Report TV i Carlo Bollinos mbrëmë më i ndjekur në rang kombëtar

11 Prill 2017, 14:38Hi-Tech TEMA
Report TV i Carlo Bollinos mbrëmë më i ndjekur në rang

Televizioni i lajmeve Report TV i drejtuar nga gazetari Carlo Bollino po përball për mrekulli sfidën e audiencës dhe konkurrencën e fortë mediatike në vend.

Edhe pse ndër televizionet më të reja informative, me dinamizëm dhe profesionalitet ka siguruar prej kohësh vendin mes 4 televizioneve më të ndjekura në Shqipëri në rangë kombëtar, duke fituar zemrën e teleshikuesve tradicionalë.

Në foto mund të shihni lehtësisht mbarëvajtjen e shikueshmërisë së Report TV, i cili mbrëmë, gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” me kryeministrin Rama në studio, sipas kompanisë së matjes Abacus, u rendit i pari në audiencë.

Sipas Abacus, kulmin e shikueshmërisë e arriti në brezin kohor 22:00-22:30, kur u rendit i pari Report TV me 18.62 %, i dyti Top Channel me 17.93 %, i treti TV Klan me 13.79 % i katërt Vizion Plus me 11.03 % dhe i pesti News 24 me 4.83 %. Gjithë televizionet informative të tjera ishin shumë më poshtë.

Suksesi në audiencë i Report TV është i konfirmuar edhe nga kompania e matjeve Telemetrix në orare të tjera të ditës.

Telemetrix e regjistroi Report TV në vend të katërt mes televizioneve më të ndjekura në Shqipëri në nivel kombëtar në oraret mes orës 6.00 dhe 10.00 të mëngjesit, në vend të tretë në oraret 10:00 deri në 16.00 dhe sërish në vendin e katërt në oraret 16.00 deri në 19.00. Deri në suksesin e prime time me intervistën e kryeministrit.

Stafi drejtues ndjek me interes lëvizjet të audiencës shqiptare duke kuptuar se cfarë debatesh, argumentesh dhe temash u pëlqejnë dhe u interesojnë të shohin në media.

Ashtu si suksesi online, që prej kohësh e rendit Report Tv mes televizioneve më të ndjekura, edhe kompanitë që masin audiencën në transmetimin analog, pra në televiziorët tradicionalë, e masin Report TV mes më të ndjekurve nga shtëpitë, zyrat e shqiptarëve.

3 komente në “Report TV i Carlo Bollinos mbrëmë më i ndjekur në rang kombëtar”

  1. Ollga Toronto says:

    E ndoqa kryeministrin mbreme,por me thene te drejten gazetari Babaramo ishte ne nje nivel per te qare hallin,pyetjet e tij ishin me se ordinere,ai ishte totalisht i pa pregatitur per tu ballafaquar me Edi Ramen.Ne se gazetari do ishte ne lartesine e duhur audienca do ishte shume me e larte.

    1. arbereshi says:

      Po pse vetem Babaramo eshte ne nivel te tille? Po Qafoku po Tare, po Nano po fevziu, po Balla po Rakipi te gjithe jane bernut por skemi cfare te bejme provincjalet sollen nivelin e tyre ne ate boshllek qe u krijua ne fillim vitet 90 dhe po shkaterojne cfardo virtyti qe egzistonte ne Tirane sepse ishte nje gje e pa njohur nga provincjalet dhe nuk mund te perdorin dhe te cfaqin asnje virtyt sepse nuk egziston tek ata

  2. Antena says:

    Report tv? Ne Fier nuk merr as Vizion Plus e jo me Report tv.Hahahahaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje