Nje moment reflektimi per FSHF?

26 Mars 2017, 15:05Blog TEMA
Nje moment reflektimi per FSHF?

Roland Luçi

Qe futbollin si loja me popullore te pakten ne Europe nuk e lene te luhet ashtu si duhet pikerisht ata qe duhet te kujdeseshin per mbarevajtjen e tij, eshte fakt i njohur.
Pikerisht FIFA me disa nga rregullat e saj idiote ben qe nga duelet sportive te mos dali fituesi i merituar, por ai qe konceptohet i tille nga arbitri duke ja lene ne dore nje personi dhe interpretimeve te tij vendimmarrjen finale. Rastet spekulative sidomos te prekjeve te topit me dore ne zonen e rreptesise, offside-t e ashtuquajtura pasive, denimet e dyfishta penallti + karton i kuq si dhe mosperdorja e teknikes ndihmese si ne shume sporte te tjera, jane kocke qe i ka mbetur ne fyt futbollit dhe po i merr frymen. Dhe nje nga arsyet e nje nosnsensi te tille eshte se kjo loje magjike eshte ne dore te disa burokrateve te ndryshkur qe e shohin ate vetem si nje mjet fitimi, thatesisht si nje biznes te zakonshem.
Ne morine e vendimmarrjes se gabuar eshte qendrimi i organeve perkatese te disiplines te FIFA-s, UEFA-s dhe asaj qe ne na intereson se pari, FSHF-s ndaj veprimeve huligane, antisportive ne stadiume. Keto organe ja fusin teper per shkurt dhe kane gjetur loje me denimet afrofe, masive te gjithe publikut sportdashes te qyteteve shqiptare duke i penalizuar ato pa kurrfare te drejte e logjike, duke shkeputur futbollin nga tabani ku ai ka lindur dhe ekziston, duke i kthyer shume ndeshje nga arena te shpalosjes se entuziazmit dhe emocioneve pafund, ne kortezhe heshtjeje mortore me denimet drakonike te pajustifikuara nga asnje kendveshtrim.

Nje ngjarje e papelqyer ndodhi se fundi ne Palermo e kryer nga nje grup i caktuar tifozesh shqiptare qe me sa duket per arsye banale tentuan te penalizojne FSHF-ne, Kombetaren tone dhe gjithe opinionin tone sportadhes. Dhe me te drejte FSHF reagoi ashper duke denuar fajtoret, duke kerkuar vendosjen e tyre para pergjegjesis dhe kryesorja duke kerkuar te behet diferencimi i tyre nga masa e madhe e paster spordashese shqiptare qe mbetet me imazh te pacenuar nga keto veprime – si thuhet – te veçuara e te izoluara.
A ka te drejte FSHF?
Qe te kete te drejte, duhet te jete e ndergjegjshme per ate qe ben, te jete dhe e ndergjegjshme dhe kritike dhe per veprimet e veta ne te shkuaren e afert, fare te afert, ndaj dhe une dyshoj se qendrimi i ashper (dhe i drejte) ndaj akteve te papergjegjshme ne Palermo kane ne thelb interesa pragmatiste dhe jo analize profesionale dhe qytetare te fenomenit duke tentuar te amortizoje reagimin e FIFA-s ndaj saj dhe shmangjen e nje denimi te mundshem me zhvillim ndeshjesh te Kombetares pa publik, i cili do te ishte nje shock per masen e gjere sportadeshese shqiptare. Bile me teper se kaq po te kemi parasysh rolin specifik perfaqesues mbarekombetar te ekipit tone perfaqesues.
“Askush nuk mund ta njollose kete imazh as tani dhe ne asnje moment. Nderi dhe emri i mire i Shqiperise dhe shqiptareve vlejne me shume se cdo gje tjeter”, shprehet FSHF. Me te drejte, kuptohet!
Por po aq e drejte eshte qe as emri i Shkodres, Tiranes, Vlores, Korçes, Peshkopise… nuk mund te njolloset nga disa vagabonde!
Por ndoshta sherben ky precedent si nje reflektim i saj, i Komisionit te saj te Disiplines ndaj ngjarjeve te ngjashme duke ndikuar keshtu direkt qe atmosfera festive futbollistike te ndihet e plote ne metropolet tona te futbollit duke e ruajtur aplikimin e denimit te luajtjes ne stadiume bosh vetem ne raste ekstreme qe shpresojme te mos ndodhin.
Duke mbeshtetur reagimin e FSHF, te shpresojme njekohesisht se dhe FIFA do te tregohet e logjikshme kete here duke denuar fajtoret e vertete dhe jo ata per te cilin eshte destinuar loja te cilen ajo e administron!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje