Ndeshja çerekfinale e “Uefa Champions League” mes Borussia Dortmund dhe Monaco është shtyrë për shkak të një shpërthimi që ndodhi afër autobusit të skuadrës gjermane.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Dortmundit përmes një njoftimi për shtyp.
Pas konsultimit me policinë gjermane dhe zyrtarët e UEFA-s u vendos që ndeshja të shtyhej.
Ky takim do të zhvillohet të mërkurën, më 12 prill, në orën 18:45.