Henri Çili "shpërthen" ndaj Lubonjës: Mediokër, nxjerr dokrra për të qetësuar ndëgjegjen e shprishur. Humbi moralin duke goditur të atin

13 Prill 2017, 17:44Politika TEMA

“Lubonja është mediokër, pretendon të jetë shkrimtar. Ai nxjerr dokrrat e tij për të qetësuar ndëgjegjen e shprishur.”

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24, Çili thotë se nuk është përdorur aspak nga Kadare dhe se akuzat e Lubonjës se kjo është kulturë manipulimi janë të kota.

Unë jam këtu si  botues i UET Press, se polemika është mes Lubonjës dhe Kadaresë por ka ndodhur një zhvillim esencial.

Po unë jam përfshirë në këtë debat për akuzat që më ka bërë Lubonja, por jam i qetë, tolerant, por kur më akuzojnë pa të drejtë acarohem.

Se nuk jam përdorur nga Kadare, se ai ka figurë shumë të madhe për të më përdorur mua, por fabula është shumë e vërtetë.

Historia është e thjeshtë. Ismaili na tha mos hiqni asnjë rresht edhe sikur të kishin fjali kundër tij, ishte i lodhur nga kjo situatë e shëmtuar.

Ne u përpoqëm të gjenim çdo dokument nga viti ’57.

Gjatë kërkimeve normale, Dash Kaloçi bie në gjurmë të një dokumenti të dosjes gjyqësore të Fatos Lubonjës, ku në gjyqin e babait Lubonja pyetet për të. Ka dhe një pasazh për Kadarenë.

Lubonja tha se kjo është kulturë e manipulimit dhe nxjerr dokrrat e tij të vjetra për të qetësuar ndëgjegjen e tij të shprishur.

Ne nuk po thonim asnjë të pavërtetë.

Personalisht vura re se ishte një surprizë nga ky dokument, ai ka një gjë rrënqethëse.

Së pari siç e ka thënë Lubonja, ka folur për Kadarenë, ndërkohë që kur s’të pyet njeri, pse flet.

Është një luftë e pamposhtur, dhe e fëlliqur, kundër Nobelit dhe shumë gjërave të tjerë. Ishte një grup i tërë që kanë çuar letra që Kadare është pjesë e diktaturës dhe mos ta fitojë,” u shpreh Çili

4 komente në “Henri Çili “shpërthen” ndaj Lubonjës: Mediokër, nxjerr dokrra për të qetësuar ndëgjegjen e shprishur. Humbi moralin duke goditur të atin”

  1. LULUSHI says:

    Naimi behet me “ariun”!

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    U helmun
    Bijtë e Shqiponjës
    Nga i biri
    I Tod Lubonjës!!
    .
    Kur të Atin
    e përdhosi
    Ç’prisni shqipe
    Nga Fatosi?!!
    .

  3. Ilir says:

    E ndoqa direkt këtë ”qulls”, me shumë zor, mu neverit. Nuk kam simpati për Lubonjat, at e bir, por mënyra dhe përmbajtja e sulmit ndaj tyre(në veçanti ndaj Fatosit) është e pështirë, e padrejtë. Qoftë Kadare dhe shërbëtori i tij i çuditshëm, Çili, e sulmojnë pikërisht në materialet që e kanë çuar në birucë. Është e pandershme. Këto materiale sot, për situatën që u krijua këto 26 vjetët e fundit, për regjimin e sotshëm, duhet të jenë pronë e personit që e ka pësuar. Publikimi i tyre prej Dash Kaloçit është i ulët, pervers, që të shpie në konkluzionin se dosjet janë në duar të gabuara.
    Sa për ”fajet” e Fatosit, nuk shikoj se janë materiale të stisura që kanë rënduar fajet e të jatit. Ai ka shprehur të vërteta, por që nuk janë ato shkaqet e rënies në birucë të Të atit, Todi Lubonjës.
    Pafytyrësia e Kadaresë dhe e lebelit të tij besnik, Çili, tregohet pikërisht në sulmin që i bëjnë një të dënuari politik mbështetur në materialet që e ndëshkuan. Po e theksoj se këto materiale duhet të shkëputen nga duart e personave siç ai Kaloçi, dhe të përfundojnë në duart e personave të ndëshkuar prej përmbajtjes së tyre. Në rast se Të ndëshkuarit e dëshirojnë publikimin, vetëm atëherë mund të bëhet.

  4. Flas nga Cadra says:

    Henri mori nja 2milion euro per doktorraturat nga rama dhe
    ktheu muziken. RROFTE DEMOKRACIA E HAJNAVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje