Nga Met Dervishi
Sali Berisha, në spektaklin e tij të sotshëm te bunkeri, inskenoi sërish vrasjen publike të kryeministrit.
Kësaj radhe, kjo vrasje erdhi në dy versione:
Njëri, versioni revolucionar, ishte ai me leckat e kufomës së kryeministritit që, sipas tij, do të krehin ujërat e Lanës.
Tjetri, version i mëshirës, ishte kalbja e tij në burg, pra gjithsesi, shndërrimi dalëngadalshëm i një trupi në kufomë.
Natyrisht që kemi të bjëmë me një njeri që jeton gjendje halucinante, madje me një njeri krejt të veçantë që dhe mëshirën e përfytyron si kalbëzim.
Dhe natyrisht që është problem psikiatrik kjo prirje e kahershme Sali Berishës për kufomat, që duket, lidhet dhe me profesionin e tij të vjetër të mjekut të frikshëm.
Por nuk është vetëm problem psikiatrik transferimi i kësaj prirjeje në politikë që çon në versione të tilla halucinante të mëshirës, të cilat do t’i kishte zili dhe Danteja për Ferrin e tij.
Dhe këtu vijmë te duartrokitjet e publikut që e rrethon. Në këtë rast kemi pasur një masë rrethore në një çadër-bunker që i duartroket gjendje të tilla.
Gjatë gjithë këtyre viteve kemi pasur dhe mijëra e mijëra njerëz nëpër sheshe që kanë bërë të njëjtën gjë: kanë duartrokitur.
Këto janë instiktet e turmës që mobilizohen për vrasje.
Sali Berisha, në spektaklet e tij agresive, gjithnjë ka alternuar gjendjet e tij halucinante me gjendjet emocionale të turmës. Kjo shpjegon dhe mbijetesën e tij në politikë, sa ç’shpjegon dhe faktin që turmat janë gjithnjë “vrasëse” kur nxiten për revolucione. Madje janë të tilla dhe në mëshirën e tyre.
Por, përveç turmave, në Partinë Demokratike ka dhe deputetë, ka dhe kryesi, ka dhe Këshill Kombëtar. Që kur janë në turmë, është e qartë që kontrollohen dhe ata prej emocioneve të turmës e duartrokasin, pa qenë të vetëdijshëm.
Por, kur nuk janë në turmë, çfarë mendojnë këta?
Shpërthimi i sotshëm ishte përgjigja që Sali Berisha i dha rezolutës së kongresit të Partive Popullore Europiane, sa ç’ishte gjithashtu përgjigje për deklarimet e zyrtarit të lartë amerikan të Departamentit të Shtetit.
Urrejtjen për këto deklarime Sali Berisha e transferoi te kryeministri shqiptar që shndërrohet kësisoj në kufomë në dy versione, njërin për kongresin e Partive Popullore Europiane, tjetrin, për Departamentin e Shtetit.
Ai është me kongresin e Partive Popullore europiane kur ato deklarohen të favor të tij, sa ç’është dhe me Departamentin Amerikan të Shtetit kur ai deklarohet në favor të tij. Në të kundërt, ai u kthehet halucinacioneve me kufoma.
Por, dhe nëse deputetët e Partisë demokratike, Këshilli Kombëtar dhe institucionet e tjera të saj e duartrokasin Sali Berishën, atëhere dhe ata janë si Berisha: euroamerikanë sa herë janë në pushtet dhe mbështeten prej tyre, antieuroamerikanë sa herë ndodh e kundërta.
Po, në të dy rastet, nuk janë as me frymëzim europian, as me frymëzim euroatlantik. Që, ashtu si Lulzim Basha gjeti aleat në kongresin e Partive Popullore Europiane Orbanin antieuropian apo Gruevskin prorus, duhet të kemi dhe ne një parti antieuropiane dhe proruse këndej nga viset tona.
Më në fund, pas njëzet e ca vjetësh, nga fytyra e Sali Berishës po bien maskat për të gjithë, se edhe Bathorja po e kupton teatrin me maska të liderit të vet të dikurshëm.
Dhe për të qenë në nivelin e bastionit të tyre të djeshëm, deputetët e Partisë Demokratike duhet të pozicionohen sot: nëse janë me Europën dhe Departamentin e Shtetit të hyjnë në parlament, nëse janë me Sali Berishën, Gruevskin e Orbanin, të presin votimet e ofertës së liderit të tyre që edhe mëshirën e përfytyron me kufoma.
Gjate gjithe veprimtarise se Tij Sali Serbi ka qeruar ,vrare perzene,syrgjynosur,te gjithe ata qe e kundershtonin apo ishin rivale te Tij.Nje graduat i Larte i Policise me ka treguar se kur drejtonte nje grup te Forcave Speciale ,ne kohen e Revoltave ne Vlore.,ne vitin 1997,ishin perballe nje turme protestuesish vlonjate .,bashke me ta ishin dhe Skender Gjinushi dhe Neritan Ceka.Oficerit i erdhi urdheri te rembente Skenderin dhe Neritanin ,ti fusnin ne nje motoskaf dhe ti hidhnin ne mes te Detit.Po Oficeri ishte njerzor dhe kishte simpati per te dy politikanet ,dhe u pergjigj se nuk i kap dot se jane te rrethuar nga Banoret e Vlores.Kete menxyre Sali Serbi e ka perdorur me shume njerez te tjere qe ka dashur ti heqe qafe,sikurse deshmon dhe ish Bodigardi i tij Izet Haxhia.Prandaj Ky Kriminel duhet patjeter te ndeshkohet se sa te kete fryme do te punoje per renimin e Shqiperise dhe per te rimarre Pushtetin.
Egersia qe Sali Berisha cfaq ndaj Edi Rames e te tj. eshte teper e frikeshme per te Tijte, pra kreret e PD dhe deputetet e Saj. Kujto midis te shume krimeve qe Ai ka kryer edhe brenda PD-se : Azem Hajdari dhe S.Olldashi.
Keshtu i nderuar mik, thirrja juaj per ndryshim nga brenda te PD-se, nuk mund te kete = eshte ngjarje e pamundur.
I ngelet Popullit, ndryshe Turmave qe te vendosin. Ajo qe ju e quani turme te Cadres, nuk eshte e tille, jane elita pa pushtet, ose me pushtet te humbur qe nga v.2013.
PD ishte dhe eshte nje bande teroriste,
ata sjane me asnje,
mund te kalojne mbi kufoma, kushdo e sido qe te jene ato,
vetem e vetem per te realizuar pangopesine,urejtjen infrioritetin, injorancen,krimin, vjedhjen,ghithcka djallore.
Me vjen keq per nje pakice idealistesh ku dhe sot e mbas kaq vitesh se kane kuptuar akoma,
se ke e ku besojne, ke mbeshtesin.
E PA BESUESHME.!
SI MUND TË MOS KETË REAGIM NGA FORCA POLITIKE TË CILËS I KËRCËNOHET ME JETË LIDERI?? PO NGA QEVERIA TË CILËS MUND TI VRASIN KRYEMINISTRIN!!??
MENDONI QË BERISHA BËN SHAKA!!??? APO ËSHTË I ÇMENDUR!!???? SE PO MENDONI TË DYTËN, TË ÇMENDURIT TË VRASIN DHE SI DËNON LIGJI!
OPOZITË MJERANE.!
Për të zezën tonë.!
TURP ,PËR PJESËN E SHËNDOSH TË OPOZITËS.!