Hungari, Orban: Universiteti i Soros-it ka shkelur ligjet

31 Mars 2017, 17:22Bota TEMA

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi se Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) që financohet nga George Soros, ka shkelur ligjet.

Lideri që së fundmi i ka dalë shumë herë kundër politikave unitare të BE-së ka akuzuar “Universitetin e Sorosit” se dëmton shtetin.

Deklarata e tij u bë në fjalimin javor në radion shtetërore të Hungarisë, ku ai shtoi se edhe shumë universitete ndërkombëtare po punojnë ën dëm të shtetit.

“Sipas një hulumtimi të realizuar nga Ministria e Arsimit, shumë universitete ndërkombëtare shkelin ligjet. Këtu përfshihet edhe ‘Universiteti i Sorosit'”, deklaroi Orban.

Vetë kryeministri hungarez u diplomua në Oxford me një bursë të marrë nga George Soros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje