VIDEO/ Shpërthimi i dhimbshëm i të paralizuarit: Harxhoni miliona për dreka e seminare, dhe s’na blini një karrocë. Dhe qesh kjo zonja…

5 Prill 2017, 12:08Sociale TEMA

Ndrek Ismailaj, një i paralizuar, ka shpërthyer ndaj hipokrizisë se shtetit dhe qeverive, në lidhje me qendrimin e tyre ndaj të paralizuarve.

Në Shqipëri harxhohen miliona euro fonde për trajnime, por neve që jemi të paralizuar nuk na japin lekë as për të blere një karrocë me rrota!

Projekte pafund, seminare për të drejtat e kësaj kategorie, trajnime për të drejtat e kësaj kategorisë tjetër, dreka, darka pune, bisedime, bashkëpunime me organizata të huaja, takime në salla konferencash, fjalime para mikrofonit, duartrokitje nga salla, foto dhe video live nga takimet shumë palëshe, para pafund që se ku shkojnë e dinë ata që organizojnë këto më lart, e ndërkohë në terren, në praktikë, për njerëzit në emër të të cilëve bëhen gjithë këto më lart dhe u ha barku organizatorëve a ku di unë ça janë, nuk ndryshon asgjë…dhe i vjen edhe për të qeshur zonjës…”, tha ai në emisionin “Top Show”.

9 komente në “VIDEO/ Shpërthimi i dhimbshëm i të paralizuarit: Harxhoni miliona për dreka e seminare, dhe s’na blini një karrocë. Dhe qesh kjo zonja…”

  1. realisti says:

    Respekte, me se i sakte zoteria. Por c’ti besh, ne jemi te babzitur dhe s’mendojme per tjetrin por vec per vete.

  2. Kaonia says:

    Jane keto mjeshtret e vjedhjeve ne emer te invalideve.Kane 25 vjet qe bejne seminare ,trajnime .Paguajn hotele,hane si derrat dhe ne fund ikun.S kam c te the per keta genjeshtare por ju te televizione kombetare jeni pjese e primovimit te hajduteve.TURP!

  3. ela says:

    ky person ka te drejte kjo eshte ministria e punes.djhe kjo zonja bozgo ka qe ne vitin 1992 dhe leket i ka fut ne xhep tane jeten

  4. USA taku says:

    O zot nuk di si me ja vu llafin .
    Por te pakten shteti tja lehtesoj sado pak veshtersite.
    Jo tja nzij fare turp

  5. lori says:

    Zotni I dashur ne kapitalizem cdo gje eshte me para bile edhe shendeti prandaj thuhet ke shendet aq sa pare ke.Duhet ta kuptoni.Ti je zot I vehtes ti e jo shteti.

    1. Nina says:

      Mon injorante edhe Shtetet e tjera kapitalizem jane per njeriun sagllam jo per invalidet se per ta ka kushte dhe sherbime cdo vend pervec shqiperise. Ti qenke derre fare kush ta tha fjalen kapitalizem se nuk ja dike as kuptimin. Po ja ka njerez plehra dhe derra si ti me shoqe e shoke keshtu qe nuk behet ai vend. Te rrafte ty ishalla ta provosh dhe ti zotsine e vetes ne kaccoce e paraliziar pise.

  6. Ilia says:

    Respekte i nderuar zoteri. Te kane rene dy fatkeqesi, e para qe jeni i paralizuar dhe e dyta qe nuk keni nje shtet qe t`ju perkrah.

    Solidarizohem 100% me ju zoterinj

  7. 9 Maj 1945 says:

    Demokracia shqiptaro-berishiane ia coi thiken ne palce njerezve te ndershem dhe promovoi megahajdutet .Ky vend nuk behet. Tani per te terhequr vemendjen nga kjo situate sketerre, luajne teater me popullin. Perplasjet pozite_ opozite s’jane gje tjeter vecse nje valvul sigurimi , per te ruajtur kete sistem ,me te famshmin rotacion. Dhe njerezit do te bien nga shiu ne bresher, ndersa shfrytezimi dhe tallja me fukarenjte nuk do te ndryshojne. Eshte nje skene gjigande ku sa me maskara te jesh aq me lart do te ngjitesh ne rrugen e pushtetit.

  8. Kapitalisti says:

    Kapitalizem kerkuam zoteri! Ate kemi! C’do gje paguhet nga xhepi. Pse cirremi neper ekrane e gazeta. Vetem ne shqiptaret.
    Sa per personin e paralizuar i uroj gjithe te mirat! Zoti qofte me ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje