Një përgjigje jo vetëm për një qytetar, i cili ka shkruar fjalë për fjalë pas prezantimit tim si përfaqësues i Sfidës për Shqipërinë në emisionin ‘Studio e hapur’, në News 24.
I nderuar z. Bojaxhi. Mar shkas nga emisioni i mbremshem. Jam nje votues i majte per me shum respekt per Ju si person dhe punen tuaj. Mendimi im: Si bihet kaq lehte ne kurthin Meta, Basha. Ne cilin vend te botes demokratike behen pazar kushtetutat? Ku diskutohet per gjerat e sanksionuara ne Kushtetute? Ju kujtoj rastin e mareveshjes se kryemin. Finlandez me Hitlerin ne luften e dyte boterore te cilen e respektoi edhe Hitleri, banditi me i madh i njohur….. Maksim rapo
Në respekt të historisë, dua të sqaroj se marrëveshja që ju pretendoni mes Hitlerit dhe krm finlandez në Luftën e Dytë Botërore, është e pasaktë: Ishte Stalini që nisi drejt finlandezëve një delegacion me kushtet e tij per te grabitur territore te Finlandes dhe finlandezët e lanë pa fjalë: u përgjigjën në formë të prerë:-JO. Ishte e pabesueshme që një vend i vogël me tre milion banorë t’i kundërvihej Armatës së Kuqe dhe Bashkimit Sovjetik. Atë kohë u bë e njohur një batutë finlandeze: rusët janë kaq shumë dhe vendi ynë është kaq i vogël- ku do të gjejmë tokë që t’i varrosim të gjithë.’
Në vijim të argumenteve tuaja rreth politikës së ditës dhe çorbës që po përpiqen të gatuajnë forcat e mëdha politike, mendimi dhe qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë:
‘Sfida u krijua si alternativë e re duke ‘ u betuar’ mbi dy dokumente kryesore: Kushtetutën e Shqipërisë dhe Vullnetin e popullit, ose sovranit.
Për aq kohë sa ekziston mundësia që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, është e padobishme, e gabuar dhe djallëzore historia e ndërprerjes së procesit të zgjedhjeve.
Historitë me qeveri teknike, qeveri besimi a ku di unë, thjesht janë lëvizje diabolike për të sjellë kaos, për të krijuar alibinë e humbjes së pushtetit të mundshëm nga partitë e radhës.
Fakti që këto dy qeveri të menduara nga liderët e partive kryesore mendohet të shpiken nga vetë kjo kastë politikanësh, nuk sjell asgjë të re për mijëra votues, përveç faktit që atyre iu mohohet e drejta e votës.
Ndaj, kushdo qytetar qoftë, i majtë apo i djathtë, historitë me greva e çadra, me qeveri (anti)besimi apo qeveri (pseudo) teknike, e kupton se këto janë përpjekje për të ndalur zhvillimin normal të proceseve demokratike në Shqipëri.
Njëlloj si finlandezët, edhe unë, si përfaqësues i Sfidës për Shqipërinë, po shkruaj një mesazh për dy partitë e mëdha që luajnë kaq pa mëshirë mbi vullnetin e sovranit: Ndoshta klasa politike që ka qeverisur apo po qeveris me aleancat e tyre të fshehta apo të hapura ka kaq shumë mëkate, sa ne, të pastër e të përzgjedhur për shkak të parimeve mbi të cilat kemi krijuar Sfidën Për Shqipërinë nuk do kemi ujë boll për të hedhur nga një kovë mbi kokat e tyre të korruptuara dhe hipokrite.
Por kemi një mundësi të artë: të shkojmë në zgjedhje, të shprehim vullnetin e lirë dhe pastaj, iu bëjmë autopsinë si qeverive të besimit apo atyre të mashtrimit.
Bojaxhiu edhe pse mund te kesh te drejte prape nuk besohesh se je figure e konsumuar si ti dhe Blushi. Prandaj hidhet nje here grepin se mos zesh ndonje cironke po sma pret mendia se dhe ato ju ndjejne se si jeni ju te te politikes se re me mentalitet te vjeter. Te fala Blushit dhe Hafizit t se e kane zvendesuar baba Berishen denjesisht ne parlament sa besoj as kopili i tij Basha sdo ta zvendesonte.
Sa per Blushin mund te kesh te drejte ,biles do te thoja qe Blushi eshte i pakonsumuar ,por te flasesh per Gjergj Bojaxhiun dhe ta krahasosh me Blushin do te thote se je nje cope injoranti pa dashur te ofendoj, dua te them se perpara se te flasesh keq per nje njeri duhet te kesh argumenta dhe prova ,nuk mund te flasesh ne tym.
Z Bojaxhi u zbulove si kuader nga njeriu qe une me ka ardhe turp ta quaja udheheqesin tim I sherbeve sistemit tij pa bere me te voglin denancim . Nuk e kuptoj si mund te ket njeri per veç stanit te Berishes qe te besoje
Z.Bojaxhi …Stalini i propozoi finlandezeve tre here me shume toke ne kembim te nje hapsire qe garantonte Leningradin …Po qe se Stalini donte te gllaberonte Finlanden ,pas fitores mund ta bente pa pyetur njeri por nuk e beri …I qendroi besnik fjales se Leninit qe i dha pavaresine pas shembjes se Rusise cariste…kjo per saktesi historike
Nje keshille …edhe pse nuk je i ri ne politike …ke nje rast te arte per te thithur elektoratin e djathte normal….Shpreso qe PD ..te mos shkoje ne zgjedhje ,organizo nje fushate inteligjente jo me gjuhe berishiste por europiane ,perpiqu te terheqesh perkrahjen e partive popullore europiane dhe besoj qe do te arrish nje rezultat qe as ti nuk do ta mendoje….Guxo pak …rastet nuk perseriten..Kjo eshte nje keshille e ftohte ,pro shqiptare……personalisht votoj me popullin e majte ,edhe pse lideret e majte mungojne…programi i majte nuk duket …te pakten ne nivelin e Sanders…Shulc…
fNdërveprimi i historisë me kujtesën bazohet në një rafsh të dhënë historik që, me fjalë të tjera, është përvoja dhe perceptimi i së kaluarës që formëson një shoqëri në një moment të caktuar. Në fillim të shekullit të njëzetë e një imagjinata utopike pësoi një goditje të rëndë. Kjo periudhë jep përshtypjen që struktura shoqërore ekzistuese është e natyrëshme dhe e përjetëshme, dmth që bota është e pandryshueshme, pa alternativë. Tensioni dialektik ndërmjet të kaluarës dhe së ardhmes është mbërthyer në të tashmen. Pasi kapitalizmi konsiderohet si gjendje natyrore e shoqërisë, bëhet e pamundur të mendosh për një të ardhme ndryshe dhe e kaluara duket si një paralajmërim kundër këtij tundimi të rrezikshëm. Të nxitur nga revolucioni francez dhe ai rus, shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe ai i njëzetë u projektuan në një të ardhme identifikuar me “Progresin” (industrial, teknik, demokratik, socialist). Shekulli njëzetë e një, përkundrazi, hyri në një botë pa utopi, paralizuar nga dështimet historike të revolucioneve komuniste. Braktisur nga “parimi i shpresës”, epoka jonë post-totalitare, e humanizmit neoliberal nuk e sheh të kaluarën si epokë revolucionesh, përkundrazi e sheh si një periudhë të dhunës. Dëshmitarët e saj flasin në emër të viktimave, dhe detyra e kujtesës kolektive nuk është tjetër veç ajo e vajtimit të stërzgjatur të tyre: brezat e rinj nuk duhet të harrojnë viktimat dhe duhet të nxjerrin mësime nga vuajtjet e tyre. Brezi i ri nuk ka mission të ndryshojë botën, por të mos përsërisë gabimet e atyre që, të verbuar nga utopitë e rrezikshme, kontribuan në ndërtimin e një regjimi despotic.
Viti 1989 është momenti kur ndryshimet e akumuluara gjatë dekadave papritmas u kondensuan duke çuar në shëmbje. Fundi i komunizmit futi metafora të reja në ndërgjegjen tonë historike: kujtimi i viktimave zëvendësoi atë të të humburve: mbetën vetëm autorët e krimit dhe viktimat. Në ditët e sotme, aktorët e së kaluarës duhet të përfitojnë statusin e viktimës për të zënë një vend në kujtesën kolektive. Ngarkuar me të kaluarën e saj totalitare, Gjermania është bërë një vend i dedikuar i kësaj metamorfoze të ndërgjegjes historike. Është atje që, që nga vitet 80-të, kujtesa e Holokaustit ka zëvendësuar simbolikisht atë të antifashizmit në hapësirën publike. Kujtesa zyrtare e Gjermanisë Lindore është fshirë. Monumentet e regjimit si edhe statujat e themeluesve të komunizmit janë shkatërruar. Një statujë vetmitare e Marksit dhe Engelsit qëndron në Berlin, ndërmjet Muzeumit Ishull (Museum Island) dhe Nikolaiviertel, në piedestalin e së cilës lexohet graffiti ironik: Wir sind unschuldig (jemi të pafajshëm). Në të njëjtën kohë, kujtimi I viktimave të Socializmit Nacional (nazizmit) ka ndryshuar pamjen urbane me ndërtimin, në 2005, të një Memoriali gjigand të Holokaustit në zemër të kryeqytetit gjerman. Ky është konteksti i krizës së Marksizmit që është pasqyra e një dështimi historik.
Autokritika me ZEMER- te jep EMER…
Do te isha me komemtuesin Ivani Madh sa shruan po per rasti Bojaxhiu, ani se jemi opozitare, them se ka te drejte sa shkruan me siper. per te tjerat se di se jam larg.Sa do te doja ta takoja si kur rritej Ai me ate baba si flori… Mire ta shihie; opozitar me te “famshmin” Sali.(per keq ky).
Kolegu i babait ..Bojaxhi.
Edhe ti fashist, apo me sakte hitlerian na dole o Bojaxhiu?
Te lumte Gjergji, ashtu eshte. Uroj qe te arrish rezultat me projektin e Sfides.
bojaxhi -je pa boje……dhe do te lyesh me gelqere….