Partia Socialiste po mendon të caktojë nënkryetarin e Bashkisë së Kavajës në detyrë, Klodjan Shehi, si kandidatin potencial për Kryetar të Kavajës.
Kandidatura e Shehit pritet të diskutohet sot në Asamblenë e PS, që do të mbajë punimet ditën e sotme.
Ky emër zyrtarizohet pas tërheqjes që bëri Silva Daja një ditë më parë.
Silva Daja, e shpallur nga kryesia e e degës së Partisë Socialiste në Kavajë, kandidate për bashkinë e këtij qyteti, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, ka dhënë dorëheqjen nga gara.
Zgjedhjet në Kavajë priten të mbahen me 7 Maj por, PD dhe LSI deklaruan mospjesëmarrjen. LSI pretendoi se PS nuk është konsultuar për emrin e Dajës, njësoj si për Elvis Rroshin në 2015-ën.
Per pd-ke pranohet te mos marin pjese ne votimet e Kavajes,por LSI-e nuk pranohet dhe nuk i falet se eshte ne koalicion.Pretendimet e LSI-e per mospjesemarrje,jane pretekste,apo justifikime.Duket qarte se Meta nuk e ka me qejf koalicionin me ps-te,se po mban syte nga pd-ke.Harram e paçin, se LSI-ja e mori famen e mire nga ps-te.Por do t’a shikojne mire ata po dolen nga koalicioni se ku ne verin e semes do shkojne.Do katandisen shume keq.Ps-te do fitoi me shume se ne 2013-en,se eshte parti e painkriminuar dhe e popullit te gjere.
Spartaku, PS Parti e painkriminuar? Hahahaha, qeke rend fare, daku. Po kto nuk lane kriminel pa fut ne kuvend e neper bashki mor qorr.