VIDEO/ Shokuese, gruas i grabitin makinën në pikën e karburantit

3 Prill 2017, 08:42Sociale TEMA

Ky është momenti kur një grua ka rrezikuar jetën, ndërsa i kanë grabitur makinën në një pikë karburanti.

Ngjarja ka ndodhur në Tewksbury, Massachusests në SHBA. Ajo ishte duke furnizuar makinën me karburant, kur një person hyri brenda saj dhe u përpoq të largohej.

Në pamjet e kameras së sigurisë, shihet se si gruaja tenton të ta spërkatë me benzinë, por ai është larguar duke e tërhequr zvarrë.

Gruaja ka marrë disa lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia është në kërkim të grabitësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje