Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastës. Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Dyshohet se viktima Gëzim Malka, është hedhur vetë nga dritarja e katit të dytë, e si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
63-vjeçari , ndodhej prej disa ditësh i shtruar në repartin e Kirurgjisë së këtij spitali.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.