– Miku im Skënder, lexova editorialin e djeshëm në Javanews, në 4-vjetorin e marrëveshjes apo koalicionit PS-LSI. Ju ishit tejet kritik sidomos me LSI-në. Pse?
– I nderuar Xhevdet, së pari ju falënderoj për mundësinë që më jepni, për t’u shprehur për lexuesit tuaj. Shoh se ju paska rënë në sy toni kritik i shkrimit tim të fundit dhe kjo e ka një arsye. Unë nuk bëj pjesë tek ata persona që nuk besojnë në gabimet e qeveritarëve. Përkundrazi. Politika shqiptare është e njollosur nga faje e përgjegjësi të rënda në këto 26 vjet, që kanë shkaktuar rritjen e kostove, vuajtjeve e vështirësive, në rrugën drejt normalitetit dhe demokracisë. Në këtë optikë futet pa dyshim edhe qeveria aktuale Rama, e cila përveç reformave të padiskutueshme për nga impakti dhe pesha që ka ndërmarrë, ka krijuar plot gropa dhe vakum në rrugën e saj katërvjeçare. Eshtë në filozofinë e jetës, që sukseset dhe dështimet të qëndrojnë pranë e pranë, në kurrikulën e një organizmi kompleks, siç është qeveria e një vendi.
Një komponente e kësaj qeverie, ajo që përfaqësohet nga LSI, gjykoj se ka pasur një rol dhe një qasje specifike, që vlen të analizohet. Shprehem kështu, meqë pyetja juaj fokusohet tek LSI dhe pa i ikur aspak analizës së krejt kabinetit Rama. Kur vërejmë rolin e Lëvizjen Socialiste për Integrim në qeverisjen e katër viteve të fundit, duhet të kemi parasysh se flasim për një forcë politike që po le pas, de facto, vitin e tetë në pushtet. Pra, nëse për Edi Ramën dhe ministrat e tij vlen të komentohet, me të drejtë, koeficienti i konsumit të imazhit, mendoj se kjo vlen edhe më tepër për performancën e zyrtarëve të LSI dhe të vetë kësaj partie, në dy mandatet e fundit.
– Dakord, Skënder, po pse duhet te jeni aq kritik me një forcë politike si LSI-ja?
– Le t’i shohim zhvillimet me qetësi. Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti që e ka evituar me kujdes përfshirjen në ato që shihen si kostot e një qeverisjeje. E bëri këtë edhe gjatë bashkëqeverisjes me PD, por kjo është veçanërisht e dukshme në katër vitet e fundit, kur LSI dha rregullisht përshtypjen se kishte të bënte pak ose aspak me fushatën e mbledhjes së faturave të energjisë, reformat territoriale, arsimore dhe atë në drejtësi. Për të cilën ka jo pak persona që e kritikojnë se u përpoq madje ta pengojë, duke imponuar (siç po bën edhe sot me zgjedhjet), përfshirjen e sforcuar të opozitës në tryezë, edhe kur kjo e fundit nuk shfaq asnjë dëshirë për kompromis.
Në këtë optikë, jam shprehur se pas sherrnajës në distancë që po konsumohet këto orë mes palësh që për gati katër vjet nuk shkëmbyen thuajse asnjë polemikë publike, duket me vend që të ketë një reflektim dhe një vendimmarrje të qetë dhe objektive. E cila, sipas mendimit tim, konsiston në verifikimin elektoral të veçuar të dy partive më të mëdha të koalicionit, PS dhe LSI, në zgjedhjet e 18 qershorit.
Personalisht nuk shoh asnjë dramë në një garim të ndarë të këtyre dy forcave politike. Aq më tepër sot, kur me të drejtën legjitime që i jep statusi që ka, LSI po hedh idenë e marrjes së postit të kryeministrit. I cili, mendoj se duhet fituar duke dalë parti e parë në një fushatë më vete kundër dy partive historike, e jo në një “kazan” votash, siç mund të jetë ai i një koalicioni. Kjo është në mënyrë të përmbledhur edhe esenca e kritikave që ju kanë tërhequr vëmendjen në shkrimin që përmendët.
– Skënder, pikërisht sot, më 1 prill, skadon një marrëveshje e firmosur katër vjet më parë mes PS dhe LSI-së. Çfarë note do t’i vinit këtij bashkëpunimi katër vjeçar?
– Xhevdet, për të gjykuar një projekt politik, ai duhet vendosur në një kontekst krahasues. Marrëveshja e 1 prillit 2013, ka qenë një hap që hidhej pas një tetëvjeçari qeverisjeje të djathtë, prej të cilit katër vitet e dyta, ato të mandatit të fundit Berisha, lanë pas shumë trauma, pikëpyetje dhe pakënaqësi popullore. Gjë e cila u vërtetua edhe nga rezultatet e zgjedhjeve të atij viti.
Nëse duhet vendosur medoemos një notë për produktin e marrëveshjes së 1 prillit, do të thoja se ajo është padyshim kaluese. Megjithëse njëri nga komponentët e marrëveshjes vijon të hezitojë për ta bërë bilancin e mandatit që ajo prodhoi, mund të thuhet se do të mjaftonin reforma në drejtësi dhe ajo territoriale, për ta nxjerrë nga banaliteti dhe rutina e zakonshme e një qeverisjeje, mandatin katërvjeçar që po lemë pas.
Natyrisht kjo do të ishte një analizë e pjesshme, nëse nuk do të merrte parasysh atë që u premtua dhe nuk u arrit në këto katër vite. Gjendja ekonomike vijon të jetë e vështirë, papunësia është sërish një plagë e rëndë, kurse kanabisi me imazhin e tij negativ, ka vënë seriozisht në pikëpyetje aftësinë e shtetit për të funksionuar dhe reaguar ndaj të keqes.
Për t’ju kthyer nocionit të kontekstit krahasues që përmenda në fillim, kam mendimin se Rama dhe Meta mund të vazhdojnë edhe sot, pas katër vjetësh, të kenë të drejtën të përdorin shprehjen e njohur “nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”. Kam idenë se është një logjikë që i shkon për shtat fotografisë politike të Shqipërisë në këtë mars të vitit 2017, katër vjet pas marrëveshjes që prodhoi shumicën që na udhëheq.
– Atëherë, ndërkohë që “i tmerrshmi Berisha” vazhdon të jetë një rrezik për demokracinë shqiptare, a nuk është normale që koalicioni PS-LSI të vazhdojë edhe për katër vitet në vazhdim?
– “I tmerrshmi Berisha”, siç e quani ju, është një politikan që tashmë e ka bërë kohën e vet. Berisha sot është një kosto, jo edhe aq për skenën politike kombëtare, sesa për atë pjesë të saj që ka emrin Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithsesi nuk jam dakord me idenë se meqë në njërin krah qëndron një politikan “i tmerrshëm”, pjesa tjetër e spektrit duhet të përdorë çfarë t’i vijë në dorë dhe në mendje për ta hequr atë qafe. Aq më keq, të kopjojë qoftë edhe pjesërisht kundërshtarin e saj. Përballë Berishës, stilit, qasjes dhe ofertës së tij të vjetër, duhet përdorur forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, siç thotë diku ish-Presidenti Bill Klinton.
Rama dhe më pak se ai Meta, kanë bërë këto vite, në momente të caktuara, gabimin e adoptimit të elementëve të caktuar të stilit politik të Berishës. Arroganca, kulti i individit, hermetizmi dhe mungesa e vendimmarrjes kolegjiale janë vërtet aspekte identifikuese të portretit politik të ish-kryeministrit Berisha, por këto anë negative i gjejmë edhe te dy arkitektët e 1 prillit 2013. Rama i sotëm, me daljet e tij të përditshme publike “kilometrike”, sjelljen shpesh të ashpër e shpërfillëse në parti, qeveri, media e rrjete sociale, apo Meta me kultin e individit që ka kultivuar brenda LSI, frymën e ngushtë partiake e klanore dhe tërheqjen maniakale ndaj skemave e teorive politike konspirative, dëshmojnë se nuk janë aspak të imunizuar nga stereotipi plot defekte i politikanit shqiptar të viteve ’90, që personifikohet më së shumti në karrierën dhe imazhin e zotit Berisha.
– A do ta mirëprisnit dhe përshëndesnit një marrëveshje të re Rama-Meta?
– Nëse një marrëveshje do të ketë, ajo do të duhet gjykuar mbi atë që do hidhet në letër. Pra, mbi objektivat që do të përcaktojë, mekanizmat që do të ndërtohen për zbatimin e saj, rrugët për të dalë nga qerthulli i krizave ku ndodhemi ende sot, pa një reformë të drejtësisë të miratuar, me një ekonomi të brishtë, një sistem të dëmtuar rënda nga korrupsioni dhe një situatë rajonale të paqëndrueshme etj.
Personalisht nënvizoj se më intereson pak nëse kjo marrëveshje do të startonte para apo pas zgjedhjeve. Sepse siç e thashë edhe më lart, kam gjykimin se palët kanë tashmë nevojë për një ballafaqim të qartë dhe transparent me vullnetin e zgjedhësve shqiptarë më 18 qershor. Gjithnjë, nëse atë ditë do të ketë votime.
Në përmbyllje mendoj se binomi PS-LSI përbën ende sot, pas katër vjetësh, ofertën më të mundshme për të fituar, nga pikëpamja numerike, në 18 qershor, në kushtet kur opozita vazhdon të fokusohet tek evitimi e shtyrja e zgjedhjeve, për shkak se ende ndjehet jo e gatshme për t’u ngjitur në karron e pushtetit.
Bisedoi Xhevdet Shehu – DITA
meta ka bere mareveshje me berishen pa lene pushtetin kur ishin bashke,prandaj e quaj gjarper,ai duhet varur per gjuhe,ku je o enver se per ate pune ishe.
ahahaha, pse te jemi kritike ndaj LSI. qe tingellon si ndonje semundje seksuale ose sic e njohim ndryshe Kanceri i Shqiperise.
Kush ka koe=he te lexoje carcafe me shkronja por ku permendet LSI ska nevoje per shume mend.
Nje koalicion i perseritur apo ne koalicin me LSI do ishte fundi i Shqiperise dh Edvin rAMES.
undefined
Pamvaresisht nga gabimet, mangesit e mosralizimet e nonje premtimi, per shkaqe objektive e subjektive, kualicjoni PS – LSI, dhe qeverisja e kesaj mazhorance, jan nga me te sukseshshmet e te gjitha qeverive te te djathta e te majta gjat ketyre 26 viteve tranzicjon.
Edhe pse LSI. ka cfaqur tedenca per nje dukuri gjoja pozitive ndaj qendrimeve te PS per rreformatt e ndermara, qe per fatin e mir te shqiptareve, kan filluar ti japin efektet ne interes te qytetareve, tek qendrimi ndaj disa rreformave, sidomos asaj te drejtesis, LSI, Ilir Meta dhe deputetet e saj, kan mbajtur qendrime jo korekte, biles ne disa raste kan krijuar coroditje ne qendrimin si mazhoranc. Me shum kjo dukuri esht spikatur ne qendrimin ndaj rreformes ne drejtesi dhe vettingut qe jan shpetimtaret e te ardhmes te shtetit ligjor, ekonomis, dhe mirqenjes te qytetareve, pa folur per disa ministra qe ne vend te mbajn pergjegjesi, per mosralizimet e ministrit perkatese, sic jan ajo e drejtesis, bujqesis, transportit, e ambjentit, ministrat perkates, kritikojn qeverin ne teresi, SHije te hidhur ka len edhe qendrimi i kryeparlamentarit Ilir Meta, sidomos me i spikaturi ka qene mbeshtetja qe i ka dhen kryeprokurorit Adriatik LLalla duke e mbrojtur nga kritikat e ambasades amerikane per shkeljet qe ka ber duke cfrytezuar kariken e kryeprokurorit, per keto shkelje ju anullua edhe viza hyrse per ne SHBA, LLalles i cili jasht cdo ligji, dergoi gruan te lindi ne Amerik, vetem qe femia te merte nenshtetesin Amerikane, dhe disa dhjetra gjukatesve e prokuroreve qe kishin qellim, ndoshta moskethimin e shqiperi, pa folur per mosehapjen e dosjeve dhe hetimitmin e peshkaqeneve te medhenj qe e kan shkateruar SHqiperin. Lekundje, dyqendrime te zotit Meta kemi ven re edhe ne qendrimin e tij ndaj deputetit Sali Berisha qe e ka kethyer parlamentin ne aren komedish, duke e lejuar te ngrihet e te ulet me dhjetra her ne cdo dit pune te kuvendit, duke share e fyer kundeshtaret me nje fjalor rrugaceror, jasht kohes se rregullores dhe kur se ka nderprer, keshtu esht krijuar nje imazh i keq ne opinjonin e shqiptareve neper bote nga ky qendrim e leshim qe i behet Saliut. Lekundje jo per mir te Metes jane ven re edhe ne qendrimin ndaj rreformes ne drejtesi dhe vettingut, me lloi lloi deklaratash.
Megjithate e theksojm edhe nje her se ne teresi ky kualicjon megjith problemet qe ka patur esht nga me te miret dhe dote jet akoma me mire per rrelizimin e rreformave te ndermara dhe atyre qe dote ndermeren ne te ardhmen, per forcimin demokracis, eshtetit ligjor, retjes te ekonomis dhe mirqenjes per qytetaret. Nje qeverisje e perbashket PS – LSI, mbas miratimit te vettingut, dota bejn SHqiperin dhe shqiptaret , pjes e BE. Deshirojm dhe urojm qe zgjedhjet te mbahen ne 18 Qershor dhe kualicjoni i sotem te konsolidohet dhe te sjell te gjitha ndryshimet e priteshme per mir.