Armand Duka e pranon: Arbitrat kanë gabuar, ka pasur dhe abuzime

19 Prill 2017, 14:51Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për gabimet e gjyqtarëve që po bëhen javët e fundit në kampionatin shqiptar, ku nuk kanë munguar akuzat e ashpëra ndaj tyre.

Nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Duka i pranoi gafat e arbitrave ku theskoi se përveç gabimeve njerzore ka pasur dhe abuzime.

“Jemi në fazë delikate të kampionatit dhe e pranoj që arbitrat kanë gabuar. Janë gabime që duhen falur, si të lojtarëve, ashtu edhe të arbitrave. Duke gjykuar që loja fal gabimin, janë gabime njerëzore, besoj se ka pasur edhe abuzime. Komiteti i Arbitrave në federatë do t’i analizojë me rigorizitet. Dhe asnjëherë nuk do të lejohet që të kalohet nga gabime njerëzore në gabime jonjerëzore. Në asnjë rast nuk do të lejohet që gjyqtarët të vendosin për fatin e ndeshjes. Prandaj, duam që në gjenezë të ketë arbitra korrektë, ndaj sot jemi këtu. Ata që Komisioni i Arbitrave në FSHF i ka nxjerrë fajtorë nuk do të vazhdojnë të jenë këtu. Dua të them që kampionati ynë deri më tani ka bërë progres të jashtëzakonshëm” u shpreh Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje