Një atentat me armë zjarri u shënua në qytetin e Vlorës, ku i vdekur mbeti Elidon Mehmeti rreth 35 vjeç.
Ngjarja sipas policisë, ndodhi rreth orës 22:58 në lagjen “Pavarësia” në zonën e Skelës. Viktima ka qenë në makinën e tij tip Ford AA709HM, përballë një hoteli në këtë zonë.
Mehmetit i është bërë pritë nga persona ende të paidentifikuar nga uniformat blu, të cilët mësohet se kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës. Dyshohet të jenë lëshuar rreth 15 të shtëna në drejtim të tij.
Policia e Vlorës thotë se 35-vjecari është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak caste më vonë.
Deri më tani, policia thotë se ka shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që janë ngritur grupe kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve
Burime nga blutë e qytetit bregdetar thanë se dyshohet që të kemi të bëjmë me larje hesapesh në trafikun e drogës, pasi emri i Elidon Mehmetit nuk rezulton i panjohur për Policinë. Megjithatë hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
Nderkohe një automjet i djegur është gjetur orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne te “Ura e Mifolit”, në aksion nacional Fier-Vlorë.
Makina është shkrumbuar tërësisht nga flakët.
Mjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm ndaj 39vjeçarit Elidon Mehmeti, i cili u ekzekutua me 15 plumba.
Grupi hetimor po punon për gjetjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e atentatit.