Kur të bëjnë për budalla sy më sy!

26 Mars 2017, 10:25Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

Pasi është kthyer nga SHBA, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim në çadrën e PD-së.

Ai iu ka thënë protestuesve të PD-së, se është takuar me bashkëpunëtorë të ngushtë të Donald Trump dhe ka marrë mbështetje për protestën që po bëjnë para Kryeministrisë.

“Erdha me zemrën plotë dhe besim të kauzës tonë, me mbështetje nga SHBA dhe Brukseli”, tha ai.

Lulzim Basha në fakt, vështirë të thuhet nëse ka pasur ndonjë takim në SHBA.

Nëse ai nuk do të ishte shfaqur në zyrat e “Zërit të Amerikës”, nuk do ta kishte marrë vesh askush se ishte në SHBA.

Vetë PD, nuk lëshoi ndonjë deklaratë për shtyp, për ndonjë takim të mundshëm të Bashës në SHBA, gjë që tregon se ai realisht nuk ka takuar zyrtarisht asnjë zyrtar amerikan.

Duke qenë se nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për takime, e vetmja gjë që mund të aludohet, është se ai ka kryer takime jo zyrtare me lobistë.

Por, përderisa nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga SHBA, nuk mund të vish këtu dhe të thuash se ke mbështejen e Uashingtonit.

Uashingtoni flet ose nëpërmjet Departamentit të Shtetit, ose Ambasadës amerikane në Tiranë.

Deri më tani, nga Departamenti amerikan nuk ka pasur ndonjë deklaratë mbështetëse për protestën e PD-së, ndërkohë që ambasadori amerikan në Tiranë, përfaqësuesi zyrtar i SHBA-së në vendin tonë, ka kërkuar kthimin e opozitës në Kuvend.

Ndërsa nga Brukseli, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetje, por vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, erdhi në Tiranë dhe kërkoi që PD të hyntë në Kuvend, çka solli reagimin e ashpër të Bashës, aq sa i quajti “bullshit” deklaratat e saj.

I kompleksuar nga dështimi i vizitës së tij në SHBA, Bashës nuk i mbetet gjë tjetër tani, veçse të gënjejë mbështetësit e tij.  Dhe këtë e bën pa pikë turpi, a thua këta janë të izoluar brenda asaj çadrës së ngritur para Kryeministrisë dhe nuk marrin vesh çfarë ndodh.

Fakt është se deri më sot, Uashingtoni dhe Brukseli zyrtar kanë kërkuar nga Basha, që ta nxjerrë PD-në nga çadra dhe ta kthejë në Kuvend. Pastaj se çfarë i thonë nën vesh Lulzim Bashës, “bashkëpunëtorët e ngushtë” të Trump, është një përrallë që vështirë se e beson edhe Liliana me Arbjolën!

15 komente në “Kur të bëjnë për budalla sy më sy!”

  1. Fieri says:

    Basha ia ka futurkot . Asnje njeri te thjeshte amerikan nuk ka takuar. Per personalitete as nuk shkohet mdermend. Keto nuk jane fjalet e mia,po te nje shoku ,me te cilin komunikova mbreme me skajp nga Amerika. Pastaj si iu mer mendja Ju,o popull , po te kishte takuar ndonja qofte dhe keshilltare te Trumpit,nuk do kishin botur fotot? Hic.ore hic, nuk ka takuar njeri. Madje edhe te “Zeri i Amerikes” nderhyri Elez Biberaj qe foli,sepse edhe atje nuk ishte planifikuar te fliste. Edhe atje i shkuan djerset vuuuuuu. Donte t’na shante dhe votimet e ketyre 70 vjeteve,po edhe aty deshtoj. ” Megjitheate zgjedhje jane bere”-i tha gazetari. Si duket Basha kujtoi zgjedhjet e 26 Majit 1996 dhe e mbylli. Gazetari kishte mundesi ta pyeste se c’mendim kishte per zgjedhjet e 26 majit 1996 si dhe perse nuk i hapen kutite e votimit me 2005. E c’do te thoshte i ziu LUli? Te lavderonte 1996-ten apo Ruzhdien e 2005. Te dyja per ibret jane . C’te thoshte i biri i tetes…….

  2. Fatosi-kosove says:

    Dikur te vjetrit na thonin se sa ka budalle i “menquri” jeton,por ama ky i “menquri” qe shtrydhe budallenjet nuk eshte i menquri qe shqiptaret e duan por eshte nje grusht njerezish si ky i “menquri” i tyre qe qeshin edhe kur i genjen edhe kur i mashtron edhe kur luan me ta si macja me miun,dhe i mbushin mendjen se akoma ka njerez afer veti qe te beje edhe ndonje krim te radhes,edhe ndonje vrasje edhe ndonje Lazarat tjeter,ku pa fije turpi para atyre “qytetareve” te qadres i thot botes qe nuk e shofin ne TV sepse u dhamin syte dhe koka nga ai se droga dhe krimi drejtohen nga Rama,komuniste e neokomunistet,por se e gjithe bota por edhe ata “qytetaret” e qadres e dijne se Lazaratin e ka krijuar luli me baben e tij sali,krimin dhe vrasjet i ka bere ai se bashku me baben e tij sali,dhe komunist i vetem ne shqiperi eshte baba i tij sali berisha,dhe vrases ateher e vrases edhe tash ne demokraci prandaj kur krimineli shan te tjeret duhet te ndihen krenar te sharet sepse nuk i takojne te njejtti grup e ky eshet mbi 90% i shqiptareve apo thene thjesht ne kete grupin qe mashtron veten dhe genjen “qytetaret” e qadres jane vetem rreth 10% e anetareve te PD-s,prandaj shqiptaret duhet te jene krenar qe kane dy kryetar te PD-s dhe qe te dy vrases,kriminel,drogerash dhe ish komunist.

  3. Zefi says:

    O Fierak ti qenka tamam i trashe se kete titull qe ke venene koment don qe te na beshedhe neve budallej !!! Nga Fieri ky budallai i Fierit e ditka se c’ka bere Basha ne Amerike sikur te kete qene ne ndonje lagje te Mbrostarit dhe per tu bere i besueshem flet percart duke na thene ” ne budallejve” se ka komunikuar me nje shok mbreme ne skajp ne Amerike. Pra ti o budalla i Fierit qenke i vecante nga mendja se e merr shokun tend ne Amerike dhe e pyetke per Bashen dhe shoku jot fierak ” qe punon ne Shtepine e Bardhe” te thote ty se Basha nuk paska takuar asnje amerikan te thjeshte ” por ka takuar vetem Fierakun shukun e Fierit. Sa gomar qe qenke o Fierak !
    E shikon ore budalla se nuk mund te na besh ne budalla si puna jote o Fieri qe si puna e ketij ka me shumice qe kenaqen me fjalet e tyre!
    Qenke loqke fare ore FIERI

    1. Bardhi Tolabi says:

      O Zef!
      Keni shume te “drejte” te mos e degjojme ate Fierakun.Te lutem ty si me i mencur dhe me me shume dijeni,sepse sic “duket” keni qene ne stafin e Lulushit,na trego pak per ato “takimet” dhe mundesisht,na i trego dhe me “fotografi”….

  4. DALTON says:

    Zoterinj SHqiptare Lulezim Basha,eshte viktime ne PD ai nuk shkoi ne Amerike per nji te padrejte qe I behet popullit dhe ati vendi ,por shkoi per te mbrojtur te padrejtat qe I ka bere Lulezim Basha dhe Sali Berisha ,Bujar Nishani dhe Ilir Meta ,Fatmir Mediu dhe Arben Ristani e te tjere qe duhet nji dite te tere ti komentosh bemat e ketyre (KILLRAVE) te cilet po hiqen zvarre dhe mundohen te mbulojne “mutin me shurre”,por keta zoterinjte kujtojne se valle a I njofin delet cfare “bari “kane pasur dhe shkojne ne Amerike dhe ne Bruksel,por ce do se u kethyhen si “dhelpra me bisht ne shale”ky eshte Lulezim Basha I vertete me comp.Prandaj hapni syte ne votime se fati eshte ne doren tuaj votoni per tu futur SHqiperine ne Evrope dhe jo per ta lene jashte saj,kjo do te varet nga ju dhe jo nga nderkombetaret.

  5. Drejtësia says:

    Po lereni ore idjotin të kënaqet me gëneshtrat e tij.

  6. Mark Tuen says:

    E kini gabim. Ne Amerike takoi republikanin Fatmir Mediu, i cili me gjithe se ishte i zene me problemet e vajzes gjeti kohe te shoqeronte Lulin ne restorant dhe hotel.

  7. Fajin e ka Berisha qe duhet te largohet nga Parlamenti dhe parlamenti te kete mbi 50 leber vlonjate se jane me te zgjuar se krahinat e tjera

  8. Alban says:

    Te vjen keq qe akoma ka njerez qe besojne nje kete bande shkateruese tradhetare.
    Fali o Zot se nuk dine se cfare bejne.
    Dihen krimet, vjedhjeve, tradhetite vetem kush nuk tru nuk e pranon ose kush eshte antishqiptar.
    E harruat takimet e lulzime bashuqit ne kishat ortodokse Helene ne Amerike ?
    22 Mars 2016 ne Greece orthodox archdiocese of America .new York .
    Kjo tregon betimin qe ka kjo bande antishqiptare qe muaji Mars tregon rizgjimin keta duan vdekjen.
    Ju lutem gazeta lejoni komentin flm

  9. Fieri says:

    Te falenderoj Zef per komentin qe ke shkruar. Ato qe kam shkruar ne koment jane te verteta,por me jep kenaqsine sepse fjalorii perdorur nga ju ,eshte kopje e fjalorit te lulzim Bashes dhe e Sali Berishes. JU kini dhene mendimin tuaj ,ashtu si une timin,ndaj u them: Faleminderit dhe respekte kushdo qe ini. Qe te pasuroni me shume fjalorin rrini sa me shume ne Cader.

  10. Llaksi says:

    KA DY GJERA.O ESHTE I MARRE O BEN VETE.

  11. Bardhi Tolabi says:

    Miq te shtypit!
    Morrem vesh “mbeshtetjen” e SHBA-ve per Lulushen,tani na mbetet te marrim vesh ate mbeshtetjen tjeter te BE-se.He Lulushe,te keqen,na fol,si dole nga takimi ne PPE,sa mbeshtetje more nga ata,se nga Amerika e di,more tri “mbeshtetje”,more ti mbeshtetje,mori PD-ja mbeshtetje,moren cadristet mbeshtetje.Nuk mora vesh,a morret “mbeshtetje” per ndonje nga ceshtjet qe derdellit dite per dite ne ate cader?Per kete nuk na the gje.Prandaj te lutem,kur te na flasesh per mbeshtetjen e PPE-ve ,na i shkoqit ca me mire keto “mbeshtetjet”….

  12. Ilir says:

    Perse duhet te vegjetojne Xhon Megou-t ne Shqiperine e pas 90-es, perse ?
    Ky Lul Basha eshte pjella me e re qe na hodhi ne ambjentet tona, te shqiptareve baba Xhon Megou. Xhon Megou vet eshte bere dalje prej kohesh, por nga inati, sikur nje person inatcor, Ai hedh mbi trojet tona sozite e tij. Kur do te mar fund kjo hakmarrje e tij, kur?
    – vetem atehere kur mbi trojet shqiptare te vigjelojne shqiponjat, per te mos lejuar asnje dhe asgje antishqiptare qe te guxoje te perdhose trojet tona.

  13. Tonini says:

    Ne shkoder tregojne nje barcalete,ku nje person,qe ishte i semure per me rrejt,nje dite i hypi autobuzit urban ne bahcallek,lagje ne hyrje te Shkodres dhe filloi te tregonte nje rrene,rrena e tij filloi te interpretohesh ne autobus ne menyra te ndryshme sa ne nje moment nje variant te saj po e ndigjonte dhe ky dhe kur arriti ne fermentim,stacioni i fundit i linjes,filloi qe rrenen qe trgoi vete ta besonte,jo ma te rresh ne A.merike dhe te mos e besosh ne Shqiperi.

  14. mersin peza says:

    Luli e di kete por cfare te beje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje