Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme ndaj Juventusit, e cila luhet në mbrëmje në orën 20:45.
Në këtë takim trajneri i katalanasve do të ketë pesë mungesa.
Luis Enrike nuk ka grumbulluar; Jérémy Mathieu, Arda Turan, Massip, Aleis Vidal dhe Rafinha, të cilët janë të lënduar.
Sfida e sotme pritet që të jetë mjaft emocionuese, me Juventusin që është favorit për të kaluar në fazën tjetër pasi ka fituar me rezultatin 3-0 ndeshjen e parë.
Lojtarët e ftuar
Portier: Ter Stegen, Cillessen.
Mbrojtësit: Piqué, Mascherano, Umtiti, Alba, Digne, Sergi Roberto.
Mesfushorët: Busquets, Rakitic, Iniesta, André Gomes, Denis, Aleñá.
Sulmuesit: Messi, Suárez, Neymar, Alcácer.