Kur kryetari i shteti sulmon poetin!

24 Mars 2017, 17:04Blog TEMA

Nga Agim Vinca

Edhe pse nuk kam pasur ndonjë konsideratë të lartë për presidentin e Shqipërisë, zotin Bujar Nishani, nuk ma ka marrë mendja se mund të binte kaq poshtë, siç ra me sulmin e paprecedent që i bëri poetit Visar Zhiti!

Askund në botë (pos mbase në ndonjë vend të qelbur diktatorial në Amerikën Latine, në Azi a në Afrikë) nuk ndodh që kryetari i shtetit të polemizojë publikisht me një shtetas të tij, qoftë ky edhe njëfarë diplomati. Kjo është e paparë!

Kryetari i shtetit është, siç dihet, edhe komandant i forcave të armatosura të vendit, prandaj nuk i ka hije të hyjë në luftë me një shtetas të tij, qoftë ky edhe “i ngarkuari me punë i një ambasade”.

Në shtetet dhe shoqëritë normale kjo gjë nuk ndodh, nuk ka shans të ndodhë, por edhe nëse bën vaki të ndodhë, si në këtë rast, nuk mund të kalojë pa reagime përkatëse nga opinioni publik dhe veçanërisht nga intelektualët.

Në reagimin e tij me shkrim, Bujar Nishani e akuzon Visar Zhitin se gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në Burgun e Spaçit, në vitet 1982-1983, paskësh qenëbashkëpunëtor i administratës në procese të ridënimit të të burgosurve në atë burg”, kurse akuzën e tij e bazon në mesazhin që paska marrë nga një ish-i përndjekur politik!

E çfarë dëshmie është kjo? Si ka mundësi që shefi i shtetit ta marrë si të mirëqenë deklaratën e një njeriu anonim, madje pa e verifikuar fare në mënyrë institucionale? A s’i shkon mendja se kjo mund të jetë një shpifje? Njerëz që shpifin për t’ua bërë qejfin presidentëve ka plot ndër shqiptarë, e nuk mungojnë as ata që këtë e bëjnë për ndonjë inat personal apo edhe për pikë të qejfit.

Gjatë takimit që paskësh pasur me Visar Zhitin rreth dy vjet më parë, zoti Nishani si të ishte farë mjeku a psikiatri me nam, paskësh konstatuar tek ai “paqëndrueshmëri psikike” (!), prandaj edhe nuk e paskësh akredituar, duke shtuar se edhe procedura paskësh qenë “e parregullt”, ndonëse propozimi ka ardhur prej aty prej nga duhet të vijë: nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ka edhe shumë arsye të tjera, morale, politike e shoqërore, që e bëjnë tejet problematik reagimin e zotit Nishani, por në fund po ndalemi edhe te një arsye thjesht njerëzore.

Si nuk ka pak ndjeshmëri njerëzore ky njeri, i cili duke qenë në krye të vendit do të duhej t’i bashkëndiente vuajtjet dhe pësimet e njerëzve e jo të sillet ndaj tyre me shpërfillje e brutalitet?! Nuk u mjaftua me faktin që nuk e akreditoi Visar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, por edhe e sulmon nga pozita që mban, edhe pas tragjedisë që pësuan ai dhe bashkëshortja e tij (humbja tragjike e djalit të vetëm në moshën 19-vjeçare), tragjedi kjo që u përjetua rëndë edhe nga miqtë e tyre të shumtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në Maqedoni e gjetkë, kudo ku jetojnë shqiptarë që ende nuk janë zhveshur nga ndjenjat njerëzore!

Ne që e njohim Visar Zhitin si njeri dhe krijues, që e njohim mirë karakterin e tij tejet njerëzor, por edhe atdhetarizmin e tij të dëshmuar, pa harruar as krijimtarinë e tij të gjerë letrare e artistike, para së cilës Bujar Nishani dhe Bujarët e tjerë do të duhej ta ndienin veten si buburrecë, nuk na mëdyshin fare sulmet dhe akuzat që i bëhen atij, por nuk mund të mos e ndiejmë veten të fyer e të mos revoltohemi nga ky veprim i paparë i Kryetarit të shtetit shqiptar, që s’mund të quhet ndryshe pos një skandal politik dhe bankrot moral.

Njeriu që sillet kësisoj (dhe kjo nuk ndodh për herë të parë), nuk meriton të qëndrojë as edhe një ditë të vetme në postin në të cilin është, tek e ka vënë ai që e dirigjon si një marionetë dhe që po e mban peng plot një çerek shekulli Shqipërinë e shkretë, njeriu  për të cilin dikur mbase edhe vetë miku im Visar Zhiti ka pasur iluzionin se është shpëtimtar i Shqipërisë: Sali Berisha.

10 komente në “Kur kryetari i shteti sulmon poetin!”

  1. boom says:

    Ky legen sulmoi femijet shqiptare e jo me nje te rritur. Mund te jete i vetmi president ne bote qe eshte kunder nje parku lojerash per femije.

  2. fida says:

    Ishit ju qe kur degjonit ulurimat e Sali Berishes ne dhjetor 1990 te Qyteti Studenti,per Kosoven Republike,qe do e bente Shqiperine si gjithe Evropa,ngazelleheshit nga ai populist i cmendur,dhe ju ,ju pseudointelektuale ia ngjitet yllin asaj bishe.Tashti,tashti,tju rroje sa malet,dhe mjere ne vdektaret e zakonshem qe na blojti per 26 vjete.Ju intelektuale pizevenge,ju vemje te peshtira socrealiste…

  3. Kici says:

    PËRBUZJE!!!! PËR PRESIDENTIN!!!
    THASHETHEMET E TURPËROJNË!!!??

  4. Aseni says:

    QendrimiI I Agim Vinces eshte I pritshem. Ai ben pjese te kosovaret me qendrim korrekt ndaj politikaneve tane te cmendur, duke deshmuar kaperximin e raporteve krahinore, po dhe kuptimin se ku qendron e keqja jone.

  5. alphade says:

    Demaskoje i ka thene Berishovici , qytetari dixhital me ka
    shkuar se “V. Zhiti ka qene spiun i sigurimit te shtetit ka-
    munist ” ! Kaq desh Nishanlliu yne dhe te zbraze “topat ”
    kunder poetit . Tamam nje don Kishot i shek p. 21 !!
    Dhe kush flet ? Njeriu qe mbrojti me gjoks monumentin e
    Enverit te Shkolla e Bashkuar …..!!!

  6. ZYBER says:

    president leshi……..as per me dhi dhe dele nuk eshte……pa pike personaliteti………no coment….

  7. Thanas says:

    Vleresoni kritiken e drejte qe studiuesi dhe poeti Agim Vinca i ben Presidentit Nishani per vendime e mendime te ulta sot dhe mos e fajesoni per entusiazmin me te cilin mbi 75 % e shqiptareve e priten Sali Berishen si njeriun qe do te krijonte Shqiperine demokratike si gjithe Europa. Sot eshte kuptuar plani Katovica per Shqiperine dhe pushtetaret / politikanet e ketyre 26 vjeteve jane pjese e ketij plani antishqiptar shkaterimtar. Shqiperia ka nevoje per nje permbysje te re, per krijimin e shtet-kombit shqiptar, si e argumenton Shinasi Rama dhe bashkepunetoret e tij ne Bletashqiptare.com…

  8. Thana says:

    Ju lumte pena profesor Vinca.
    Kjo shpifje e Presidentit ndaj Visar Zhitit, poetit te perndjekur dhe te talentuar, bashke me emerimin qe ai i beri z. Xhafaj Ministerter i Brendshem kur ai e dinte se ky kishte qene nje ish punonjes i Sigurimit te shtetit ne kohen e diktatures, tregon se ai dhe klani qe e ka sjelle ne pushtet jane ne krize dhe po shkojne drejt shkaterrimit te vet me turp bashke me variantin shqiptar te planit Katovica.

  9. N. KITA says:

    Or Agim, ma thuaj, pak si konkretisht, përse dikush edhe po të mos jetë, ose të jetë, bujar do të ndihej buburrecë!!!

  10. Emigranti says:

    Zoti Agim, cpret nga nje person qe esht sakat, nga trupi,kjo esht fatkeqesi, pore me keq kur ky mender presidenti esht sakat nga trut.
    Visar ZHiti, i ben nder jo vetem vehtes, shoqeris, por SHqiperis dhe shqiptareve kudo qe jan. Ky soi mileti edhe dy muaj jet ka dhe me pas si dihet as emri dhe as mbiemri, sa sduam tja degjojme sa te jet gjall. Ndersa visar zhiti dote roje edhe shum shum vite i nderuar e r espektuar dhe kur mbas 100 vitesh te mos jet dote ler pas veprat dhe poezit e tij. Ndesa Nishanit as vari sdo ti duket gjekundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje