SHBA-Kinë të detyruar të dialogojnë

10 Prill 2017, 21:52Bota TEMA
SHBA-Kinë të detyruar të dialogojnë

Nga Doc. Dr.Vasil Kureta

Aktualisht konstatohet një zhvillim i ndjeshëm i përmbajtjes së sistemit të marëdhënieve ndërkombëtare.Ndryshimi dhe përsosja janë  tashmë në një zhvillim të dukshëm që tërheq vëmëndjen, sidomos reth përmbajtjes së këtyre proceseve dhe sidomos sa i përket rivendosjes e formës konkrete që do të marin ekuilibret e balancat e reja.Ka edhe optimizëm, por edhe shqetësim e tension, sepse janë duke u prishur apo ndryshuar ekuilibre e balanca të vendosura dhe janë ne zhvillim elementë thelbësorë zhbërje-bërje.Ka sot një depresion në mardhëniet ndërkombëtare,por nuk ka situatë të jashtë zakonëshme.Ajo që po ndodh është një shfaqje e ligjësisë së zhvillimit të mardhënieve ndërkombëtare, përmes kalimit nga ekuilibri në cekuilibër e përsëri në ekuilibër dhe kështu pambarim.

Nuk ka rastësi të pastër,prandaj dhe nuk janë rastësi zhvillimet sa i përket Rusisë, Kinës, por dhe SHBA.Koncepti e vizioni realist të kërkon të orientohesh nga kërkesat që kanë krijuar proceset reale historike. Vështrimi realist të ndihmon të kuptosh se cpo ndodh, si do të lëvizë procesi i pasurimit të përmbajtjes së sistemit të marëdhëneve ndërkombëtare dhe i modelit të ri të tij. Disa përqëndrohen më shumë te drejtues kryesorë në këto vënde, roli e kontributi i tyre,si Trump, Putin, Xi Ping, Merkel etj, por edhe ata janë produkti i një procesi konkret brënda vëndeve të tyre.Kontributi i tyre shfaqet në faktin se sa i përgjigjen kërkesave të procesit real historik dhe këtu ata kontribuojnë.

Në se më parë mjaft analistëve u tërhoqi vëmëndjen sjellja dhe mënyra e drejtimit të Rusisë nga Putini e sidomos në momentin kur Rusia veproi të hidhte hapa konkretë, sa i përket synimit se cfarë kërkonte të arrinte, sa i përket vëndit e rolit të saj në sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare.Nisur edhe nga roli konkret i Putinit në qeverisjen e Rusisë,në vendimmarjet e rëndësishme në zhvillimet e brëndëshme dhe  mardhëniet ndërkombëtare, disa analistë janë përqëndruar më shumë te roli i Putinit, se cfarë deklaron ai,apo, se si do të reagojë Putini etj.Po kështu,opinione të ndryshme u shpalosën me rastin e zgjedhjes së presidentit të SHBA Trump,ku nuk munguan as opsionet për një formë të shfaqjes së nacionalizmit amerikan, por edhe deri te roli e ndikimi apo ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjen e tij.Natyrisht, këto opsione mund të kenë edhe informacione konkrete, por ajo që nevojitet të  evidentohet, është fakti i pamohueshëm se, rol definues ka luajtur dhe do të luajnë në vazhdim, zhvillimet e brëndëshme në sejcilin vënd dhe nevoja historike e SHBA, Rusisë, Kinës etj për të ndryshuar.Roli e kontributi i Putinit lidhet pa mëdyshje me nevojën historike të definimit të modelit ekonomik e politik të Rusisë, të zhvillimeve të brëndëshme të saj,pas kolapsimit ekonomik, politik e social të modelit komunist e shpërbërjes së BS.Rusia eci në rrugën e konsolidimit ekonomik e social dhe rjedhimisht do të kërkonte rol konkret në sistemin e mardhënieve ndërkombëtare, sic e bëri dhe po vazhdon ta bëjë.

Po kështu, SHBA, si udhëheqsja e perëndimit në përballjen e gjatë me komunizmin, te udhëhequr nga BRSS,pas rëzimit të komunizmit, mbetën superfuqia e vetme ndërkombëtare. Megjithatë, nuk munguan të prodhoheshin dhe publikoheshin konceptet mbi botën dy ose multipolare e të tjera si këto.Nevojat e stabilitetit të rendit botëror,por dhe rolit e kontributit të vecantë të SHBA dhe perëndimit në këtë drejtim, me sa duket, definuan edhe vendimin e presidentit të SHBA Bush , të urdhëronte një ndërhyrje ushtarake në Irak edhe pa mandat të Këshillit të Sigurimit, ku Rusia dhe Kina vendosën veto.Ky hap ishte pa mëdyshje një konfirmim se, pas rëzimit të komunizmit, kishte tashmë vetëm një superfuqi botërore.Obama, në dy mandatet e tij, në përgjigje të zhvillimeve ndërkombëtare, përcaktoi dhe deklaroi tezën e njohur se SHBA janë superfuqia e vetme, por që nuk mund të përballojë e vetme problemet globale, të luftes kundër terrorizmit, ndotjes së ambientit, varfërisë, krizave konkrete etj dhe kërkonte bashkëpunimin e kontributin e aktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë si Rusia, Kina etj.

Kriza botërore financiare e vitit 2008 tronditi rëndë zhvillimet ekonomike botërore. Ishte një krizë që u vlerësua si e ngjajshme me depresionin e madh të shekullit të kaluar, që realisht nuk është kapërxyer ende dhe që ka lënë pasoja të rënda. Vërtet SHBA me filozofinë e Kejnsit përballoi dallgët e këtij depresioni dhe kaloi në rivendosjen e ekuilibrave të nevojëshëm, por dëmet dhe pasojat ishin të rënda, ndërsa në vëndet europiane akoma kjo krizë nuk është larguar.Një problematikë konkrete ekonomike e sociale nuk mund të mos bëhej teren për lindjen edhe të koncepteve nacionaliste, apo të një përqëndrimi më të madh brënda vehtes, që ka ndikuar direkt nevojën për ndryshime në SHBA.Brënda këtij koncepti duhet parë edhe lindja e konceptit, të prezantuar nga presidenti Trump në formën “Amerika first” dhe sjellja e saj në zhvillimet ndërkombëtare, ku tash pritet të formësohet një përmbajtje e re e pse jo një formë konkrete e modelit të ri të sistemit të marëdhënieve ndërkomnbëtare, që nga rezimi i komunizmit.Tash, ka një Rusi që është imponuar me nje rol e status superfuqie në marëdhëniet ndërkombëtare, por dhe një Kinë, që në ndryshim nga Rusia, as ngutet e as ndalon në plotësimin e ambicieve të superfuqisë botërore.Edhe ecuria e marëdhënies SHBA –Rusi është në proces ndryshimi të shpejtë, por që do prodhojë më shumë hapsirë për dialog e kundërshti gjithënjë e më të vendosura, që mund të krijojnë edhe tensione e situate të mundëshme krize.Kriza siriane dhe në përgjithësi e rajonit të Lindjes së Mesme, do të ndikojë mjaft në mbushjen e marëdhënies së re mes SHBA dhe Rusisë, që nuk mund të jete tashmë si në periudhën e presidences Obama.

Kina sot përfaqëson një aktor shumë të rëndësishëm në sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare. Tashmë janë shumë të njohur përbërësit esencialë të potencialit të lartë ekonomik, demografik, territorial,ushtarak, por dhe të një veprimtarie e roli konkret të saj në zhvillimet ndërkomëtëre.Gjatë presidencës Obama u formësua një përmbajtje konkrete e marëdhënies mes SHBA dhe Kinës, ku nuk mund të mos binte në sy edhe një pranim fakti i rolit të SHBA si superfuqia e vetme boterore, por edhe përpjekja në ritje edhe pse me kujdes e mjaft vëmëndje e Kinës, për të rivalizuar e ndarë fuqinë me SHBA.

Në arritjen e ambicies së saj Kina mendonte të shfaqej në një krah me Rusinë edhe pse ndiqte me shume vëmëndje ecurinë e strategjisë së saj të superfuqisë,por dhe që shikonte në horizont fillimin e një rivaliteti të duksëhm konkret me të.Edhe pse në forma konkrete Kina është shfaqur e afruar me Rusinë, teksa vazhdon edhe ritualin e vetove, bashkë me Rusinë në Këshillin e Sigurimit, aq sa i është dashur Kinës, në funksion të strategjisë së saj, por edhe duke marë në konsideratë edhe mundësinë e një konkurence në ritje mes tyre e të pashmangëshme, sa i përket vëndit e rolit në zhvillimet ndërkombëtare.Kjo filozofi i ka mundësuar avancim konkret të statusit të superfuqisë botërore e ritjes së rolit të saj, në botë, por sidomos në rajonin e Azisë, por jo në atë të Paqësorit, ku vështirësitë e problemet janë komplekse.Kina është treguar e kujdesshme e pragmatike në marëdhëniet me perëndimin, vecanërisht me vëndet e BE, duke ndjekur me shumë vëmëndje krizën aktuale të BE dhe ngecjen e ecurisë së projektit europian.Ajo nuk mund të mos tregojë interes edhe reth asaj që flitet për kontradikta brënda perëndimit, në fushën ekonomike, tregëtare, por edhe të sigurisë.Natyrisht, që Kina e ka të qartë se rivalitetin e ka dhe do ta zhvillojë me SHBA,aq më tepër që nuk mund të mos merte në konsideratë edhe tezën “amerika first”, por sidomos disa deklarata elektorale të presidentit amerikan Trump, për fushën e marëdhënieve tregëtare e ekonomike, globalizimit, por dhe të zhvillimeve në rajonin e paqësorit, ku Kina ka shfaqur edhe fuqinë e ambicie konkrete roli.

Në këto kushte Kina shfaqet e kujdeshsme, e qetë, por e vëmëndëshme dhe e vendosur në mbrojtje të interesave nacionale e gjeostrategjike.Presidenti kinez në deklarimet e tij, në formate të ndryshme, ka bërë publike konceptet e qëndrimet e Kinës ndaj zhvillimeve botërore, por dhe të ambicieve të saj në kushtet e ndryshimeve reale që po pëson sistemi i marëdhëniesve ndërkombëtare.Kina është vërtet e lexueshme se cfarë kërkon, por bie në sy që nuk ka arogancë të zhvilluar deri më sot. Në Davos presidenti kinez Xi Ping mbështeti globalizmin kundër izolimit e proteksionizmit, por dhe ka nënvizuar nevojën e dialogut, bashkëpunimit e përgjegjshmërisë ndaj zhvillimeve ndërkombëtare aktuale.Kjo e dallon qartë Kinën nga Rusia.Rusia shfaq më shumë fuqinë dhe kundërshtimin, ndërsa Kina shfaqet më konstruktive e dialoguese, natyrisht që në cdo rast mbajnë parasysh fort interesat konkrete gjeostrategjike.

Edhe pse pritej që takimin e parë me këta aktorë të rëndësishëm presidenti Trump ta bënte me Putinin, e zhvilloi me Xi Ping, madje dhe me një veprim konkret si urdhri për të goditur me 59 raketa, një bazë ajrore të Asadit, pas akuzës së përdorimit të gazit nervor sarin, që vrau 86 njerëz të pafajsjëm, përfshi fëmijë e gra,që nuk mund të mos tërheqë vëmëndjen. Kjo “rastësi” nuk ka ikur pa u vënë re nga analistë të ndryshëm.Me sa duket SHBA ka marë parasysh sjelljen aktuale të sejcilit dhe dallimet në mënyrën e aritjes së synimeve gjeostrategjikë.Po kështu kjo sjellje e mesazh i SHBA nuk mund të mos kuptohet qartë si nga Kina, por dhe nga Rusia.Në fakt është një mesazh për të dy këta aktorë që dëshmon se si synohet të avancohet bashkëpunimi mes tyre në zhvillimet ndërkombëtare.SHBA duket se është e orientuar qartë nga dialogu e bashkëpunimi, kontributi në stabilitetin e rendit botëror,mbështetur në ligjin ndërkombëtar e mbrojtjen e sistemit të vlerave, si liria, demokracia e sundimi i ligjit.Xi Ping erdhi në takimin me presidentin amerikan Trump, me një filozofi të qartë që përfshin:dialogim si aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë,marje parasysh të diferencave në interesa ekonomike, financiare e gjeostrategjike, të përgjëgjshmërisë ndaj sigurisë e stabilitetit të rendit botëror, por dhe të vendosmërisë për mbrojtjen e interesave kombëtare e gjeostrategjike.Me këtë filozofi politike Kina synon vërtet përmirësimin e marëdhënieve komplekse me SHBA, ku ato ekonomike e tregëtare zënë vënd të rëndësishëm, sidomos pas shqetësimit kinez nga disa deklarata elektorale të presidentit Trump. Presidenti kinez tregoi se kërkon qetësi e mosngutje nga SHBA në zhvillimn e marëdhënieve ekonomike e tregëtare me Kinën, se insiston te dialogimi e jo konfrontimi në kapërximin e dallimeve e kontradiktave.

Në këtë rrugë Kina e sheh më të mundëshme dhe racionale të mbrojë edhe interesat e saj, por edhe të rivalizojë me SHBA për ndarjen e fuqisë e të sigurojë një rol ne sistemin e marëdhënieve ndërkombëtare, në kushtet aktuale të zhvillimeve dhe ndryshimeve të pritëshme.Brënda këtyre këndvështrimeve e interesave konkrete u diskutuan në takimin Trump-Xi Ping edhe ecuria e marëdhënieve ekonomike e tregëtare, edhe shqetësimi i lartë i shkaktuar nga veprimet e rezikshme të Koresë së Veriut, me intensifikimin e provave të raketave balistike e kërcënimet publike që lëshohen nga ajo ndaj rajonit të paqësorit e direkt ndaj SHBA. Natyrisht që vënd të rëndësishëm do të zinte problematika komplekse në detin e Kinës Jugore dhe në tërësi në gjithë rajonin e paqësorit, por edhe një problematikë egzistuese lidhur me atë që njihet “cështja e Taivanit”.

Marëdhëniet ekonomike e tregëtare mes SHBA dhe Kinës përbëjnë interes tepër të madh, jo vetëm për to, por edhe për zhvillimet globale, aq më tepër që janë dy ekonomitë më të mëdha në botë.Krahas zhvillimeve normale në këtë fushë, janë evidentuar edhe probleme të caktuara, sa i përket dobishmërisë dhe përfitimeve konkrete të sejcilit prej tyre.Cështja e praktikave fiskale përbën një patate të nxehtë, që ka krijuar edhe probleme mes tyre, disa prej të cilave presidenti Trump i solli në vëmëndje gjatë fushatës elektorale.Megjithatë, pritet të ketë evolucion në qëndrimet e ardhëshme reth diferencave në koncepte e interesa, të diktuara edhe nga leverditë ekonomike e efektivittei,në kushtet e përmasave që ka marë globalizmi dhe mbështetjes së gjërë që gëzon filozofia e kufijve të hapur në fushën e trgëtisë së lirë, por edhe nga zhvillimet konkrete në fushën e sigurisë rajonale e globale.

Shqetësim konkret për SHBA dhe Kinën përbën sjellja agresive e Koresë së Veriut në rajon, sidomos insistimi për ritjen e kapaciteteve të armatimit e sidomos në prodhimin e raketave balistike.Si SHBA, por dhe Kina, deklarohen për një gadishull pa armë bërthamore, por ndahen në rrugën se si mund të arrihet, kur Koreja e Veriut vazhdon me arrogancë programin bërthamor dhe ka ritur kërcënimet ndaj fqinjit jugor dhe vetë SHBA.SHBA ka reaguar ndaj kërcënimeve të Veriut duke vendosur instalimin e sistemit mbrojtës raketor në Korenë  e Jugut. Kuptohet që Kina nuk e dëshiron ritjen e prezencës ushtarake amerikane në rajon,se e sheh si prishje të balancave dhe  e vë theksin te ruga e dialogut.SHBA ka kërkuar ndihmën e bashkëpunimin me Kinën në atë që shihet si denuklearizim të gadishullit Korean dhe eleminimit të kërcënimeve që vijnë nga ky vënd.Në këto kushte SHBA po shqyrton opsionet për ti dhënë fund kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut, që mundëson zhvillime konkrete.Me gjithë marëdhëniet e mira e konkrete që Kina ka me Korenë e Veriut ,bie në sy, që ofrohet vetëm të organizojë bisedimet.Kina insiston të ruhet statuskuoja e dy Koreve, sepse një bashkim i mundëshëm do të prishte ekuilibrat në rajon.

Deti i Kinës Jugore është problem që ndan qartë SHBA dhe Kinën. Kina me veprimet e saj tregon  se pretendon gjithë këtë det, kur fqinjët e saj e kundërshtojnë atë. Kina ka avancuar ndjeshëm me ndërtimin e ishujve artificialë, duke i kthyer në fortesa ushtarake.SHBA mbështet pretendimet e aleateve të saj si Japonia e shtete të tjera,ka kritikuar Kinën për ishujt artificialë e përqëndrimin ushtarak në rajon, por është treguar e kujdesëshme, me synim shmangjen e konfliktit me Kinën.

Tajvani është një gur themeli në strategjinë e Kinës të superfuqisë botërore, prandaj u shqetësua shumë nga biseda telefonike e presidentit Trump me presidenten e ishulllit. Pikërisht për këtë arësye presidenti Xi Ping i ka kërkuar SHBA konfirmimin e politikës së ndjekur të një Kine. Kuptohet qartë që Kina edhe pse flet për një Taivan të cmilitarizuar, synon që në të ardhmeën ta ketë pjesë të saj, të definuar që në programin e politkës së “katër modernizimeve” të periudhës së Mao-Tenit.Pra,në se e vështron me vëmëndje sjelljen e Kinës kupton se ajo synon marëdhënie miqësore e dialogimi me SHBA.

Kjo nuk përjashton rivalitetin, veprimtarinë konkrete dhe synimet për ndarjen e fuqisë me SHBA, por udhëhiqet nga filozofia kineze e veprimit të kujdessshëm. “Maturia” kineze e aplikuar deri më sot, i ka krijuar Kinës komoditet por  dhe avancim të ambicies së superfuqisë botërore.Në këtë kontekst Kina ofrohet për dialog e bashkëpunim me SHBA në përballimin e krizave, konflikteve, luftës kundër terrorizmit etj.Është fakt që Kina nuk ka kryer ndonjë aneksim territorial të ndonjë vëndi sovran edhe pse me krijimin e ishujve artificialë e militarizimin e tyre, por dhe me praninë ushtarake në rajonin e paqësorit, ka krijuar shqetsim te fqinjët për sigurinë.Kina është pjesë e BRIKS, pjesëmer në organizmat ekonomike e ushtarake euroaziatikë të krijuar nga Rusia, është aktive në Këshillin e Sigurimit, pjesëmer në formatin e G20 etj, duke e menduar se kështu avancon synimet e saj gjeostartegjike.Në këtë marëdhënie komplekse duket qartë se synon nga të qënit konstruktiv e duke anuar më shumë nga dialogu e bashkëpunimi.Në këtë fazë aktuale të ndryshimeve të ekuilibrave dhe balancave të vjetra dhe krijimit të të rejave, Kina e sheh vehten të orientuar e të detyruar të dialogojë.

Varshavë, më 10 Prill.2017

1 komente në “SHBA-Kinë të detyruar të dialogojnë”

  1. shushica says:

    Po Europa,,,,,,,,,,,,,z.Kureta…….Ne pikpamje ekonomike BE eshte fuqia me madhe ….me tej cdo te ndodhe…forcim i bashkimit apo rikthimi i principatave te viteve 700 .. ind

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje