keshtu per nje kohe te gjate , sepse edhe sic thote Our Lady of Fatima ne fund fare : In the end, My Immaculate Heart will triumph !!!!!! Ju lutem botojeni, tani e “cmendur” jam une apo jo, ekzistoj e kam te drejten e fjales.
Hehehe…..Te qeshesh dhe te qash kur shikon antaret e grupimit kriminal shqupist te flasin per BE-ne si projekt gjenial por qe vete po bejne cmos per ta mbajtur Shqiperine jashte tij,te tmeruar nga ndeshkimi per zullumet qe kane bere.
Asgjë të re nuk na the… ose bën mirë t’ua lexosh sonte te çadra, 3 herë para gjumit!!
C’lidhje ka ky shkrim me evropian kur partia e saj ka bllokuar rrugen Evropiane? Per te na treguar historira, se kush e hodhi kete ide, e me the te thash? Zonja qe ka qene ministre per te koordinuar rrugen evropiane, ka dal nga cadra per te treguar perralla. Shqiptaret sot nuk kane nevoje per tregime, po per veprime, per te hapur rrugen qe ka bllokuar Majlinda me partine e saj.
MAJLINDA!!!
Ndonjë fjalë për çadrën ke ti?
Do ta ndihmosh Bashën?,- Apo
do ta lësh të qorrolliset.!
Mos u bëj e poshtër .!
Jepi një dorë.!Qoftë edhe për tatëpjetë,!
ROJA I ÇADRËS!
Jame dakord me Elen,,,shko lexoja cadres tre here pas buke dhe nje here para gjumit.