Një refugjat sirian në Greqi i ka vënë flakën vetes në shenjë proteste ndaj kushteve të vështira të jetesës në kampin e refugjatëve në ishullin Chios.
Personi i paidentifikuar, mosha e të cilit thuhet se ishte 29-vjeç, shihet teksa debaton me disa punonjës policie, ndërsa në dorë kishte një shishe me benzinë.
Në një moment, polici shihet teksa tenton t’i marrë shihen, por pikërisht atëherë i riu i ka vënë flakën vetes.
Sipas raportimeve, thuhet se ai u transportua menjëherë në spital, ndërsa është në gjendje kritike për jetën.