Janë caktuar datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së 29-të të Kategorisë Superiore.
Ndeshja e parë e javës së 29-të do të jetë ajo mes Skëndërbeut dhe Korabit që do të luhet të shtunën në orën 16:00.
Në të njëjtën ditë, por në orën 19:00 do të zhvillohen dhe dy takimet e tjera, Tirana-Laçi dhe Teuta Kukësi.
Java e 29-të mbyllet të dielën ku në orën 16:00 do të luhet Luftëtari-Flamurtari dhe në orën 19:00 luhet takimi i fundit Vllaznia-Partizani.
Kategoria Superiore
Të Shtunën
Skënderbeu – Korabi Ora 16:00
Tirana – Laçi Ora 19:00
Teuta – Kukësi Ora 19:00
Të Dielën
Luftëtari – Flamurtari Ora 16:00
Vllaznia – Partizani Ora 19:00