VIDEO/ Pamje tronditëse: Policia ekzekuton aktivistin politik

3 Prill 2017, 08:32Sociale TEMA

Lideri i Partisë Liberale në Paraguai është qëlluar për vdekje nga policia pas një nate protetash.
25-vjeçari Rodrigo Quintana, i cili drejton partinë opozitare, u ekzekutua në ambientet e selisë së partisë së tij, ku ishte strehuar bashkë me persona të tjerë pas një nate protestash.

Sipas ministrisë së brendshme paraguajane, ngjarja dhe rrethanat e vrasjes janë duke u hetuar.

Më herët, një grup protestuesish sulmuan Kongresin, pasi senatorët aprovuan një reformë të re elektorale, e cila i lejon presidentit të vendit të rikandidojë në zgjedhje. Nga sulmi mbetën të plagosur rreth 30 persona.

Ndërkohë, presidenti Horacio Cartes, i krahut të djathtë, kërkon të ndryshojë kushtetuën, për t’i mundësuar vetes rikandidimin në zgjedhjet e 2018, kur mandate i tij përfundon.

Paraguai e ka ndaluar diçka të tillë qysh në vitin 1992, si një mënyrë për të shmangur diktaturat, pas asaj të gjenderalit Alfredo Stroesner, i cili sundoi vendin nga viti 1954 gjer në 1989.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje