Partizani nis përgatitjet për sfidën me Vllazninë

11 Prill 2017, 17:11Sport TEMA

Partizani ka rinisur sot përgatitjet pas pushimit 2 ditor . Në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë, ekipi ka vijuar seancën e programuar në orën 14:00.

Kontigjenti i lojtarëve ka qenë i plotë me përjashtim Filit , i cili është si pasoj e një kontrakture muskulare është lënë sot pushim nga stafi mjekësor.

Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive dhe skuadra ka kryer me impenjim maksimal programin e përcaktuar nga stafi teknik.

Për përballjen ndaj Vllaznisë rikthehen në dispozicion të trainerit Starova, Trashi dhe Torassa të cilë kanë shlyer pezullimin, ndërsa Ramadani e Kalari të skualifikuar me kartonë humbasin përballjen me kuqblutë.

Të mërkurën skuadra do ti nënshtrohet sy seancave përgatitore , paradite ushtrime fizike në palestër dhe pasdite në kompleksin ” Internacional Tirana” në Pezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje