A duhet të kemi frymë antiturke në Shqipëri?

6 Prill 2017, 12:09Blog TEMA

Nga Mentor Nazarko

Një tekst që ne botuam në Konica.al, shoqërues i një fotoje makabre ku dy ushtarë të perandorisë otomane në kalbëzim pozonin  (si sot në selfiet moderne) përpara dy kokave të prera të rebelëve, apo nuk dihet se ç’farë ishin, krijuan mjaft polemika. Në tekst thuhej: ushtarë turq dhe jo otomanë. Në thelb të komenteve kontestues ishte nevoja për saktësim : turq apo otomanë. Dhe prej këtij saktësimi shkohet në një debat tjetër jo dhe aq latent në një pjesë të shoqërisë kosovare : a na ka bërë mirë perandoria otomane apo jo ?

Mbi rolin e perandorisë otomane

Teksti në fjalë me siguri meriton saktësim. Po, ata duhet të ishin ushtarë otomanë. Dhe si të tillë mund të ishin dhe shqiptarë, grekë, apo çdo njeri prej shtetasve të Perandorisë së kohës. Po nuk ka qenë kurrë qëllimi i botuesve, për të krijuar ndjenjë antiturke nëpërmjet botimit të asaj fotoje. Ajo ishte një kohë, kur jeta vlente pak, kur koka e njeriut ishte plaçkë lufte, dhe ku për frikësimin e rebelëve, kokat e prera përdoreshin rëndom. Nuk kishte Konventa ndërkombëtare, as ndalim të dënimit me vdekje. Megjithë ngjashmërinë me pamjet e tmerrshme që vinë nga zonat e qeverisura nga ISIS, në shekullin e 21-të, nuk ka qenë qëllimi të nxisim një ndjenjë armiqësore nda Turqisë mike, duke e identifikuar me Perandorinë Otomane.

Dikush mund të thotë pse jo vallë nuk duhet të barazojmë këto dy përkufizime ? A nuk luan në marrëdhëniet ndërkombëtare, orientuar kah rajoni ynë, apo dhe më gjerë, Turqia e sotme me kartën e Perandorisë Otomane ?

Nuk duhet t’ i barazojmë sepse në të njëjtën mënyrë do duhet të përkufizonim dhe Perandorinë Bizantine me grekët e sotëm, ndërkohë kur ajo perandori përbëhej dhe nga shqiptarët, serbët, grekët, dhe territoret e saj kishin shtrirje shumë të gjerë, etj.  Jemi në kontradiktën e barazimit të pjesës me të tërën.  Sigurisht, Turqia e sotme po përpiqet të luajë në një mënyrë diku të hapur, diku më diskrete me atë kartë, në përpjekje për të zgjeruar ndikimin e saj kulturor, ekonomik dhe politik. Mirëpo kjo është puna dhe e drejta e Turqisë dhe nuk është puna dhe e drejta jonë, pasi nuk kemi mundësi ta korrigjojmë prej këndej ku jemi. Ne kemi mundësi dhe të drejtë të rregullojmë politikën tonë. I njëjti parim vlen dhe për përpjekjet tona për të korrigjuar politikën amerikane, franceze (atë greke po se po). Ne duhet t’i njohim më së miri politikat e të tjerëve, për të ndërtuar politikat, sjelljet tona reaguese, por duhet të heqim dorë nga qasja egocentrike e Enver Hoxhës që i jepte mend Kinës nga Tirana prej të cilës nuk kishte dalë prej 1960-ës.

Në lidhje me Turqinë, duhet theksuar diçka realiste. Duke njohur njëlloj nostalgjie, njëlloj rrënjëzimi të kulturës otomane në viset tona, Turqia e sotme jo vetëm nëpërmjet produkteve kulturore si telenovelat, etj, por dhe nëpërmjet financimeve të komuniteve muslimane, ndërtimit të xhamiave të vjetra, atyre të reja po bëhet gjithmonë e më e pranishme. Imagjinoni përshembull, telenovelat turke, janë popullore dhe në Greqinë e sotme. Por kjo gjë duket e mirëkuptueshme në sjelljet e shteteve : a nuk mban në këmbë për qëllime ekonomike, kulturore, etj, dhe Britania e Madhe Komunuelthin, madje me mirëkuptimin e shteteve pjesëmarrëse, dikur koloni të saj ? Imagjinoni sikur Shqipëria jo 4 milionëshe por 80 milionëshe, të ishte bartëse e historisë së një perandorie, sesi do të luanim ne me kartën e nostalgjisë. Jemi disa milionë banorë në viset tona, dhe disa të tjerë shpërndarë në Turqi, apo dhe në vise të tjera të ish Perandorisë Otomane, dhe me shumë të drejtë në përpjekje për të ngjallur ndjenjën kombëtare, flasim për panshqiptarizëm, për Shqipërinë e pashallëqeve, etj, etj. Vetëm flasim ama, dhe nuk veprojmë duke sulmuar askënd.

Duke mbetur sërish tek Turqia, ka tre rrafshe diskutimi. A ishte eksperienca jonë kombëtare, nën Turqinë brenda Perandorisë Otomane një eksperiencë e mirë ? Jo, dhe për këtë e kanë dhënë përgjigjen rilindasit tanë. A ka momente të tjera negative midis dy vendeve dhe kombeve tanë ? Po, sigurisht. Turqia moderne nuk ka qenë vizionare kundrejt Greqisë, me tolerimin e shpërnguljeve të komunitetit shqiptar atje në vitet 20. Po ashtu ka toleruar zhvendosjen e shqiptarëve nga Kosova në vitet 30 dhe 50. Por këto janë momente të së shkuarës në politikën e jashtme turke.  Po në ditët tona ?

Politika e Turqisë së sotme

Marrë në tërësi në dekadat e fundit, politika e jashtme e Turqisë ka qenë proshqiptare, madje dhe kur vetë Turqia ka relaksuar marrëdhëniet me Serbinë dhe Greqinë, dy shtete me të cilat ne kemi patur përplasje rregullisht.

Ne jemi rreshtuar me Perëndimin, ne duam të hyjmë në Bashkimin Europian ku don të hyjë dhe Turqia, por kjo nuk duhet të na pengojë për të patur marrëdhënie miqësore me Turqinë.

Forma e regjimit që ka Turqia është punë e Turqisë. Ekspertët e demokracisë le ta kontestojnë atë, por në Turqi ka zgjedhje më të pranuara sesa tonat. Turqia ka shkuar gjithmonë e më shumë drejt në përqëndrimi autoritar të pushtetit, por vetëm imagjinoni forcat centrifugale, apo qendërikëse të brendshme, apo të jashtme që duan ta shkatërrojnë Turqinë në kohën e sotme. A ofron demokracia zgjidhje për të kontrastuar këto forca, në një popullsi me diferenca të thella zhvillimi, arësimimi, etj ?

Turqia është një vend që ka ndihmuar Shqipërinë dhe Kosovën në ekonomi, ushtri, në politikën e jashtme, në mbështetjen e komunitetit mysliman, në arësim nëse doni.  Mbështetja e saj është thelbësore në ekuilibrat tanë rajonalë, përkundrejt Serbisë apo Greqisë.

A ka tepri në përqafimin turk për vëllain shqiptar? Me siguri që ka, por ne duhet të mësohemi t’i gjejmë problemet tek vetja dhe jo tek tjetri.

A jemi të sigurt se kemi negociuar drejt për ato që kanë qenë proritetet tona të zhvillimit ? Pra, a jemi të sigurt se i kemi kërkuar racionalisht Turqisë të na mbështesë në një drejtim dhe jo në një tjetër ?

A jemi të sigurt se ishte mirë që besimtarët tanë të vazhdonin të kremtonin ritet e tyre në mes të bulevardit të Tiranës, diçka që i jepte vendit karakteristikat e një shteti monofetar, apo më mirë që morëm mbështetje për një xhami nga Turqia ?

A ishte më mirë kur ky komunitet kishte rrëshkitur nën ndikimin e vendeve të Gjirit me financimet e veta ? Apo duhet një ekuilibër në raportet e tij me jashtë ?

Mos vallë do ishte më mirë që shteti t’i jepte gjithë pronat komuniteteve fetare dhe  njëherazi të rriste kontrollin mbi financimet e jashtme?

Por nëse këto komunitete nuk kanë para,nuk kanë prona, është e imagjinueshme që do të ndikoheshin prej parave nga jashtë, pra dhe nga Turqia.  Ne e dimë se Turqia synon të identifikohet si shteti kryesor dhe më i fuqishëm i Islamit, dhe këtë e bën duke mbështetur ngritjen e xhamive kudo në vende me shumicë myslimane. Por kjo është sjellja e Turqisë, të cilën ne mund ta kontrastonim nëse do t’i kishim rikthyer pronat komuniteteve. Në një skenar të tillë, komunitetet do të ishin të pasura dhe nuk do të kishin nevojë as për ndihmë greke, dhe as për ndihmë turke. Shteti do duhej të frenonte njëlloj gjithë financimet dhe ndikimet nga jashtë.

Ne kemi një problem me Turqinë, por dhe në këtë problem nuk kemi kundërvënie publike, diçka që tregon marrëdhënie normale dhe respektuese mes nesh : çështjen e kolegjeve turke. Këto kolegje përfaqësojnë një realitet të suksesshëm dhe të ngulitur në sistemin tonë arësimor. Pas grushtit të shtetit atje, Turqia me siguri ka kërkuar mbylljen e tyre, por nuk e ka bërë këtë as me forcë, as me kushtëzime, as me kërcënime publike. Ne nuk dimë nëse vërtet Gylen ka ideuar apo ka marrë pjesë në grushtin e shtetit. Ama jemi në kushtet kur një shtet mik ka dhënë versionin e vet për këtë pjesëmarrje dhe sipas Konventave ndërkombëtare çdo shtet ka të drejtë të kërkojë dhe jashtë kufijve përndjekjen e një organizate apo individi që ajo e konsideron si terroriste. Ne kemi të drejtën tonë ta verifikojmë këtë pretendim me gjykatat tona, dhe gjithsekush mbetet në sinorin e vet. Edhe vetë organizata që mbështet këto shkolla, duhet të respektojë ligjin shqiptar dhe ligjin turk, duke treguar qartësisht se nuk është një organizatë konspirative, por ngushtësisht arësimore dhe kulturore.

Ja si një foto e së shkuarës nxit një debat aktual. Por debati është më i mirë sesa pranimi i dogmave nga gjithësekush. (Konica.al)

12 komente në “A duhet të kemi frymë antiturke në Shqipëri?”

  1. arnold says:

    Ore sunit i ardhur nga anadolli se je ti islamik do te na mbushesh mendjen dhe se Turqia eshte shtet demokratik dhe perndimor ik more plere ne nuk na duhet as Turqia e as Greqia kemi 500 vjet qe ja kemi 500 vjet qe vuajm nga otomanet dhe neo otomanet per ne ka vetem nje drejtim Evropa perndimore

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      PLEHRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!!!!
      Caimi: ”………po te gervishesh sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh turkun qe ai fsheh mes vetit”

  2. me thene te drejten says:

    Turqia e vjeter apo e re nuk eshte “miku” jone,por qeni i zi me te cilin trembim Greqine dhe Serbine!

  3. Fiamuri Arberit says:

    Po nese Turqia e sotme nuk duhet te barazohet me Perandorine Otomane perse Erdoganit i djeg aq shume kur ne shqiptaret tregojme per mizorite e kryera nga ajo perandori. Perse ai terbohet dhe kerkon qe te nderrojme edhe historine duke i paraqitur barbaret aziatike si shpetimtare te popullit tone.

  4. askushi says:

    Duket anadollaku qe ne shprehje: “a ofron demokracia zgjidhje per te kontrastuar keto forca?”. Ne kontekstin qe e ben pyetjen, pergjigja qe nenkupton eshte jo. Keshtu qe Nazarko justifikon autoritarizmin e Erdogan.

  5. krysho ludovik says:

    populli evgjit turk eshte vella me popullin shqiptar
    e ka thene edhe kryeministri b-eduin rama kur bente shtetitje me sume ne hava tek pajtoni i erdoganit

  6. Bariu says:

    Ne duhet ti kerkojme zyrtarisht ,demin e madh qe na ka shkaktuar pushtimi 500 vjecar turk,e dogji e plackiti ,vrau e preu ne menyren me makabre,sikur te kish Tv e te kish regjistruar mizorite e shkaktuara prej turqve,nuk kish film horror qe ja kalonte.Sic thone ,koha mbulon dhe sheron cdo plage sado e rende te jete.
    Pra shteti shqiptar te kerkoje ,qe Turqia te demshperbleje demet e ketyre luftrave,dhe jo te vazhdoje akoma te “pushtoje”perseri Shqiperine ,duke ndertuar vetm xhamira. Pse ajo nuk lejon sot te hapen ne Turqi shkolla shqip,per 4-6 milion shqipare qe jetojne aty????!!!!!

  7. krysho ludovik says:

    ue ue ue ue ue
    lexon mentor goron njeriu edhe mendon qe turqia eshte vete republika e platonit
    ore bujk po mire mo qe ke gjetur nje cice turke edhe po pi e marrim vesh
    po thuaje si ja ben ta dine edhe keta pafillot e tjere qe prishen me erdoganin ne goje se mbase u del te hane ndonej kothere edhe keta
    ka 300 e 300 ti je nga ata me 300 mexhite

  8. emigranti says:

    use your fucking brain thote amerikani shkrim ekselent lexojeni politiken momentale te shqiperise ju mendoni se vertete sali tradhtari dhe basha vendosin ne shqiperi jo jane te tjete qe duke pare perpjekjet e rames per te bere shtet duan me cdo kusht ti ndalojne keto reforma rrenjesore per kete vend megjithese me shume vuajtje per popullin e thjeshte e kuptoj por ska rruge tjeter nje brez sakrifikon nje brez i merr gati keshtu eshte ndertuar jeta ne kete bote

  9. berti says:

    Tejet gabim ky shkrim… Turqia të rrijë rehat aty ku është se po ngatërrohet shumë në punët tona. Përmendja e grkut si ushtar është qëllimisht për të ngatërruar lexuesin. Grekët janë të krishterë dhe në 100 vjetorin e fundit osman nuk kishte ushtarë të krishterë.
    Erdogani përmend vazhdimisht “paxa otomane” ndaj e kemi plotësisht të drejtë të kujtojmë krimet otomane.
    Le të kujtojmë shkollat shqiptare që turqia osmane nuk i lejonte. Shembul i qartë është Korça ku kishte me qindra shkolla greke dhe turke por jo shqiptare, bile dhe ajo që u hap, shkolla e famshme, mësonjëtorja, shumë shpejt u mbyll.
    Turqia duhet të shporret.

  10. Tomi says:

    Ore shqipatere te trashe deri para 1912 quheshit osmane. Mos shani osmanet se i bie te shani veten tuaj. Vete perandoria osmane e themeloj shtetin shqiptare. Ismail Qemali thjesht ndoqi uredherin qe i dha porta e larte j. Ai ishte thjesht kryetari i parlamentit osman. Me detyre per te krijuar shtetin shqiptar.

  11. Albani says:

    Shqiptarizmi mbi te gjitha,
    Ceshtja nuk duhet te trajtohet sot duke ndenjur mbi fotografite e se kaluares,
    Marrdhenjet e Shqipetareve me Turqine (apo dhe kedo tjeter)nuk duhet te trajtohen kurrsesi ne baze te historise se shekullit te kaluar,urrejtjes,nostagjise dhe ndjenjave,por mbi STRATEGJINE E INTERESIT TE SOTEM KOMBETAR,afat shkurter dhe afat gjate,
    Cdo shtet dhe vend I cili nuk e konteston Shqiperine dhe pjese te territorit Shqipetar sot,qe ushqen ndjenja respekti,miqesie dhe vellazerie me kombin tone,qe nuk prek dhe lufton kunder interesave tona kombetare,ESHTE MIKU DHE ALEATI I SHQIPETAREVE.
    HISTORIA eshte gje tjeter,eshte REALITETI I hedhur ne leter,POR,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ajo kurrsesi nuk duhet te sherbeje sot per nxitjen e urrejtjes dhe konflikteve ndaj aleateve te sotem,armiq te dikurshem,Historia duhet te mesoje palet qe urrejtja, dhuna dhe lufta asgje te mire I sollen njerezimit,
    Por,,,,,,,,HISTORIA duhet te jete dhe eshte shkence egzakte,biles DHE ME SHUME SE MATEMATIKA DHE FIZIKA,sepse ne qofte se matematika dhe fizika flet per ligjet e university tone,diellit tone,dhe shumica e tyre ndryshojne per universe te tjera,HISTORIA ESHTE E NJEJTE DHE NUK NDRYSHON per te gjithe boten hapesinore juniversale,SEPSE HISTORIA E VERTETE PARAQET NGJARJE REALE TE NDODHURA.
    HISTORIA DUHET TE JETE DHE PERSHKRUAJE ;
    vertetesine
    realitetin
    rrethanat
    saktesine
    te jete neutral,dhe te mos ndikohet,,,,,,,,,,,
    HISTORIA E VERTETE NUK DUHET TE NDIKOHET NGA;
    politika
    dipllomacia
    dashuria,
    urrejtja
    interesi.
    Historia e vertete nuk mund te jete elastike dhe te shtremberohet,por EGZAKTE
    Kush nuk e pranon historine e vertete,gabon dy here,(1)per ate qe ka qene,dhe(2) per ate qe eshte.
    Turqit dhe perandoria Osmane kane qene pushtues dhe kane bere krime,bene dhe fashistet,dhe Nazistet,Komunistet,Greket,Anglezet me politikat koloniale qe zhduken nje popull te tere indigjenesh ne Amerike,Spanjollet,Ruset Francezet,Serbet,Bullgaret,Italianet,NE SHQIPETARET,vetem se ne Shqipetaret u kemi bere keq vetem njeri tjetrit dhe jo te tjereve,beri krime Hoxha,Berisha,Politika jone e brendshme;PERCA-VRA DHE SUNDO.
    Askush nuk duhet ta manipuloje Historine dhe te na e paraqese te zezen e Turqve per te bardhe;e zeza e zeze,dhe e bardha e bardhe,por,,,,,,,,,,,
    HISTORIA FLET PER TE SHKUAREN DHE TE SOTMEN,POR KURRE NUK MUND TE FLASE PER TE ARDHMEN.
    Historia e shkuar;Turqia ishte pushtuese dhe shtypese e popullit Shqipetar dhe popujve te tjere.
    Historia sot;Turqia eshte aleate,partnere dhe mike e popullit Shqipetar, e ndihmon,dhe nuk e demton ceshtjen Shqipetare.
    Historia neser;,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ..
    Per neser nuk e dime,mundet te imagjinojme dhe fantazojme,por kjo nuk eshte HISTORI.
    HISTORIA NUK ESHTE FANTAZI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje