Franca do mbyllë centralin më të vjetër të energjisë bërthamore

9 Prill 2017, 19:12Bota TEMA

Franca ka marrë vendimin që të mbyllë në vitin 2020 centralin më të vjetër bërthamorë në vend.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, ndërsa sipas tij mbyllja e centralit në qytetin Fessenheim, të hapur në vitin 1978, do të bëhet pas vënies në funksion të centralit të gjeneratës së re.

“Vendimi për mbylljen e centralit bërthamor në Fessenheim, është marrë dhe është publikuar këtë mëngjes në fletoren zyrtare”, tha ministri francez i Mjedisit dhe Energjisë, Segolene Royal.

Franca është në vendin e parë në botë, për sa i përket prodhimit të energjisë bërthamore. Ky shtet ka gjithsej 58 reaktorë dhe prodhon 76 për qind të nevojës së tij energjetike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje