Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Luksenburgut përpara sfidës me Izraelin.
Kuqezinjtë do të testojnë veten kundër Luksenburgut më datë 4 qershor ne transferte, një javë përpara sfidës me Izraelin.
Kjo sfidë do t’i shërbejë trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për të parë nga afër gjëndjen e lojtarëve në prag të përballjes zyrtare me Izraelin që është e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”.
Kjo është sfida e 7-të mes Shqipërisë dhe Luksenburgut, me kuqezinjtë që kanë marrë 4-fitore, 1-barazim dhe 1-humbje.