FAKSIMILE/ Ja dokumenti që fundosi presidentin e Federatës shqiptare, Armando Duka 

18 Prill 2017, 15:46Sport TEMA
FAKSIMILE/ Ja dokumenti që fundosi presidentin e Federatës shqiptare,

Më 5 prill u mbajtën votimet për anëtarë të ri të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kurse në mesin e kandidatëve ishte edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Ai nuk arriti të bëhet pjesë e këtij komiteti me peshë të UEFA-s, për shkak se nuk mori numër të mjaftueshëm votash.

Gazeta Lajm ka zbuluar shkakun që fundosi gjasat për zgjedhjen e Armando Dukës në ExCom-in e UEFA-së. Bëhet fjalë për një letër qarkore, që mban datën 28 mars 2017, e cila u është dërguar federatave të futbollit të gjitha vendeve evropiane, ku Duka akuzohet për malverzime, kurdisje ndeshjesh, si dhe hidhen dyshime lidhur me rezultatin e ndeshjes së vitit të kaluar Armeni-Shqipëri.

Duka akuzohet edhe për keq menaxhim të federatës, ku përmendet se deri në fund të muajit mars nuk ka paguar rrogat e janarit për të punësuarit, por edhe për presion ndaj të punësuarve në federatë dhe trajnerëve, që të bëjnë fushatë në favor të vëllait të tij politikan.

Gazeta Lajm ka arritur të sigurojë këtë letër nga kryetari i njërës prej federatave më të vjetra të futbollit në Evropë. Nga kjo federatë thonë se përveç kësaj letre, vendeve anëtare të UEFA-s u janë dërguar edhe audio dhe video incizime, si dhe dokumente të cilat, siç thonë burimet tona, “dëshmojnë aferat dhe skandalet e kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit”.

Në vazhdim ju sjellim në formë integrale përmbajtjen e kësaj letre qarkore, përkthyer nga gjuha angleze:

“Të nderuar Zotërinj,

Përzemërsisht ju lusim të lexoni këtë porosi. Është me rëndësi të madhe për ardhmërinë e futbollit Shqiptar dhe Evropian dhe me rëndësi të veçantë poashtu edhe për Komitetet etike të UEFA-s dhe FIFA-s.

Para disa javëve keni filluar fushatën zgjedhore për UEFA ExCom. Mësuam se në mesin e kandidatëve për pozitë në ExCom., gjendet edhe kryetari i Federatës shqiptare, Armand Duka.

Para disa muajve UEFA përjashtoi nga garat klubin shqiptar KS Skënderbeu. Klubi u ankua në Gjykatën për Arbitrazh Sportiv (CAS) pak pasi iu bë ndalesa, por humbi. CAS pranoi vendimin e UEFA-së, që ishte i bazuar pjesërisht në motive të parregullta bastesh. Bazuar në raportin që UEFA ia prezantoi CAS-it, së paku 51 ndeshje ku kanë luajtur klube shqiptare janë manipuluar për qëllime bastesh. Dhe 41 prej atyre 51 ndeshjeve janë luajtur në Ligën e parë shqiptare! sa për informim tuajin, në Shqipëri të gjitha garat organizohen dhe varen nga federata.

Nuk ka pasur reagime nga federata shqiptare edhe pse gjithçka ka ndodhur para syve të saj!!!

Emri i presidentit të Federatës shqiptare vërehet në raportet investigative dhe në këtë raport shumë mirë është sqaruar relacioni i Dukës me këtë klub dhe presidentin e tij. (Report KS Skenderbeu Korce/ September 2015 – see Page 8 & 9 – Senior Figures at Skenderbeu). Duka në mënyrë të drejtpërdrejtë është i involvuar në këtë klub që është përjashtuar, por çuditërisht ai nuk është sanksionuar!!!)

Problem serioz paraqet fakti se 51 ndeshjet nuk janë asgjë… ka shumë, shumë më tepër ndeshje të manipuluara për qëllime bastesh! Është futbolli më i korruptuar në Evropë. Çdo javë, pa përjashtime, ka ndeshje të manipuluara? Të gjithë në Shqipëri e dinë se ai është boss-i i të gjitha manipulimeve, nëtë gjitha nivelet e futbollit shqiptar.

Gjatë kësaj vere, Shqipëria mori pjesë në Euro2016. U kualifikuan duke fituar ndeshjen e fundit në Armeni 0-3 në një ndeshje mjaft të dobët të armenëve, të cilët disa javë më herët luajtën një ndeshje të shkëlqyer me Danimarkën!!! Çka ndodhi me armenët??? …Lexojeni deklaratën e presidentin të Federatës Armene të Futbollit dhënë në Ëorld Soccer – 26 Nëntor, 2015.

Duke folur për mediumet në Armeni, Hayrapetyan deklaroi se ai gjithashtu beson që “gjatë ndeshjes ka nddhur tradhti” “Lojtratë e kombëtares sonë thjeshtë sikur nuk dëshironin të luajnë. Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, kishte një tradhti gjatë saj. Madje edhe nëse trajneri më i mirëdo të udhëhqite ekipin tonë gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, rezultati do të ishte njësoj”.

Prapë se prapë nuk pati hetime!!! (Ekzistojnë dëshmi të shumta por nuk ka vullnet dhe dëshirë për investigime nga ana e autoriteteve)

“Zero tolerancë për kurdisjen e ndeshjeve”, deklaroi kryetari i UEFA-s para disa ditëve!!!

Gjatë këtyre 15 viteve si president, ai ka krijuar një grup mafioz me një grup të kryetarëve të Superligës të cilët manipulojnë ndeshjet në Shqipëri dhe UEFA. Thuajse çdo javë ka ndeshje të manipuluara. Poashtu marrëdhëniet e tij të mira me politikanët dhe korrupsioni tepër i lartë i gjyqësorit në vend, e lehtësojnë punën e tij. Dhe nuk nuk ka nevojë për UEFA-n dhe FIFA-n të presin informacionet tona sepse mund t’i shohin e reagimet e tifozëve, disa klubeve dhe një pjese të shtypit shqiptar. Megjithëse ai tenton të kontrollojë mediumet, ka gazetarë që marrin guximin të raporojtojnë, ndonëse nuk është lehtë në një vend si Shqipëria. Duke folur në Konventën Ndërkombëtare Sportive në Gjenevë, një përfaqësues i UEFA-s tha se ka bë disa udhëtime në Shqipëri, por vitin e fundit “e kuptuam që kemi shpenzuar mjaft kohë dhe para”. “Me të vërtetë ishte e vështirë të bashkëpunohet me autoritetet lokale”, shtoi ai.

Deri sa udhëton me fluturime çarter, në business class, vetura dhe hotele luksoze për të zhvilluar fushatën e tij, ai ka vendosur të mos paguajë rrogat e të punësuarëve të tij për muajin Janar!! A mundet dikush ta paramendojnë një situatë të tillë në Evropë! Ky është skandal! Ky është kandidati “ynë” për ExCom”. TURP! TURP!

Akti i fundit i turpshëm është presioni që ai ushtron ndaj të punësuarve dhe trajnerëve, të ndihmojnë në fushatën e vëllait të tij që është kandidat për Parlamentin Shqiptar. Dhe të punësuarit në federatë janë të tmerruar për sepse nëse flasin publikisht, ai i nxjerr në rrugë. Ai i kontrollon ata nga zyra e tij private me sistem kamerash të instaluar në zyrën e federatës! TURP! TURP!

Veprimet e tij janë totalisht në kundërshtim me kodin e menaxhimit. Çka janë duke bërë Komitetet e Etikës në UEFA dhe FIFA? Vetëm për emrat e mëdhenj?

Pse lejon UEFA një president të federatës të jetë kandidat për Komitetin Ekzekutiv kur njëri prej klubeve të tij është përjashtuar nga garat e UEFA-s për shkak të kurdisjes së 41 ndeshjeve në ligën vendore që i takon federatës së tij? Presidenti i cili një ditë, për kënaqësinë e vetë, vendosi të mos paguajë të punësuarit, ndonëse legalisht nuk ka kompetenca të tilla? I keqpërdor ato për interesa private?

Siç mund ta vëreni kandidati shqiptar për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është “pronar” i Futbollit Shqiptar. Ai ëhstë delikuent! Dhe kjo ëhstë TURP! TURP!

Tani, me miq të tij të afërt, tenton të bëhet mik i mirë me presidentin e UEFA-s, sepse ka votuar për të dhe i kanë premtuar se do ta mbështesin përballë kryetarit të Federatës Holandeze të Futbollit i cili ishte kundërkandidat i Ceferinit në zgjedhjet e fundit në UEFA!!! TURP! TURP!

Gjithashtu tentoi të heshtë mediumet, por mundtë lexoni për çdo ditë lidhur me skandalet në futbollin shqiptar…”, përfundon kjo letër qarkore, e cila përmban edhe një tekst të gazetës TemA kushuar skandaleve në Federatën shqiptare.

14 komente në “FAKSIMILE/ Ja dokumenti që fundosi presidentin e Federatës shqiptare, Armando Duka ”

  1. Lirim says:

    Lirim Zalla e kush tjeter

  2. babo says:

    Dokumenti??? Ky eshte nje email me opinionin e dikujt, qe Komiteti i Fifas mund te mos ta ket mare parasysh fare. Se ka qene ne liste per tu zgjedhur, nuk do te thote qe e kishte te sigurte. Nuk jane listat e partive politike tona ato.

  3. Arben says:

    Bravo letra.Po ta leme Mandin menjane.Le te shkojme te Goni i Çadres. A ka me fyerje per shqiptaret se si Agron Duka te kerkoje zgjedhje te lira e te ndershme per shqiptaret. Letra e tregon me se miri sesa te ndershem e te lire jane Luli e Goni. Kjo eshte t’i fyesh ato.Madje thrrjet e Bashes e Dukes jane nje fyerje e rende per shqiptaret, e njejte sikur t’u dergosh derrin irananianeve ne sheshin e Teheranit

  4. Aleksander says:

    MJAFT o tifoza se late nam ! Sa barazon nje ndeshje partizani juaj dhe menjehere …skandal Duka keshtu e ashtu…mjaft se ulni veten ,asgje tjeter . Kam konsiderate edhe per Erion Braçen,e votoj me gjithe qejf, por me vjen keq kur shoh qe sillet si femije kur nuk fiton partizani.

  5. REDAKTORI says:

    ‘ akuzohet per MALVERSIME’ ????? MALVERSIME ????
    ‘ tentoi te heshte MEDIUMET’ ???? MEDIUMET ??????
    O gazetar mos bej budallalliqe duke adaptuar ( jo perkthyer) keto terma te huaj ne shqip se nuk shkon fare..

    Nuk eshte e veshtire te gjesh nje fjal shqipe per to.. VRIE MENDJEN !

  6. korçari says:

    Mafiozi Duka fytyra e korrupsionit ne futbollin shqiptar ,shkateruesi i te ardhmes te te rinjve ne futboll ,hajdut i fondeve te dhena nga FIFA simbol i te keqes ne historine e FSHF-se.Shpresoj dhe uroj qe VETINGU te kaloje dhe nga FSHF-ja dhe keta persona duhet te dalin para drejtesise dhe te paguajne te keqijat qe kane bere.Duhet te marre fund estrada me zgjedhjet ne FSHF te manipuluara qe aty fillon e keqja.

    1. Koklope dhe shtangist says:

      Duka eshte aty se Rama e mbeshtet.

  7. albaniafirst says:

    Kjo leter nuk ka mundesi te jete derguar nga UEFA apo cdo organizate tjeter prestigjoze. Kjo duket qarte nga gjuha e perdorur, qe ngjan me teper me nje leter anonime se sa me nje document te nje institucioni si UEFA. Me siguri do jete ndonje leter anonime e derguar nga kundershtare te Dukes, qe per hir te se vertetes, nuk eshte se eshte I kulluar.Ai eshte pergjegjes per kushtet e vajtueshme ku ndodhet futbolli yne, ne nje kohe kur I kishte te gjitha mundesite te afronte ne Kombetare nje brez futbollistesh te talentuar qe sot luajne per ekipet e tjera, megjijthe deshiren e tyre te shprehur per te luajtur per vendin e tyre te origjines. Sa per ato pallavrat qe thuhen ne leter, per gjoja trukimet e ndeshjes me Armenine, as qe ja vlen te merresh me te. Armenia eshte kip me I lehte se Shqiperia. Po te ishte Danimarka me mire se sa ne, na kishte mundur ne dy ndeshjet direkte. Po keshtu ato humben dhe ne Play off me Suedine. Shqiperia e meritoi kualifikimin ne Europian fale punes se palodhur te ekipit dhe trajnereve, te cileve do tu jemi pergjithmone mirenjohes.

  8. Bruins says:

    Po duhet te na e thone te huajt …….te nxjerrin nje ligj qe ky post te trashegohet .

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    Qarkore e UEFA derguar gjithe federatave te Europes? Eshte thjesht nje e-mail qe mund t’ia kisha derguar une Ali Senjefit? Ose Cilidou t’ia kishte derguar Kujtdout.

  10. Moisi Golemi says:

    Keshtu ndodh kur perkthimet e artikujve u lihen ne dore analfabeteve me pasaporte kosovare.

  11. pjeter says:

    ja ka derguar brace hahahahha, nuk e di sa njeres te kombesive te tjera mund ta kishin bere nje gje te tille, gjithsesi tentoi edhe saliu ta hiqte qafe, por rrezikuam perjashtimin nga kompeticionet e evropes dhe kombetares, kjo nuk dote thote qe nuk duhet dyshuar per duken, por dote ishte mire qe te rspektohen ligjet, sic duket duka edhe se ne konflikt interesi, per uefan nuk perben ndonje rrezik pa c’ka se nuk u zgjodh, ne qofte sa akuzohet per trukime , kush e mban prokurorine, qe eshte orkani kompetent te hetoje, madje edhe ta arrestoje?per te tjerat ju te temes, mire qe na jepni lajmin, por duhet tjeni dhe me shume garantiste, mos u futni ne mesin e batakut mediatik, do ishte mire te kontaktoni edhe duken dhe ta pyesni se c’mendon per akuzat qe po i ben kjo leter.gjithsesi personalisht i urrej ata njeres qe e bejne zi njeriun e vet neper dyert e botes, qe edhe pse nuk mund te jete nje personazh pozitiv, eshte perseri shqiptar, dhe me kete leter si jovan bregu, nuk eshte se na falenderojne si shqiptare, do ishte me mire qe rrobat e pista ti lajme ne shtepine tone.

  12. burre i keq. shikoje ne surrat.

  13. …mendoj se ka manipulime ne media per rastin ne fjale.A Duka mori 25-vota nga 28{me sa di } dhe kjo nuk eshte humbje.. dhe per me teper askush nuk ka ardhur tek ne si punetore te nd/jes qe te votojmeper Gonin …Vota eshte e lire!!! mediat duhet ta ruajne reputacionin,..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje