Këta të rinj vodhën ëmbëlsira, por nuk e dinin se në ç’telashe ishin futur

13 Prill 2017, 06:37Sociale TEMA

Një helikopter me kamera termale, një numër oficerësh policie dhe një qen policie janë nevojitur për arrestimin e tri të rinjve, të cilët kishin vjedhur ëmbëlsira dhe karamele në një park lojërash.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vaughan, Ontario në Kanada, kur stafi i sigurisë së parkut ka njoftuar se disa persona sulmuan një dyqan dhe u larguan me një sasi ëmbëlsirash.

Ndërkaq, për shkak të sipërfaqes së madhe të parkut, është nevojitur ndihma nga ana e një helikopteri policie me kamera termale.

Në fund, tri të rinjtë janë dorëzuar, ndërsa pas arrestimit u liruan sërish dhe u regjistruan në një program në shërbim të komunitetit.

1 komente në “Këta të rinj vodhën ëmbëlsira, por nuk e dinin se në ç’telashe ishin futur”

  1. ganiu says:

    Paskan bërë banjë në kamerat termale të helikopterit. Ha, ha ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje