Pasi u publikuar videoja ku nënkomisari Arjet Jança dhunonte dhe më pas i vinte prangat një qytetari në Elbasan, ai u pezullua dje nga detyra në Policinë e Elbasanit.
Mësohet se i dhunuari, 42-vjeçari me inicialet Sh.Xh., është shoqëruar në polici, pasi dyshohet për kryerjen e një vepre penale.
Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkeljen që mund të ketë bërë i dhunuari 42-vjeçar, por këtë e ka sqaruar vetë Jança në një komunikim me JOQ.al.
Ai bën me dije se pas atyre pamjeve qëndron një e vërtetë edhe më dramatike.
Sipas Jançës, burri që ai i ka vënë prangat ka qenë i dyshuar përndjekje dhe joshje të një vajze 12-vjeçare.
“Ju bëj me dije se personi që kam shoqëruar në video nuk është shoqëruar për arsyen që flitet.
Ai ka qenë i dyshuar për përndjekjen dhe joshjen e një vajze 12 vjeçe.
Në momentet e para e mitura e ka identifikuar si personin e dyshuar.
Unë pas dëshmisë dhe identifikimin e saj, i cili ka qenë i momentit, kam bërë shoqërimin e të dyshuarit me mjetin e policisë dhe për këtë rast janë kryer veprimet hetimore që mbrëmë.
Është marrë kallëzimi vajzës së mitur dhe deklarimi i personit të dyshuar. Unë kam bërë detyrën duke u ardhur në ndihmë qytetarëve, personat me makina luksoze që filmuan janë kontigjenti më i rrezikshëm i Elbasanit.
Ata kanë patur përplasje me mua dhe herë të tjera.
Ju dha mundësia të më filmojnë dhe disiformuan ju dhe publikun. Më keni vënë në vështirësi pa të drejtë para qytetarëve dhe familjes sime” – thotë Jança.
Legen genjeshtar, edhe sikur te jete e vertete ske te drejte. Por ti ske faj se je rilindas obez i saje qorrit. Ti je fiks fytyra e sakte e ripjedhjes. ✌?
sa per pjesen e pare te komentit ,jam plotesisht me ty,por kur fillon ta politizosh gabon sipas meje.
O AQIF KAPERTONI,,,ISHALLA PO DEL KY PEDPFILI NGA BURGU,,DHE PO TE KAP MOTREN APO GOCEN,,CA DO THUSH PASTAJ,,,DO SHKOSH TI LUTESH KETIJ KOMISARIT TE RILINDJES,,,APO NUK E KE PROBLEM TI,,,,,PO TI KISHT FUT PLUMBIN NE GOJE MIR DO KISHTE BO,,,
Mire ja ke bo si ti te jen policat
Shum mir ja ke ber pedofilit shum mir hallall