Në Indi, policia gjeti një vajzë tetë vjeçare, e cila ka jetuar me majmunët.
Policët nga provinca e Uttar Pradesh-it kanë shtruar në spital një vajzë 8 vjeçare, e cila sillet si majmunët me të cilët ka jetuar në rajonin Motipur të Zonës për mbrojtjen e natyrës së egër.
Vajza rrinte qetësisht pranë majmunëve dhe kjo gjë u vu re nga zv/komisari Suresh Yadav.
Ai iu afrua por vajza nisi të bërtiste. Fëmija u çua në spital menjëherë
Mjekët u habitën kur zbuluan se 8 vjeçarja nuk fliste, nuk kuptonte, kishte frikë nga njerëzit dhe lëvizte me të katra gjymtyrët.
Ajo ka mësuar të ecë vetëm me këmbë, por prapë ka vështirësi ën krijimin marrëdhënieve me njerëzit.