Është Juventusi fituesi i super sfidës së parë çerekfinale të “Uefa Champions League” përballë skuadërs së Barcelonës.
Një super fitore kjo për kampionët e Italisë të cilët dhuruan spektakël dhe emocione në “Juventus Stadium”, duke shtrirë në tapet katalanasit.
Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri, fitoi me rezultatin e thellë 3-0 duke hedhur një hap të sigurtë në fazën e gjysmëfinaleve.
Një fitore mëse e merituar kjo për “Zonjën e Vjetër” të cilët arritën që të dominon takimin përgjatë gjithë 90-minutave.
Vendasit arritën që kalonin shumë shpejt në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Dybalës.
Është sërish talenti argjentinas që dyfishoi rezultatin në minutën e 22-të, duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë takim duke qenë dhe një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës.
Goli i “Knock-Out” për blaugranët erdhi në minutën e 55-të të pjesës së dytë me anë të qëndërmbrojtësit, Giorgio Kielini, që vulosi shifrat në 3-0.
Një fitore spektakolare e Juventusit që shkon i qetë në ndeshjen e kthimit ku kualifikimi është shumë pranë.
Sa fituan francezet kunder Barces?!
Te shohim sa do ja dalin taljont.
Nuk do luajne me Napolin, por me Barcen.
Urime Rames.
Kujdes gazetar se ashtu u paraqit dhe PSV dhe pastaj!