Drejtori i TIA: Në 5 prill dhe 10 maj, mbërrijnë 2 kompani fluturimi low cost në Tiranë

3 Prill 2017, 17:04Sociale TEMA

Përse biletat e fluturimit nga Rinasi janë më të shtrenjtat në rajon?

Përse shumë qytetarë e shmangin aeroportin “Nënë Tereza” për të udhëtuar nga Shkupi apo Podgorica?

Drejtori Ekzekutiv i TIA, Rolf Castro Vasquez në një intervistë të dhënë për Ora News sqaron pritshmëritë pas hyrjes në treg të dy kompanive low cost në 5 prill dhe 10 maj.

Sipas tij, 5-6 taksa rëndojnë brenda çmimit të një bilete për pasagjerët e Rinasit, ndryshe nga vendet e rajonit.

Drejtori i TIA sqaron edhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me sigurinë e aeroportit të Rinasit, marrëdhëniet me policinë e shtetit, marrëveshjen koncesionare me qeverinë shqiptare dhe projektet për aeroporte të tjerë në Shqipëri.

Intervista e plotë: 

Aeroporti i Tiranës është akuzuar shpeshherë për çmime të larta biletash. Në muajt në vijim   pritet   të   kemi   edhe   kompani   low-cost të cilat   do   të   fillojnë   të   operojnë   në Shqipëri me fluturime drejt Amsterdamit apo Budapestit. Në fakt, po afron edhe sezoni pushimeve dhe fluksi i pasagjerëve pritet të shtohet. Çfarë do t’i ofrohet pasagjerëve, qytetarëve, shërbimin që ata presin?

Ju falenderoj për intervistën. Është një kënaqësi të flas për kompanitë low-cost për arsye se aktualisht 50% e fluturimeve tona janë fluturime low-cost me linjat ajrore Pegasus, BluePanorama, Albawings, Mistral Air, etj. Ajo ç’ka është më e rëndësishme, tashmë kemi shoqërinë ajrore Wizz Air e cila operon fluturime drejt Budapestit dhe Transavia me fluturimet drej Amsterdam kështu që presim bileta akoma më të lira. Gjithashtu, dua t’ju them se është shumë e rëndësishme që biletat të prenotohen paraprakisht. Një shoqëri low-cost nuk ofron bileta të lira të prenotuara afër datës së fluturimit prandaj merrni masa duke bërë prenotimet të paktën 3 muaj përpara dhe kështu do të kuptohet se low-cost operon edhe në Tiranë.

Cilët janë komponentët që përcaktojnë çmimin e një bilete fluturimi nga shoqëritëajrore?

Aktualisht janë një sërë komponentësh shtesë, të përfshirë në një biletë, përveç kostos së vetë kompanisë ajrore. Tarifës bazë të biletës i shtohet edhe tarifa e kontrollit të sigurisë, taksa e kalimit të kufirit e cila konsiston në 10 euro, tarifa aeroportuale, tarifa e karburantit që shoqëritë ajrore e përfshijnë në çmimin e biletës dhe në rast të fluturimit tranzit, pasagjeri duhet të paguajë për taksën aeroprtuale si dhe tarifën e kontrollit të sigurisë të aeroportit pritës. Pra, janë 5 deri në 6 komponentë shtesë në çmimin e një bilete.

Shumë pasagjerë zgjedhin për të udhëtuar nga Podgorica apo nga Shkupi. Përse shmangin ata Tiranën?

Është qeveria e një vendi që iu mundëson shoqërive ajrore të ulen në aeroportin e tyre pa detyrime. Ata nuk paguajnë taksa në rast se qeveria e vendit vendos kështu. Nëse i referohemi rastit të Budapestit kur shoqëria ajrore Malev falimentoi, numri i pasagjerëve ra me 40% dhe qeveria Hungareze iu ofroi mbështetje të drejtpërdrejtë shoqërive ajrore. Kjo nuk ndodh në vendin tonë.

Ne duhet të paguajmë akoma për tarifën e kalimit të kufirit. Shoqëritë ajrore, veçanërisht ato loë-cost paguajnë më pak detyrime në rast se fluturojnë në këto aeroporte dhe kjo është arsyeja e çmimeve më të ulëta të biletave. Megjithatë, theksojmë se ky është një vendim i pasagjerit. Në rast se shkoni në aeroportin e qytetit të Londrës, duhet të paguani një biletë më të shtrenjtë se sa nëse shkoni me tren në aeroportin Stansted ku ju paguani më pak. Është një vendim i vetë pasagjerit.

Nuk  janë të rralla rastet kur fluturimet anullohen, qytetaret ngelen në rrugë pa asnjë informacion. Cila është përgjegjësia e TIA-s në këtë rast? Çfarë ndodh me këta pasagjerë?

Për   pjesën   më   të   madhe   të   kompanive,   ne   jemi   duke   ofruar   disa   shërbime   në   tokë gjithashtu. Ne kryejmë check-in të pasagjerëve dhe më pas ofrojmë mbrojtjen e pasagjerëve duke u kujdesur për ata. Gjithashtu, ka ligje dhe rregullore në të cilat Shqipëria bën pjesë në lidhje me të drejtat e pasagjerëve. Përsa i përket 5 viteve të fundit të operimit, nuk kam dijeni të rasteve në të cilat pasagjerët nuk janë mbrojtur. Në rast të vonesës së fluturimit për më

shumë se 2 orë, shoqëritë ajrore ofrojnë ushqim për pasagjerët, dhe në rast se vonesa është më e madhe, ata kujdesen gjithashtu që pasagjerët të vendosen në një fluturim tjetër. Mund t’ju them se gjatë viteve të fundit, ky nuk ka qenë një problem ne Aeroportin e Tiranës. Të drejtat e pasagjerëve njihen dhe përmbushen.

Kohët e fundit, në aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza” është diskutuar çështja e sigurisë brenda ambjenteve të aeroportit. Ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur kanë vënë në pikëpyetje këtë fakt, pra sigurinë brenda aeroportit. Çfarë masash keni marrë pas ngjarjeve të fundit? 

Dëshiroj t’ju falenderoj për këtë pyetje. Kam kënaqësinë t’i përgjigjem për arsye se siç e dimë,   aeroporti   operon  mbi   bazën  e   një   standardi.  Ai   është inspektuar   nga  Autoriteti   i Aviacionit Civil në Shqipëri dhe gjithashtu nga Organe Ndërkombëtare relevante përpara ndodhjes së incidentit. Nëse i referohemi incidentit, ne kemi përmbushur të gjitha detyrimet dhe gjithashtu kemi aplikuar një sërë masash shtesë sigurie në vijim të tij, por edhe përpara se kjo të ndodhte ne përmbushnim të gjitha detyrimet. Nuk është se dikush mund të vijë në aeroport dhe të ketë mundësi të depërtojë me lehtësi, por në këtë rast ishte një zinxhir bashkëpunimi i mirë nga ana e hajdutëve në mënyrën se si ata vepruan. Në fakt policia mbërriti me vonesë dhe ata nuk u kapën, por me sa di janë arrestuar më pas. Ne kemi aplikuar një sërë masash shtesë sigurie. Tashmë është e pamundur që dikush t’i afrohet gardhit permitral të sigurisë. Mund të identifikohet menjëherë nga ne.

TIA është e vetmja portë për transportin ajror në Shqipëri. Ende kanë mbetur në letër projektet apo nismat për aeroport në Kukës apo në jug të vendit. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë çështje?

Kemi pasur një diskutim me Qeverinë e Shqipërisë përsa i përket kësaj. Unë jam i dyzuar. Duke e parë nga këndvështrimi i Shqipërisë, është me vend të kemi një aeroport në jug të vendit në rast se ka fluturime direkte të turistëve. Përsa i përket aeroportit të Kukësit, ai është shumë afër qytetit të Tiranës dhe do të ishte e vështirë që dy aeroporte kaq pranë njëri-tjetrit të gjeneronin të ardhura të mjaftueshme.  Ndërsa, siç e thashë më parë, aeroporti në jug ka kuptim nëse kryhen fluturime turistike direkte për në Sarandë apo Gjirokastër. Aeroporti në Kukës do të ishte një mundësi e mirë në stinën e verës, ndërsa në stinën e dimrit do të ishte e vështirë.

TIA,  prej disa vitesh është  në një marrëdhënie koncesionare me qeverinë   shqiptare. Si e shihni ju këtë raport? Si ka funksionuar?

Le të themi se ne kemi tashmë 12 vite së bashku dhe në përgjithësi është një marrëdhënie e mirë. E respektojmë njëri-tjetrin. Kuptohet që ndonjë herë kemi opinione të ndryshme, por gjithmonë përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’i bërë gjërat të qarta për secilin. Më ndryshimin   e qeverisë pothuajse 4 vite më parë, u amendua dhe Marrëveshja e Koncesionit. TIA zotëronte të drejtën e ekskluzivitetit të fluturimeve vetëm drejt aeroportit të Tiranës. Tashmë fluturimet mund të kryhen drejt aeroportit të Kukësit apo Sarandës, kudo ku mund të ndërtohet një aeroport, por jo brenda një rrezeje (ajrore) prej 100 km nga TIA. Marrëdhënia është e mirë.

6 komente në “Drejtori i TIA: Në 5 prill dhe 10 maj, mbërrijnë 2 kompani fluturimi low cost në Tiranë”

  1. pkoli says:

    ik or trap, na u bo podgorica si atdheu dyte. ske faj ti fajin e ka ai kumarxhiu me dhine e maleve, boj qef boj.

  2. Fjala shqipe says:

    “Low cost” nuk eshte emer i pervecem qe nuk perkethehet ne shqip
    Ju shkrani California “Kalifornia”, Texas “Teksas” qe eshte gabim dhe nuk perketheni “low cost”

    1. xhimi says:

      Epo intelektuhaleve te rinj nuk iu pelqen gjuha e paster shqipe. Vdesin per fjale te huaja, se kane ngelur akoma me kompleksin e emigrantit kokelulur te ’90. Te dukemi njecike te jashtem apo jo? Lere pastaj gazetari a redaktori po pati kapur ndonje liber te gjuhes shqipe me dore…

  3. Brahoo says:

    Bjerini ati populli se pak e ka, mban akoma. Edhe ti dhjetfishoni biletat nuk bebezon njeri.

  4. Mendim says:

    Tipike shqiptare: njerezit kane PRAKTIKISHT probleme, ky thote TEORIKISHT eshte cdo gje ok. Te qenit low-cost eshte nje term relativ. Pra keto linja ofrojne sherbim me te “ulet” per nje cmim me te ulet se nje linje “serioze” me cmim me te larte. Ose eshte ky zoteria injorant, ose po na e shet sapunin per djathe. Problemi i popullit nuk qendron tek termi a kemi low-cost a s’kemi, qendron tek cmimi i ketyre low-cost-eve, te cilat jane me te lartat ne rajon, ndaj edhe populli merr rruget ne vendet fqinje per te udhetuar me avion. Persa i perket “te drejtat e pasagjereve respektohen dhe permbushen”: HA HA HA. Po, ne koken tende ose ne letra te fallsifikuara.

  5. barca says:

    Mire politikanet, po ky qe duhet te jete profesionist, ky Castro ????: C’fare low cost me??????????? vetem emir kompanise ajrore quhet low cost se kompania kryen vetem n je lidhje Budapest – Tirane vv, me cmime te pelqyeshme por jo te tipit low cost… mos u genjeni se eshte turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje