Numri 1 i klubit të kuq i është përgjigjur Presidentit të Kukësit Gjici pas deklaratave të lëshuara nga ky i fundit.
Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Gaz Demi është shprehur se nuk ka pasur asnjë premio ndaj ekipit të Vllaznisë.
“Partizani vazhdon të ecë përpara dhe jemi në luftë për titullin kampion, sëbashku me Kukësin dhe Skënderbeun pasi gara është e gjatë. Këto barcoletat as nuk i kam dëgjuar dhe as nuk më interesojnë fare, fare fare. E dini se Partizani gjithmonë ka parë punën e tij, të tjerat janë fjalë boshe.”
SHPEBLIMET
“Ne shohim punën tonë, nuk ka pasur premio për Vllazninë . Luajmë për vete dhe nuk merremi me kundërshtarët.”
PARAGJYKIMI
Çfarë mendoni për paragjykimet para ndeshjes së ardhshme ndaj Vllaznisë?
“Për mua, nuk paragjykohet asgjë, as fitorja, as barazimi,as humbja. Ne do të shkojmë në Shkodër për të fituar, pastaj rezultati i takon fushës. Kush ekip do të jetë më mirë, do të fitoj në fund.”
STAROVA
“Dua të sqaroj se Starova ka dy funksione të Partizani, si këshilltar i Presidentit dhe si trainer. Pozicioni i këshilltarit është më i rëndësishëm se sa ai i trainerit. Ai do të largohet nga stoli me konsultën time, hera e parë që e dëgjoj këtë muhabet nga ju. Starova do të jetë në detyrë, pasi i ka dhënë fjalën Presidentit se do të dalë në pension me mua, pastaj , nëse do të jetë trainer apo jo, do e shohim në vazhdim. Ai është trainer dhe për opinionin tim do të vazhdojë i tillë, pasi kemi përpara kampionatin dhe Europa League minimalisht , mbase edhe Championsin, nëse do të dalim kampionë. Starova , që në momentin e parë që ka ardhur , ka qenë ndër njerëzit e mi më të besuar.”