Amerikanët kanë ndërtuar një bunker nuklear super luksoz me vlerë 17.5 milionë dollarë. Bunkeri është përdorur si strukturë për trajnimin e personelit ushtarak, por tanimë ka dalë në shitje si një shtëpi luksoze.
Kjo rezidencë luksoze është ndërtuar rreth 14 metër nën tokë dhe ka në brendësi të saj, një teatër, dhoma lojërash dhe katër apartamente. Ky bunker nuklear është ndërtuar në mënyrë të tillë që të përballojë sumlet bërthamore.
Bunkeri ndodhet pranë Savannah, në Georgia dhe përmban një dhomë moderne armësh dhe sistemin më të fundit CCTV.