Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë xhiron e rrjetit për shkak të shtrëngimit të dorës me kryeministrin Danez, Lars Loke Rasmussen, vetëm dy javë pasi refuzoi t’i jepte dorën kancelares Angela Merkel.
Në takimin me Merkel, Trump nuk pranoi t’i jepte dorën, gjatë një situate krjet të ngjashme, kur gjendeshin përballë reporterëve.
Megjithatë, dy javë më pas presidenti ka bërë një shtrëngim duarsh mjaft të përzemërt me kryeministrin Rasmussen.
Por, ky ndryshim sjelljeje është vënë re nga shumë komentues në rrjetet sociale. Madje, disa prej tyre e kanë kritikuar se ai nuk pranon t’iu japë dorën lidereve femra.
Ndërkaq, Trump u shpreh pas takimit me kryeministrin danez: “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe po bashkëpunojmë në shumë fronte. Do të kemi mjaft ndryshime dhe mendoj se do të jenë shumë të frytshme.”